VIDEO/ U godit me grusht nga deputeti socialist, Mehmetaj: Edhe sot e kam fytyrën e nxirë!

VIDEO/ U godit me grusht nga deputeti socialist, Mehmetaj: Edhe sot e kam fytyrën e nxirë!

15:46, 19/12/2017
A+ Aa A-

Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI-së, ka folur në lidhje me incidentin që ndodhi dje në Parlament me deputetin socialist Bujar Çela. Ajo tha se ende edhe sot e ka fytyrën të nxirë dhe se Çela ka përdorur fjalë fyese ndaj saj.

Më tej në lidhje me procedimin ajo tha se do të vijojë që të protestojë, dhe se askush nuk mund të ndalë revoltën e të rinjve.

 “Policia duhet që të procedojë deputetin Bujar Çela, i cili më ka goditur në fytyrë dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj meje. Po ashtu duhet që të nis një procedim penal për shefin e komisariatit në Rinas që edhe në prezencën time kanë fyer dhe ndaluar vajzat e LSI-së. Unë dhunë dje?! (qesh). Unë nuk jam natyrë e dhunshme, jam një natyrë protestuese dhe këtë do ta bëj sërish.

Unë e kam ende fytyrën të nxirë dhe grimierja e vuri re pak minuta më parë. Përpara se të më godiste ka përdorur dhe një gjuhë fyese. Patë gjë aty, ja tek e keni, shikojeni, unë jma larg deputetit në momentet që ai më ka goditur dhe kjo nuk ka qenë aspak për shkak të marrjes së kartës nga ana ime. Ky është parlamenti i Edi Ramës, i kapur nga kriminelët. Ne do të vazhdojmë të protestojmë pasi kjo do të jetë kauza e rinisë shqiptare. Ne jemi të shqetësuar që të rinjtë shqiptarë po i drejtohen drogës si zgjidhje”, u shpreh Mehmetaj. /FaxNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir19/12/2017 16:07

Ska pr se keshtu kalitesh. Duhet eksperience per tu rritur.

Shto koment

Denonco