Zbulohet e-maili/ Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’...

Zbulohet e-maili/ Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’...

21:02, 19/04/2018
A+ Aa A-

Më 24 korrik 2015, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla një e-mail kompromentues duke i sugjeruar kryeprokurorit që të ndryshonte akuzat ndaj koorporatës ‘Bankers Petroleum’.

Kjo koorporatë asokohe ishte në epiqendër të hetimeve pasi disa shpërthime nëntokësore të zhvilluara në zonat hidrokarbure kishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat në Patos-Marinzë.

E-mail-i i siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, zbulon se që në fillim ambasadori Lu bën të qartë se është tepër i shqetësuar mbi fatin e këtyre hetimeve dhe se e kishte personale këtë punë.

Image

Shkruan Lu në e-mail:

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasojën e ndjekjes penale të këtyre punonjësve të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit”.

Fill më pas ambasadori bën dhe kërkesën e tij, duke i kërkuar  në mënyrë flagrante kryeprokurorit Llalla që të mos ngrinte akuza penale ndaj Bankers Petroleum por të mjaftohej me ca gjoba administrative.

Lexoni me vëmendje se si ky ambasador i ka shkruar kryeprokurorit të Shqipërisë, duke u përpjekur ta instruktojë se çfarë akuzash duheshin shmangur dhe çfarë akuzash duhej të ngrinte prokuroria ndaj Bankers:

“Në çdo vend tjetër, do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta”, – shkruante ambasadori.

Më tej në letër ambasadori vijon me tezën se ndëshkimi ligjor i koorporatës Bankers Petroleum mund të ndikonte në largimin e investitorëve të huaj që sipas ambasadorit po i gjurmonte për t’i sjellë në Shqipëri ministri Gjiknuri.

Pasi i ka shprehur kryeprokurorit Llalla se është i interesuar personalisht për hetimet e Bankers, pasi i ka kërkuar në mënyrë flagrante prokurorisë të konvertojë akuzën nga akuzë penale në gjobë administrative, ambasadori Lu e mbyll letrën duke u përbetuar për sinqeritetin e vet, e duke shtuar se ai dyshonte se hetimet ndaj koorporatës Bankers Petroleum ishin të nxitura nga korrupsioni dhe trysnia politike.

Ky e-mail i rivendosur në kontekst e kompromenton rëndë zotin Lu, i cili në muajt pasardhës u bë protagonist i reformës në drejtësi, ndërsa në kanale konfidenciale zoti Lu rezulton se i ka shërbyer oligarkëve, kompanive private, duke i kërkuar prokurorisë të mbrojë personat e dyshuar për krimin e Patos-Marinzës dhe shpërthimet e ndodhura atje.

Sot Adriatik Llalla është shpallur zyrtarisht si i pari prokuror ‘non grata’ në SHBA, kjo falë një procedure personale, inatçore të nisur dhe ndjekur nga Donald Lu.

Por i njëjti ambasador që flet e përbetohet çdo javë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, tashmë rezulton i kapur gafil, pasi i ka kërkuar kryeoprokurorit Llalla të mbrojë koorporatën Bankers Petroleum duke konvertuar akuzat dhe duke zhvlerësuar krimin e ndodhur në Patos-Marinzë. / Hashtag.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

korabi20/04/2018 09:03

Tani i doli flaka se deri tani kishim vetem tyme.z.Llalla ne je burre dhe pasardhe i atyre qe u denuan se donin ameriken publikoj dhe bisedat tjera me zoti Lu.

Shoku " Shpati " 20/04/2018 07:21

Ne ambasaden amerikane kan drejtuar shqetesimet e tyre shume shqiptar te thjeshte dhe Lu-ja nuk ka treguar asnje interesim per menyren se si zhvillohen proceset hetimore dhe shqyrtimet gjyqesore . Prandaj te mbledhi mendjen !

Zana20/04/2018 02:08

opozita te flase deri sa te pelcase qe tja u bejne te qarte kete situate DASH

Daj Jaku20/04/2018 00:39

Jasht majmuni sorosian anti Trump, antiamerikan, antishqiptar.

DUHET19/04/2018 23:42

dUHET NJOFTUAR PRESIDENTI TRUMP ZYRTARISHT

Lali19/04/2018 23:07

Edhe ky do jete ke lista e birave te nenave dhe ku**ve te tahos

Hajdar Askushi19/04/2018 21:39

Non Grata per Shqiperine Donald Lu

Shto koment

Denonco