PD bojkoton punimet e Kuvendit, asnjë deputet në Komisione

PD bojkoton punimet e Kuvendit, asnjë deputet në Komisione

11:08, 23/10/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka marrë vendimin për bojkotimin e punimeve të Komisioneve Parlamentare në Kuvend.

Burime nga selia blu thanë se ky është hapi i parë ndaj vendimit të marrë nga mazhoranca për të mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri.

Me nisjen e punës në Komisionet Parlamentare asnjë deputet i PD-së nuk ka qenë i pranishëm në punimet ditore.

Duket se ky vendim i PD-së për të bojkotuar punimet e komisioneve në Kuvend do të vazhdojë edhe për ditët e tjera, deri në një vendim të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t23/10/2017 11:56

Pse nuk i koordinon keto levizje pd me lsi.nuk ka më vend per paragjykime,opozita duhet te veproje e bashkuar kundra km,ndryshe e perçate do jete nje lufte fallco,qe nuk i sherben askujt

Luli23/10/2017 11:19

Keta me bojkotin e kater viteve te shkuara i lane Rames dore te lire te beje cfare te doje me Reformen Administrative, Me Reformen ne Dretesi, etj etj. Me pas u kujtuan qe Rama kishte bere te gjitha sipas qefit te tij. Me reformen ne Drejtesi u munduan te rregullojne dicka ,e ndihmen e Metes, por arriten shume pak. Me reformen administrative thane qe nuk do e njohim, por hyne ne dy zgjedhje me ate ndarje. Tani duan prape te bojkotojne. I mencem eshte ai qe meson nga gabimet e te tjereve, pa patur nevoje ti beje vete te njejtat gabime. Keta nuk jane ne gjendje te mesojne as nga gabimet e tyre.

Shto koment

Denonco