VIDEO/ Ramës i vënë tra për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel

VIDEO/ Ramës i vënë tra për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel

14:49, 13/04/2018
A+ Aa A-

Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe LSI-se në një protestë simbolike i kanë vendosur Edi Ramës një tra, të cilin duhet ta kalojë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel.

Protesta është organizuar nga FRPD gjatë mesditës së sotme.

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-se janë tubuar në hyrje të Surrelit, ku kanë vendosur traun, ashtu siç edhe Rama kërkon të vendosë tra për të kaluar në Rrugën e Kombit.

    Deklarata e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi:

    Jemi sot këtu me të gjithë të rinjtë, në Surrel, për ti dhënë këtë dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë të kuptojë sesi është të të vendosin traun në derën e shtëpisë dhe të vuajë ashtu siç i ka bërë ai të vuajë qytetarët shqiptar dhe qytetarët kuksianë.

    Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithësecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

    Prandaj jemi sot këtu me këtë dhuratë simbolike e cila në qoftë se Edi Rama nuk merr masa për të liruar në mënyrë të menjëhershme qytetarët kuksian dhe për të hequr taksën e rrugës së kombit ne do ta kthejmë këtë dhuratë simbolike në një simbol të qëndresës dhe të revoltës rinore për të luftuar për qytetarët shqiptar, kuksian sepse nuk mundet Edi Rama ti vendosi kufij qytetarëve shqiptarë por qytetarët shqiptarë do ti vendosin kufijtë Edi Ramës.

    Sot po na vendos traun te shtëpia, po na vendos taksa dhe TVSH pa fund. Sot po vjen dhe po na merr frymën çdo ditë e më shumë, po nesër çfarë do të na bëjë. Do na vrasi të gjithëve ne ashtu siç na ka vrarë dhe na ka larguar nga Shqipëria.

    Prandaj jemi sot të gjithë këtu të vendosur për këtë qëndresë por edhe për ta vazhduar në ditët në vazhdim për të luftuar sepse ne besojmë fort te vlerat e familjes, te vlerat për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri Europiane dhe nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Kuksiani nga Surreli13/04/2018 15:24

    Uaaaaa mami. Jam tek restoranti, nuk e kisha per bllokimin e rruges. Por meqe ra fjala, nuk kane rruge dytesore, pa pengesa/pagesa fshataret e Surrelit, qe te shkojne ne shtepi, njesoj si kuksianet qe i bien nga shtegu i dhise, meqe rrugen ua kane bere me pagese?

    Tarasi 13/04/2018 15:08

    Mire do te ishte tia vinin traun tek hyrja e kryeministrise!

    Shto koment

    Denonco