'Vrasja' e Ramës, emergjencë kombëtare

'Vrasja' e Ramës, emergjencë kombëtare

Nga Basir Çollaku - 07/12/2022

Atentatori i Berishës njëlloj i çmendur si Rama. “Vrasja” e Edi Ramës është një Emergjencë Kombëtare. Një grusht ndaj liderit të opozitës, mes mijëra protestuesve, ditën e samitit të BE në Tiranë, nga një i përdorur policor, i çmendur ndoshta por kurrë budalla, nën kujdesin e pushtetit, për ti bërë biografinë, shërbimet, porosinë dhe regjinë, është tërmeti më i madh i pasigurisë, i shpërthyer në Shqipëri. Kjo ka një autor me emër. Ai është Edi Rama. Kontribuesi, investuesi kryesor, fatkeqësisht pa kundërshtarë institucionalë ndëshkues, sepse i ka privatizuar.

Rama duhet vrarë. Natyrisht si model politik, struktura e ndërtuar prej tij, jo ai fizikisht. E kjo duhet të ndodhë menjëherë, shumë më herët se Shqipëria të bëhet një shkretëtirë pa shqiptarë, një gërmadhë pa banorët e saj etnikë, por një shesh fatkeq i mbushur me ardhacakë afrikanë e aziatikë. Dhuna dje në protestën e opozitës, goditja e liderit të saj, Sali Berisha, ishte mungesa e garancive ekstreme për jetën fizike, lëre më tej për atë politike, shoqërore, ekonomike, juridike.

Krijimi i precedentit është rrezikshmëri e lartë. Fijet e një skuthërie policore në të dhënat identifikuese të atentatorit, pikëpyetjet rreth sjelljes, mënyrës së jetesës, veprimit të tij, nxitmit të zyrës së qeverisë, amgazhimit me regji të drejtuesve të policisë, janë prova të pushtimit të gjithçkaje nga një individ, më keq se në kohën e qoftëlargut. Sulmi fizik agresiv ndaj Berishës, kreut të opozitës, është shenjë e dërguar nga kryeqeveritari se, kartela e tij e hershme spitalore, ka nisur të veprojë. Gert Shehu autori krimit të djeshëm, kundër liderit të PD, sipas të dhënave të policisë, e agjencive informative të angazhuar dendësisht nga Rama, na qenkërka me çrregullime mendore, për të cilat mjekohej dhe rrufeshëm shpërndanë një vërtetim spitalor. Ai nuk ishte aq i çmendur, budalla, teveqel, hajvan, derdimen, të sulej kuturru drejt Berishës e ta qëllonte atë dhunshëm.

Do kishte zgjedhur njëjtë të vepronte ndaj Ramës, Veliajt, sjemenëve të tyre, nëse do të kishte qenë rrafsh nga truri siç na e shesin qelibarët e paguar të qeverisë. Me telashë mendore, sipas trashëgimisë së vizitave psikitarike, janë publikuar herët kartela për kryeministrin, në séance gjyqsore, nga viti i largët 1984, në dhomën katër, katëi katërt, spitali numër 5.

Ne nuk mund të besojme sipas kartelave të publikuara të tyre, se dy të “çmendur”, Rama dhe Shehu, nuk njohin askënd tjetër por vetëm Berishën dhe ushtrojnë lajthitjet e tyre mendore kundër kreut të opozitës. Jo. Zor të gjesh shqiptarë të hanë mufka e kumbulla të tilla. Rama pasi ka përdorur tërë arsenalin për ta nxjerrë nga skena Berishën, politik, diplomatik, kriminal, kafshime e përdorje deri në legenosje të një pjese të opozitës, tenton të përcjellë mesazhin se mbi të, mbi ikonën e demokratëve, mund të vihet dorë lehtësisht.

Madje këtë mund ta bëjë sipas Ramës dhe një budalla. Ka qëlluar mbi mitin dhe Berishën njëherësh. Pastaj për të tjerët, mbështetësit, ndjekësit, opozitarët, dihet se çfarë mund të ndodhë. Gjithnjë nën skenarin e të çmendurit 1 duke përdorur të tjerë të çmendur dhe inkrimnuar me shumicë prodhuar prej tij, sisitemit të tij, ashtu si Shehu të martën e 6 dhjetorit.

Grushti ndaj Berishës i duhej pushtetit. Në Tiranë u zhvillua Samiti i liderve të 27 vendeve të Bashkimit Evrpian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, një vetëofrim i Ramës, për të marrë vëmendjen evropiane, gjendur në pikën më mjerane të qeverisjes së tij. Njëherësh kishte ndarë datën për seancë gjyqsore për fatin e vulës së PD, me shpresë ti mbyllte të gjitha në një ditë bashkë, paudhësitë dhe paligjshmëritë, duke qene ai grushti tjetër. Kjo për tu dhënë qiraxhinjve opozitarë, një mundësi të majmeshin nga privilegjet, por jo të tentonin më tepër, përmbysjen e tij. Ata kanë dëshmuar se janë dakort me këtë draft.E megjithatë, samiti ishte një ngjarje politike me përmasa të pazakonta. Por, dhuna ndaj liderit të demokratëve, shpresohej, rrezikonte realisht të rrëshkiste turmën protestuese, në reagime të pakontrolluara emocionale, drejt kaosit, dhunës, destabilizimit.

Me këtë i jepej Ramës, me dëshmitare gjithë qeverinë evropiane në Tiranë, alibia e madhe, trukuar prej tij, se ai është garantor i sigurisë, ndërsa Berisha prishësi. Vetëpërmbajtja maturia e Berishës, dëshmoi të kundërtën, duke u provuar ndërkombëtarëve në kryeqytet, se kush ishte prodhuesi i përpjekjes destabilizuese, e kush ruajtësi i sja.

Një tjetër hall i madh për Ramën, është ortakëria e tij me krimin e organizuar, me Mafian, në punët e miliarda eurove të motit të fundit, kur ka përballë Sali Berishën, si drejtues opozite. Rama është në rrezik të mos përmbushë kontratat me to. U krijon atyre terren sulmi ndaj kundërshtarit të projketeve kriminale. Tjetra është dhe zbulimi i përfshirjes së të vëllait, Olsit, në një aferë mashtruese 2.4 miliardë euroshe, me call centerat financiarë, më tepër se piramidat e 97-tës. Pikërisht pak javë pas ardhjes së një dërgate hetimi spanjolle në Tiranë, ku u firmosën disa urdhërarreste.

Kjo ndodhte prej katër vitesh dhe drejtues të policisë së shtetit, agjencive ligjzbatuese paguheshin për të mos vepruar. Sipas medieve spanjolle, mungesa e kryeministrit të tyre në Samit në Tiranë, ka nuancë të qëndrimit ndaj kësaj dosje ku emri i Olsi Ramës nuk është thjesht një thashethem. Të asaj dosje ku plot viktima janë shtetas të Spanjës. Mafia është shqetësuar, kumbari i tyre i frikësuar dhe trembur. Diplomatë të korruptuar janë fort të sekëlldisur.

Ndaj Rama, solli me ofertën e tij të pakërkuar qeverisjen evropiane në Tiranë, për tu vetëbekuar si Mesia, ndonëse vendi është një kopje e denjë ferri. Shqiptarët, opozitarë dhe përtej tyre, duhet të vrasin modelin politik të Edi Ramës. Me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithnjë nëse kanë ndërmend të jetojnë ende sadopak në Shqipëri. Kjo është Emergjencë Kombëtare. Kalon përmbytjet, tërmetet, epidemitë. Orët janë të gjata, javët të pafundme, muajt të padurueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco