Mbështetësit e Bashës: një grusht burrash e grash që nuk bëjnë asgjë

Mbështetësit e Bashës: një grusht burrash e grash që nuk bëjnë asgjë

Nga Alfred Lela - 05/10/2022

Fakti që i janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit, dëshmon edhe më qartë tipologjinë socio-politike të mbështetësve të L. Bashës: një grusht burrash e grash, që bëjnë asgjë, por vazhdimisht thonë gjithçka.

Dëshmon se nuk punojnë, por presin. Presin që amerikanët të shmangin Berishën.

Kur e shohin që nuk u realizohet kjo zjarrmi e xhanit, presin që ai të këpusë qafën nga jeta; kur e shohin në shëndet të mirë e nalt-e-poshtë Shqipërisë, zemërohen dhe presin diçka tjetër. Çfarëdoqoftë.

Punë nuk bëjnë, ide nuk kanë, mbështetjen- ku thërret kijameti. Kështu që presin Godonë e pushtetit, të shfaqet për ta kurorëzuar të tyrin ‘man-in-waiting’ mu në majë të Shqipërisë. Sikur Shqipëria të jetë marrë ndonjëherë pa sakrificë. As Princi Wilhelm Wied, që e shoqëronin të gjithë topat e Europës nuk e mori dot.

Kështuqë, gëzojuni Evit, si adamër të vegjël apple-it të Jobs-it, por e kam një këshillë: bëni ndonjë punë ndërkohë që prisni një deus ex machina për liderin dhe veten.

Zonja e zotërinj, sa prisni që të papunët t’ju zgjidhin punët: LABOREMUS!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mirela Kopliku06/10/2022 08:17

Ju lumte z. Lela per analizen tuaj te persosur!!

MANI USA05/10/2022 22:18

HEU, MBËSHTETËSIT E BASHES: NJË GRUSHT BURRASH DHE GRASH, QË NUK BËJNË ASGJË!" EU, PËSHTETËSIT E PASHES: NJË FRUSHT KURRASH TRASHË, NUK VREJNË GJAQE!! KËSO FARË, PËSO ZVARË; INVESTIME NGA ARMIKU, KRIZEKRIME Q'NA FIKU;
QË SHKELË DHE NGELË MBI MORALIN DHE O, IDEALIN; TË TERË PELLAZGO ILIRO TË
MBARË SHQIPTARISË; HEEEJ ORE, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHNDRITKA VËRRISË!!.
A DEGJONI O, A PËRGJONI: QË PO NA THËRRASIN DHE PO NA BËRTASIN; SHPIRTËRA
NGA BREZE QIELLI, HIRTËRA NGA RREZE DIELLI: NËSE KENI NDONJË PIKË GJAKU OR
PRAGU TË KRYLEGJENDËS ORE HYEREGJENDES, QË PËRGJEGJKA N'GRANDEMA A
NËSE POSEDONI VETËM TRI PIKA GJAK SHQIPTARI; TË MENDONI DHE VEPRONI ËH,
PËR SHPETIMIN DHE SHERIMIN EDHE TË KËSAJ TROHE OUUUH, MOHE T'SHQIPERISË
LONDINEZE E KOSOVES AHTISARI; E JO, SI TË SHTIPEKRIZË HORDHIBREZE DHE TËK
HORRPROVES ATI VARRI; QË NA VARRUAN DHE NA SHKATRRUAN TERË PELLAZGO O,
ILIRO MBARË SHQIPTARINË; HEEEJ, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRINË!!..
T'FALA REFUGJATË LUFTË PËRZENJË DHUNË NGA TROJET TONA MBARË SHQIPATRIE!
MANI USA

Shto koment

Denonco