Një tjetër natë e frikshme në Shkodër: në mes të detit, terr gjithkund, pa ujë të pijshëm

Një tjetër natë e frikshme në Shkodër: në mes të detit, terr gjithkund, pa ujë të pijshëm

09:28, 22/03/2018

Përmbytja në Shkodër deri në orën 09.00 të datës 22 mars 2018, vazhdon  të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4958 ha. 

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkolles ka prezence uji. 

Kane rene disa shtylla te energjise elektrike ne rrugen e Dajcit . Kerkojme nga OSHEE nderhyrje emergjente duke marre masat perkatese.

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.

Jane mbi 300 shtepi te rrethuara nga uji. Kerkohet furnizim me uje te pishem per banoret.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha 
Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 jane jashte funskionit. Kerkohet furnizimi me uje te pijshem per banoret dhe nevojiten çizme te gjata per banoret.Lagjia Gorice eshte totalisht e izoluar. Jane 177 shtepi te rrethuara nga uji , 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave te Ujesjellesit ne Trush si pasoje e permbytjeve eshte jashte funskionit. Jane 100 shtepi te rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë :
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndersa ne ate te Çasit paraqiten shume probleme..Kerkohet nderhyrje emergjente. Rruga nacionale eshte e pakalueshme.
Fshati Luarz eshte pa energji elektrike.
Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.

Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.

Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër: 
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume veshtiresi kalohet me makine ushtrie , ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetem me varke.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkoder ka bere evakuime te banoreve dhe gjese se gjalle kur jane paraqitur nevoja. Ne kete moment jane 69 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkoder ka bere te mundur edhe levizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afermit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment