Inceneratori kopil!

Inceneratori kopil!

Nga Ylli Dylgjeri - 01/04/2023

Ta fillojmë nga Dumani i SPAK-ut: Nuk e dimë kush është pronari real prandaj nuk veprojmë!

Uaaaaaaa!

Inceneratori pra është jetim! Pa nishan! Nuk i gjendet as nëna e as baba, apo kush e ka dhënë farën për ngjizje. Inceneratori deri tani qenka kopil, ose një kodosh ferre!

Fshati i madh na thote se në ferra deri tani janë parë të kruhen Rama, Ahmetaj, Agaçi, Velija, Zoto, Mertiri, Gugallja, e të tjerë...të tjerët s'të linin ferrat t'i shihnim!

Tërë këto personazhe politikë, e të tjerë, që janë burgjeve, janë hipsat e inceneratorëve.

Por ne duam babain? Inceneratori është mashkull dhe si i tillë gjenet janë të shumta dhe kombinimet e tyre të shumta mund të ndikojnë në tiparet fizike dhe në personalitetin e fëmijës anonim.

Vetëm analiza e ADN-së e zbulon i kujt është ky kopil. 

Pra kujt i ngjan kopili? SPAK ka bërë trajnime në SHBA, ka buxhete, ka informator...në fund ka edhe Prokuror. 

Gjenet e emrave të mësipërm janë të shumta dhe kombinimet e tyre të shumta mund të ndikojnë në tiparet fizike dhe në personalitetin e trashëgimtarit që sot na del kopil.

Por dëshmitarët na thanë mbrëmë në Syri.net se fara është rumune, pastaj iraniane, e në fund italiane... 

E prap SPAK nuk guxon të hetojë! Thotë: S'dimë kush është pronari!

Ndaj nuk po heton, se ka hall se fyhet, e gjuan kot pronarin! 

Por, afera është e përbindshme.

Të tërë këto lart, janë hipsat e ngjizjes së inceneratorëve. Shkenca thote se vetëm analiza e ADN-së e zbulon i kujt është ky kopil.
 
Po kujt i ngjan kopili?

Ja po bëjmë një supozim.

Nga përmasat dhe forma i ngjan Ramës.

Nga intelekti i ngjan Agaçit.

Nga kuleta i ngjan Veliajt.

Nga budallallëku i ngjan Zotos e Mërtirit.

Nga tymi i ngjan Ahmetajt...

Ky është identikiti.

Por, SPAK prap nuk po guxon të hetojë. Nuk heton se i vdes në dorë kopili. Afera është e përbindshme.

Faji është jetim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco