Letra e Llallës: Soros ndihmoi Edi Ramën për kanabisin, ja çfarë deklaronte Donald Lu

Letra e Llallës: Soros ndihmoi Edi Ramën për kanabisin, ja çfarë deklaronte Donald Lu

13:04, 12/04/2018
A+ Aa A-

Në maj të vitit të shkuar, një nga nënkomitetet e rëndësishme të Kongresit amerikan, mbajti një seancë dëgjimore për Ballkanin.

Aty u shfaq edhe një letër e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, që ankohej se njerëzit e Soros po bëjnë Reformën në Drejtësi.

Në letër, Llalla shkruante se ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i kishte kërkuar që të arrestonte Ilir Metën. Pjesë të letrës janë publikuar nga mediat, por interesant është fakti se në letër, Llalla flet edhe për çështjen e kanabisit.

Ai shkruan se në vitin 2016, mbjellja e kanabisit u shtri në të gjithë Shqipërinë. “Dimensioni tragjik i kësaj situate u mohua nga qeveria dhe Ministria e Brendshme.

Një seri hetimesh nga prokuroria zbuluan se trafikantët kishin mbështetjen e strukturave lokale të policisë. Disa hetime ishin të suksesshme, por shumica e tyre dështuan për shkak se u minuan nga policia,” thotë Llalla, duke theksuar se prokurorët janë përballur edhe me trafikantë të armatosur.

“Fondacioni ‘Soros’ ofroi ndihmë për qeverinë e majtë sa i përket problemit të narkotikëve. Disa sondazhe të kryera prej tyre arritën në përfundimin se: Policia është institucioni më i besuar publik. Këto sondazhe, shumica, u prezantuan në prani të ambasadorit të SHBA, Donald Lu,” shkruan ish Kryeprokuori Llalla.

'Përgjatë vitit 2016 dhe 2017, ambasadori Lu nuk e përmendi këtë problemin e narkotikëve në asnjë rast. Madje Lu është shprehur në takime jo-publike se ‘drogërat nuk janë problem në SHBA'. Llalla shkruan se bëhet fjalë për një biznes prej miliarda dollarësh.

“Ne e mirëpresim ndihmën nga SHBA për çështje të rëndësishme për dy vendet. Ajo që refuzojmë është përzierja e ambasadorit amerikan në çështjet e brendshme të Shqipërisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zijadini12/04/2018 14:05

Ka shume mundesi te kete qene keshtu, po kjo nuk te lan nga hija e zeze hem ty hem prokurororine bolshevike kriminale ku keni ushtruar profesionin. Keni pasur ne dore mijera krime e skeni bere detyren po keni lene pa denuar krimin e keni bere leke, keni krijuar krime kot thjesht per ti mare leket dikujt, keni bllokuar llogari bankare kot, nuk them personalisht per ty po gjithato prona e para keshtu i ke bere. Keni vepruar barbarisht me popullin per masa te paperfillshme krimi dhe keni lene te medhate. Keni denuar njerez per nje cati shtepie nje mur nje fature elektrike. Ndaj ulni koken e mos dilni si zogu mbi bajgen e lopes.

Lali12/04/2018 13:47

Mos i bini ne qafe shokut Lu, sepse i Lu-jti karrigia me duket. Problemi i ketyre haleve eshte se jane ulur ne nje stol te gjithe. Do bien si efekti domino....mut jane

Shto koment

Denonco