Koha për bashkim, respektoni mendimin ndryshe

Koha për bashkim, respektoni mendimin ndryshe

Nga Shkëlzen Berisha - 29/06/2017

Të dashur miq

E kuptoj debatin qe ka lindur mes nesh për shkak të rezultatit. Kam zgjedhur të mos bëhem pjesë në këtë debat, ndonëse si të gjithë ju kam mendimet e mia. Por nuk i kuptoj dhe nuk i justifikoj dot sulmet, etiketimet dhe fyerjet që i adresoni njëri-tjetrit.

Përse është kaq e vështirë të shprehni mendimet tuaja pa ofenduar ata që nuk mendojnë si ju?

Përse e keni kaq të thjeshtë të zeroni kontributet e demokrateve vetëm pse nuk mendoni njëlloj.

Mendoni se e keni vërtet luksin që me këtë rezultat të linçoni njëri-tjetrin?

Keni plotësisht të drejtë të mbani qëndrimet dhe mendimet tuaja, por askush nuk ka të drejtë të shkelë, të mohojë, të ofendojë, të linçojë ata që mendojnë ndryshe nga ju!

Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është e ndershme, kjo nuk është rruga drejt bashkimit dhe fitores, por rruga drejt përçarjes dhe humbjes.

Kemi ndarë se bashku për 4 vjet opinione dhe qëndrime opozitare! I kemi dhënë me mijëra pëlqime dhe mbështetje virtuale statuseve opozitare të njëri-tjetrit. Jemi respektuar si pjesë e së njëjtës familje politike.

Kjo nuk duhet të ndryshojë thjesht dhe vetëm pse sot keni mendime të ndryshme se si dilet nga kriza, sepse në përfundim të saj, e vetmja mënyrë për të dalë të bashkuar, është respektimi i mendimit ndryshe.

Askush nuk duhet dhe as nuk meriton të largohet nga shtëpia jone e tronditur sepse mendon ndryshe.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Anetar i PD30/06/2017 08:27

Pikerisht ky eshte problemi, ne rreshtat qe ju shkruani. Per sa kohe partia do jete prone e familjes Berisha dhe askush sdo kete guximin ta ndryshoje kete, kurre nuk do ngrihet PD.

salistani30/06/2017 01:21

te kish bere nje kercu do ish ngrohur ter dimrin. te beri ty ne mos pas koker d i bjere. mjere shqiptaret

Shto koment

Denonco