‘Rama dëshiron të na japë edhe liqenin artificial të Tiranës’-Iriqi bisedon me ministrin e Jashtëm grek, Kotzias

‘Rama dëshiron të na japë edhe liqenin artificial të Tiranës’-Iriqi bisedon me ministrin e Jashtëm grek, Kotzias

15:19, 30/01/2018
A+ Aa A-

Iriqi: - Folët apo nuk folët me Bushatin për çështjen çame?

Kotzias: - Asnjë fjalë. As ai, as unë. Folëm për lakrorin me dy petë, për turshitë me gjizë, për fasulet pllaqi, për belushkat, për mollët starkinga të Korçës, por për çamët n’cuk. Vuv unë e vuv Bushati.

Iriqi: - Po ai tha se tani u hap rruga që çamët të marrin pronat...

Kotzias: - Mos e ka pasur fjalën për pronat në Dibër. Se Bushati më tha se këta çamët janë shumë të shkathët. Nga që nuk marrin dot prona në Greqi, i marrin në Dibër. Si fillim morën një deputet atje, më pas marrin poste drejtorësh e pastaj tendera, troje dhe hop Dibra quhet Çamëri. Kaq më tha Bushati.

Iriqi: - Po marrëveshja e ujërave e Berishës, që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ç’fat do ketë?

Kotzias: - Për ne u bë mirë që u anulua ajo marrëveshje.

Iriqi: - Pse?

Kotzias: - Se kishim pak det. Tani e zgjeruam deri në 12 milje. Merrni më shumë, na tha Bushati. Po nuk donim më tepër se i binte që ta linim Sarandën pa det. Do dilnim deri tek turizmi i qytetit e shqiptarëve do u duhej të flinin në Ksamil e plazhin ta bënin në Vlorë. Sikur nuk shkonte. Më pas kur i thamë kujdes me pronat e minoritetit në Himarë, vetë Rama më tha në telefon: ‘Aman, na merrni krejt bregun e Himarës se dua që ai hoteli i Kokëdhimës të mos ketë asnjë metër det. Nuk e pranuam se shqiptarët i kemi vëllezër’.

Iriqi: - Po Tsipras çfarë do nënshkruajë në prill në Tiranë?

Kotzias: - Marrëveshjen e detit, pronat e grekëve, varrezat e ushtarëve tanë, ca landfilde në jug me plehrat e Janinës dhe mësimin e greqishtes në gjimnazet shqiptare. Rama donte më shumë, por ...

Iriqi: - Çfarë më shumë?

Kotzias: - Po, ja, merrni dhe liqenin artificial të Tiranës, na tha. Ua fal për 99 vjet. E ç’ta duam, i thamë. Sa për zhurmë, tha ai. Se do merret opozita, shoqëria civile e gjithë dynjaja me liqenin e do harrohet deti që po u fal. E kishte seriozisht ndaj shihja nga Bushati. Por ky veç tundte kokën.

Iriqi: - Po ligjin e luftës do e hiqni?

Kotzias: - Ligjin e ka vënë mbreti dhe e heq veç mbreti. Por ne jemi republikë.

Iriqi: - Dhe?

Kotzias: - E kemi vënë në marrëveshje. Sa të bëhemi mbretëri do e heqim në çast, ose siç i thoni shqiptarçe: ‘Prit gomar të mbijë bar!” Hahaha, shihemi në prill, Qirje Iriqi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco