Pse nuk e thërret SPAK, Edi Ramën?

Pse nuk e thërret SPAK, Edi Ramën?

Nga Hysni Gurra - 24/04/2023

Në kushte normale do të mjaftonte një prokuror i zakonshëm, por meqë krimet zgjedhore i heton SPAK, është e çuditshme që asnjë prej 17 prokurorëve nuk po thërret në zyrë kryeministrin!

Në mënyrë të përsëritur, shakaxhiu i fushatave shantazhon votuesit shqiptarë duke i “paralajmëruar” se po votuan kandidatë të opozitës - të harrojnë fondet?!

Në kuptimin praktik, kjo deklaratë e Edi Rames ka zero vlerë! Në kuptimin moral është skandal dhe në kuptimin ligjor është thyerje e disa neneve të kodit penal- pa llogaritur këtu nenet e kodit zgjedhor që garantojnë vetëpërmbajtjen e qeverisë dhe kushte të barabarta në garë!

Shpërdorimi detyrës, shantazh ndaj votuesve janë vepra të konsumuara publikisht.

Në një vend normal as që mendohet kjo sjellje e kryeministrit në fushatë! Por edhe nëse ndodh - reagon jo vetëm prokuroria, por edhe politika, media dhe mbi të gjitha shoqëria civile!

Këtu ndodh e kundërta! Ka mbërritur puna deri aty sa edhe Pandeli Majko poston foto që pallatet në Kukës po vishen me sistem kapotë! Imagjino çfarë bëhet me ministrat që krye shembull sjellje kanë kapo-ministrin!

Dhe kapo-ministri nuk e ka për herë të parë shantazhin dhe thyerjen e ligjit!

Në zgjedhjet e shkuara parlamentare i bëri thirrje policisë që pasi të mbaronte ditën e punës, pasdite të merreshin me fushatën e PS-së! Kërkoi ndjesë për këtë, por si kofini pas të vjelit. Këtë radhë situata ka ndryshuar - pas skandalit me McGonigal - Rama po bën çdo gjë që vetëm të qëndrojë në pushtet- përdori gjykatat për të mos lejuar opozitën në zgjedhje, përdori në mënyrë të SHEMTUAR KAS dhe Kolegjin Zgjedhor për të deformuar sa të mundin vullnetin e votuesit opozitar, po përdor shtetin në fushate në mënyrë të pacipë. Ka tre javë që i ka mbirë në gojë fjala “rrogë” a thua se është në opozitë dhe jo në pushtet prej 10 vitesh dhe nuk i mjaftojne të gjitha këto - por shkon dhe shantazhon në zonat ku e ka të qartë se do të humbasë.

Është koha që SPAK dhe sponsorizuesit e tij të ruajnë fytyrën e tyre përballë kësaj maskarade.

Sikundër jam i bindur se raporti i detajuar i OSBE- ODHIR ka plot se çfarë të thotë në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco