Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Deklarata bombë e Lu: Zgjedhjet ku Trump u zgjodh president, janë hakeruar

Deklarata bombë e Lu: Zgjedhjet ku Trump u zgjodh president, janë hakeruar

13:13, 13/12/2017
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij sot në një konferencë të organizuar nga OSBE për çështjen e futjes së teknologjisë në zgjedhjet në Shqipëri, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, lëshoi një “bombë” që u kap nga pakkush, edhe për arsyen se në pamje të parë nuk ka të bëjë me vendin tonë direkt.

Duke folur për votimin elektronik, Lu ndau me pjesëmarrësit edhe përvojën në SHBA. Por mes të tjerave ai bëri edhe një deklaratë “të çuditshme” për zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, të cilat u fituan nga Donald Trump.

“Votuesit kishin dyshime për teknologjitë e reja, sidomos të moshuarit nuk ishin rehat me idenë e të votuarit me pajisjet. Tani në SHBA ka probleme të tjera, hakerimi i zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA kemi parë hakerim. Por kjo mund të jetë vulnerable”, deklaroi ambasadori Lu.

Zgjedhjet në SHBA janë hakeruar?!

 Deklarata është e fortë dhe e padëgjuar ndonjëherë deri më tani, nga një zyrtar i Departamentit të Shtetit, siç edhe ka statusin ambasadori Lu. Por as nga stafi i Hilari Klinton, e cila ishte e para që pranoi rezultatin dhe uroi rivalin e saj Trump.

Faktikisht menjëherë pas fitores së Trump, vitin e kaluar në SHBA por jo vetëm, nisi një fushatë intensive, për të vërtetuar se në këto zgjedhje ka pasur ndërhyrje. Flamurin e kësaj fushate e mbante dhe e mban ende miliarderi Soros, i cili krijoi një rrjet shoqatash me ndikim edhe në media të mëdha në SHBA, me synim krijimin e perceptimit se ishte ndërhyrë në votën e amerikanëve.

Të përfshirë sipas mediave amerikane në këto spinofe janë edhe shumë ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit në kohën Obama-Klinton, por edhe të tjerë, të cilët për shkak të reformës së ngecur në administratën Trump vazhdojnë të jenë ende në detyra të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit.

Madje zyra të fuqishme juridike të financuara nga Soros, iniciuan për këtë çështje edhe një hetim.

Dhe në fakt “Komiteti i Inteligjencës Amerikane” kreu një investigim për këtë çështje, kryesisht për dyshimet ndaj ndërhyrjes së Rusisë gjatë procesit zgjedhor në SHBA kundër kandidates Klinton. U përpilua edhe një raport, në të cilin në thelb u trajtua çështja e e-maileve skandaloze të Klinton që nga koha kur ishte Sekretare e Shtetit.

Gjithashtu u pranua se kishte indicie të forta, se Vladimir Putin kishte urdhërua një fushatë, për denigrimin e figurës së Hilari Klinton. Deri më sot, për të gjitha këto nuk është arritur në asnjë përfundim, se mund të kenë ndikuar në zgjedhjen e presidentit Trump. Në SHBA për këto çështje kaq madhore dhe delikate, fjalën e fundit e ka vetëm gjykata.

Pra deri këtu është investiguar dhe nuk ka pasur akuza edhe nga më ekstremistët e Partisë Demokratike në SHBA, përveç disa televizioneve dhe portaleve të kontrolluara nga Soros.

 Në asnjë rresht, nga askush nuk thuhet zyrtarisht, se “zgjedhjet në SHBA janë hakeruar”.

Të vetmit që e kanë artikuluar këtë janë organizatat e Soros, të cilat u gjenden të befasuara nga fitorja e Trump dhe tentuan edhe të krijojnë trazira nëpërmjet protestave menjëherë pas shpalljes së rezultatit.

Gjatë vitit 2016, vetë Xhorxh Soros dha 25 milionë dollarë donacione për fushatën e Hillary Clitnon si dhe për kauza të tjera të Partisë Demokratike të SHBA-ve. Gjatë primareve presidenciale, miliarderi amerikan ishte shprehur se, Donald Trump dhe republikani tjetër Ted Cruz, “ishin duke bërë punën e ISIS”.

Në vitin 2004 menjëherë pas zgjedhjeve, Soros krijoi grupimin “Aleanca Demokratike” duke investuar shuma marramendëse kundër republikanëve

Që nga krijimi në vitin 2005, AD, ka shpenzuar mbi 500 milionë dollarë për një sërë grupesh, duke përfshirë grupin e monitorimit të medias, Media  Matters, grupin e Advokimit  të Politikave, Qendrën për Progresin Amerikan dhe firmën e të dhënave, Catalist.

Pavarësisht se ende vazhdojnë me intensitet, që ta njollosin procesin e zgjedhjes së Trump si president i vendit, asnjë nga zyrtarët e shumtë të ish-administratës Obama që vazhdon ende të jetë në detyrë, nuk ka guxuar të deklarojnë, se vota e amerikanëve është tjetërsuar nëpërmjet hakerimit.

E tha Lu, që sa herë gjendet në vështirësi këtu në Tiranë, flet në emër të presidentit të SHBA-ve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

genti13/12/2017 17:21

Vazhdon gojorja dhe bythlepirja,jo vetem ndaj ripjerdhjes,po dhe ndaj ktyre kinezeve

Ilir13/12/2017 13:41

Bravo z. Lu nje ambasador qe coj perpara reformen ne drejtesi.

Shto koment

Denonco