Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Lirimi i 7 kuksianëve, reagon Basha: Drejtësi gjysmake, 4 në burg, Tahiri në parlament

Lirimi i 7 kuksianëve, reagon Basha: Drejtësi gjysmake, 4 në burg, Tahiri në parlament

15:34, 20/04/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër që vendosi lirimin e 7 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, ndërsa për 4 të tjerë vendosi që ti lejë në burg.

Me një reagim në Facebook, Basha e çuan këtë vendim ‘gjysmak, pasi 4 kuksianë mbahen në burg dhe Saimir Tahiri lihet në parlament’.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco