Rama i përgjigjet Bashës për ‘buxhetin kriminal’: S’ma kishte marrë mendja që do ...

Rama i përgjigjet Bashës për ‘buxhetin kriminal’: S’ma kishte marrë mendja që do ...

09:57, 14/11/2017
A+ Aa A-

Në një takim me sistemin bankar, kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje edhe deklaratave te kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili kërkoi që Prokuroria, FBI dhe DEA të merren me kontrollin e buxhetit të shtetit shqiptar.

“T’i them të gjithëve që nëse ka një sistem ku ekonomia informate apo ajo e zeza s’ka shans të penetrojë ky është sistemi bankar dhe nëse ka në Shqipëri një sistem për tu marrë shembull për nga qëndrueshmëria e shëndetshme në raport me ligjin dhe transparencën sa i përket burimeve të fitimit ky është sistemi bankar.

Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kishte thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI -DEA si një projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar… programi ynë është tanimë në duart e krimit.

Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin.

Ndaj dua tu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco