Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Denoncimi: Zbulohet ‘Loshi’, oficeri i Policisë që trafikon kokainë

Denoncimi: Zbulohet ‘Loshi’, oficeri i Policisë që trafikon kokainë

20:53, 15/04/2018
A+ Aa A-

“Një oficer në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës merret me trafik kokaine”. Denoncimi ka ardhur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha dhe ai tregon se ia ka dërguar një oficer policie që punon po në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

“Dua të denoncoj një rast që për këtë është në dijeni edhe Drejtori i Policisë Vehbi Bushati dhe paraardhësi i tij. Ka të bëjë me implikimin e një oficeri policie që e thërrasin ‘Loshi’ dhe dizponon automjetin tip ‘Benz’ ngjyrë blu me targa ‘SH 8301 C’, i cili është pjesë e një grupi që merret me shitjen e kokainës.

Ky polici qëndron në ambientin ku është baza e këtij grupi që është një lokal në lagjen ‘Perash’ në qendër të Shkodrës. Tek lokali shkojnë çdo ditë persona të ndryshëm të cilët blejnë doza kokakine dhe që iu shiten nga vetë pronarët e këtij lokali të cilët kanë mbrojtjen e policit në fjalë”, shkruhet në mesazhin drejtuar ish-kryeministrit, të cilin ky i fundit e ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco