FOTO/ Ja kush është numri 2 në partinë e udhëhequr nga Koço Kokëdhima. Është një grua…

FOTO/ Ja kush është numri 2 në partinë e udhëhequr nga Koço Kokëdhima. Është një grua…

15:55, 12/12/2017
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Zgjidhja” e themeluar nga ish deputeti socialist Koço Kokëdhima është një parti e re, por me ambicie të mëdha të shfaqura deri më tani publikisht, nga kryetari i saj.

Duke qenë një parti në formim e sipër, deri më sot ka qenë mister se cilët njerëz i janë bashkuar asaj. Kokëdhima në daljet e tij të shumta publike ka thënë, se partisë që drejton po i bashkohen shumë intelektualë dhe figura të papërlyera prej politikës së vjetër siç i quan ai, partitë e mëdha që kanë qeverisur vendin këto 27 vite, por pa dhënë asnjëherë emra.

Sot për herë të parë nëpërmjet një interviste të gjatë në gazetën “Shekulli”, zbulohet edhe nr.2 i partisë më të re në spektrin politik shqiptar. Krahu i djathtë i Kokëdhimës është një grua karizmatike, intelektuale e njohur, avokate, pedagoge, doktore e shkencave; Silvana Bello.

Në prezantimin e saj të parë publik në këtë pozicion të rëndësishëm brenda partisë “Zgjidhja”, Bello i jep përgjigje shumë dilemave që kanë shqiptarët gjatë këtij tranzicioni të gjatë; A bëhet ky vend, kur pas 27 vitesh pluralizëm dhe demokraci, vazhdon që të jetë ende më i varfëri në Europë dhe më gjerë? A ka shpresë që partia më e re politike ZGJIDHJA e udhëhequr nga Koço Kokëdhima dhe një grup intelektualësh, të rrëzojnë këtë klasë të vjetër politike, e cila është kthyer në gangrenë të mirëqenies së këtij populli?

 Si do të bëhet ky çmontim dhe përse ZGJIDHJA, sipas saj është e vetmja dritë në fund të tunelit të gjatë të tranzicionit, ku e mbajnë peng partitë e vjetra? Si do të çlirohet vota e lirë dhe cili është programi i kësaj force politike, për zhvillimin e vendit; ekonominë, bujqësinë, turizmin, etj? Si dhe ku mund të bashkohen të gjithë ata që duan të japin dhe shfaqin potencialet e tyre intelektuale dhe profesionale për ndryshimin e kësaj situate, duke kontribuar brenda kësaj force të re? Dhe mbi të gjitha, përse Zgjidhja është i pari projekt politik serioz antisistem në Shqipërinë e tranzicionit?

 Për këto dhe shumë pyetje të tjera madhore që mundojnë sot shqiptarët, Silvana Balliu, ka folur me detaje, në daljen e parë të saj publike si nënkryetare e partisë “Zgjidhja” dhe njëkohësisht edhe kryetare e forumit të gruas në këtë forcë të re politike,  e shfaqur deri më tani, shumë ambicioze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco