Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mbledhja e dy qeverive/ Rama flet për heqje barrierash, por Haradinaj kërkon...

Mbledhja e dy qeverive/ Rama flet për heqje barrierash, por Haradinaj kërkon...

16:29, 27/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të prodhojë rezultate konkrete. Rama ka vënë theksin në rritjen e bilancit tregëtar mes dy vendeve, ndërsa përgëzoi homologun e tij, Ramush Haradinaj, për reformat e ndërmarra.  Rama njoftoi hapjen e një zyre oparcionale për Kosovën në portin e Durrësit, sikundër bëri të ditur se ministritë kanë grupe të përbashkëta pune me Kosovën. Sipas tij, objektiv është harmonizim i marrëdhënieve në funksion të integrimit në Bashkimin Europian.

Rama dhe Harandiaj deklaruan se do të ketë një unifikim të doganave mes dy vendeve, ndërsa do të firmosen 12 marrëveshje mes dy shteteve për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

 “Dy qeveritë ritakohen pas më shumë se një viti ndaj është më se e natyrshme për një bilanc që të na mundësojë jo vetëm një reflektim se cfarë është arritur, por edhe një pamje për hapat e pritshëm. Analizë e përgjithshme. Rezultatet janë konkrete, janë të prekshme dhe shpresëdhënëse.

Kemi strukturuar mënyrën e punës, kemi ngritur sekretariatin e përbashkët për punën ndër ministrore në funksion të zbatimit të marrëveshjeve.

Po punohet për heqjen e barrierave tarifore, si dhe për hapjen e pikave të tjera doganore. Kemi ende punë për të bërë për të ulur më tepër kohën që qytetarët të kalojnë në kufi. Do të hapim zyrën operacionale të Kosovës në portin e Durrësit, e cila do të ndikojë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova, ndërsa voluti tregtar është 2.7%. Le të punojmë që ky takim të çelë një tjetër kapitull jo vetëm në politikën rajonale, por edhe të integrimit në BE. Është në dorën tonë që historinë ta shkruajmë që nesër të flasë mirë për ne. Duhet vetëm të vendosim se cfarë do të shkruajmë dhe atë ta bëjmë realitet”, theksoi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  e cilësoi luftën ndaj korrupsionit si sfidën kryesore,  ndërsa kërkoi nga Serbia njohjen e pavarësisë në fund të bisedimeve. “Sot në Kosovë parametrat flasin për më shumë rend dhe ligj, duhet të luftojmë korrupsion, pasi rrezikon Kosovën në shumë drejtime. Ne po luftojmë për ekonominë, me politikat fiskale, por edhe zvogëlimin e burokracisë, duhet të bëjmë më shumë punë në logjistikë”, tha Haradinaj.

Në vijim ai shprehu vendosmërinë për  dialogun me Serbinë, duke theksuar se në momentet finale dhe epilogu duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ai gjithashtu përsëriti kërkesën që në proçesin e dialogut të marrë pjesë edhe SHBA.

“Në planin rajon jemi të interesuar që të thellojmë marrëdhëniet me të gjitha vendet. Në planin ndërkombëtar, Kosova është në vështirësi me njohjet dhe këtu kërkoj edhe njëherë se vetëm së bashku edhe Shqipëria mund të nda ndihmojë”, tha Haradinaj.

Image

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive po mbahet në qytetin e Korçës, ndërsa në të është parashikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve të përbashkëta.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, dy qeveritë do të firmosin një memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Mjedisit, për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Mjedisit, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën dhe një protokoll teknik mes dy Ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore mes dy vendeve.

Gjithashtu, do të firmoset një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy Ministrive të Energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrive të Jashtme, në kuadër të integrimit evropian.

Ndërkohë, nesër të dy kabinetet do të zhvendosen në Vlorë, ku do të marrin pjesë edhe në festimet e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Po në Vlorë, në Shtëpinë Muze do të zhvillohet një aktivitet i përbashkët, ku do të shpallet dhe logo zyrtare e Vitit Mbarëkombëtar te Skënderbeut.

Mbledhja e dy qeverive shqiptare shënon dhe hapjen zyrtare të Vitit të Skënderbeut me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive.

Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës u prezantua me kryeministrin Isa Mustafa. Më 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë, këtë radhë në Prishtinë dhe sot mblidhen në Korçë, ku kësaj here kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka në krah homologun Ramush Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oeri28/11/2017 23:54

Eri, ata ,,plehrat,, dun me ta shkerdhy motren ty!!!!!

eri27/11/2017 16:46

ca k... dun ato plehrat ne durres... mir qe e pushtojn vendin per 3 muaj dun dhe zyre operacionale ne port.

Shto koment

Denonco