Tahiri thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ja çfarë kërkohet nga ish-ministri

Tahiri thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ja çfarë kërkohet nga ish-ministri

12:22, 27/10/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur ish-ministrin Saimir Tahiri.

Me anë të një fletë-thirrje prokuroria kërkon që Tahiri të paraqitet në ambientet e saj për të dëshmuar në lidhje me atë që di dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Ftesa vjen një ditë pasi prokuroria i kontrolloi shtëpinë ish-ministrit të Brendshëm, ku mësohet se nuk është gjetur ndonjë gjë me vlerë për hetimin e nisur.

Ish-ministri Saimir Tahiri ka thënë disa herë se është i gatshëm të hetohet, ndërsa kishte kërkuar më parë edhe një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla për ti thënë që ishte i gatshëm të hetohet.

Tani presim shkuarjen e ish-ministrit Tahiri në prokurori për të dëshmuar, pasi në kontrollin e djeshëm nuk është gjetur gjë në shtëpinë e tij, ndërsa edhe makina ‘Audi 003 GB’ është zhdukur, duke u çregjistruar nga të gjitha dokumentet shtetërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco