Sakrificat e Ramës nga suita luksoze e hotelit me 2700 dollarë nata

Sakrificat e Ramës nga suita luksoze e hotelit me 2700 dollarë nata

Nga Klodian Tomorri - 26/09/2022

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ishte një eveniment mjaft i rëndësishem. Stafi i kryeministrit kishte kohe që e përgatiste me kujdes vizitën. Por për dreq diçka kishte shkuar ters.

Edhe pse kishin tentuar pa pushim të rezervonin një hotel me çmime të arsyeshme, nuk arritën dot. Si përfundim, u detyruan ta çonin kryeministrin në suitën Harcourt të hotelit Baçarat në Manhatan. Me këtë rast, përfunduan në të njëjtin hotel të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar.

Suita, e cila kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë taksat, ofron një pamje të mahnitshme të Manhatanit. Sigurisht një ambient i denjë për udhëheqesa.

Sapo hyri ne dhome, ne celularin e kryeministrit mbërriti një sms. Ishte zv-kryeministrja që i bënte forëard mesazhin e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë: “Shefe, çmimin e energjisë e bëmë aq sa na thatë, 42 lekë për çdo kilovat mbi fashën 800 kilovat/orë në muaj. Përshëndete shefin e madh nga ana ime dhe thuaj se ne jemi këtu për çdo gjë, që të na kërkoni.”

E lexoi mesazhin dhe ktheu një përgjigje të shpejtë: “Shumë mirë. Mos harroni, mëshojini mesazhit që preken vetëm 5 për qind e familjeve. Ndërkohë, herë pas here thoni edhe që në Zvicër të fusin në burg po harxhove shumë energji”- e porositi zëvendësen.

Në sportel, para se të hynte në dhomë, kishte marrë vesh që nuk ishte udhëheqësi i vetëm i akomoduar në atë hotel. Në të njëjtin kat po qëndronte edhe kryeministri i Marokut. Edhe ky me delegacionin e tij, bylyk.

Në fakt, në samitet ndërkombëtare vihet re një korrelacion statistikor shumë interesant mes GDP për frymë të një vendi dhe shpenzimeve të akomodimit të udhëheqësve. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më i shtrenjtë është hoteli ku gjendet udhëheqësi i tij. Kjo lidhje është dokumentuar gjerësisht, megjithëse studiuesit ndahen mbi shkaqet e këtij fenomeni. Disa thonë se buron nga korrupsioni. Të tjerë nga mungesa e kulturës, ndërsa një grup e shpjegon me institucionet e dobëta. Por ky është debat studiuesish, që për popullin nuk ka shumë interes.

Për popullin kanë interes sakrificat. Dhe kjo është tamam kohë sakrificash. Për të gjithë.

Petrit Ahmeti bëri sakrificën e madhe duke e 5-fishuar çmimin e energjisë për familjet shqiptare. Me zemër të thyer. Qeveria po bënte sakrificën e madhe duke i treguar popullit gjysmë të vërtetën, që preken vetëm 5 për qind e familjeve. Tek llogaria kanë harruar të heqin nga pjesëtimi faturat me konsum zero, që janë mbi 120 mijë si dhe kane mesatarizuar konsumin vjetor si përfaqësues të konsumit në stinën e dimrit. Kryeministri po bënte sakrificën duke mbrojtur interesat e Shqipërisë në OKB.

Të gjithë po sakrifikonin nga pak. Secili sipas mundësive. Vetëm se disa sakrifica janë më të ëmbla se të tjerat. Por siç ka thënë dhe dikush. Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha. Përveç gjysmë të vërtetave që thotë qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZS28/09/2022 11:53

Dhe njerëzit thonë që Shqipëria është e varfër, që shqiptarët janë të varfër!! U qanë shqiptarër nga shpenzimet e kafeve dhe ushqimeve që hante vejusha e zezë, shoqja Nexhmije Hoxha. Këta janë më të zinj se sa Enver Hoxha dhe të gjithë hoxhistët e tjerë!!!
Por Shqipëria është shumë më shumë e pasur, përderisa paska kaq shumë që vidhet dhe vidhet çdo ditë nga të gjithë, me të gjitha mjetet e mundshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, më hajdutëri të drejtpërdrejta, me mashtrime, me fshehje të ardhurash, me abuzime, me shpërdorime, me këqpërdorime, me ryshfete, me tendera, me koncensione, me poshtërsira, me PPP dhe me çdo lloj poshtërsish!!! Pra kaq shumë vidhet sa përsëri mbetet diçka, mbeten lëmosha për mësuesit, për pedagogët, për mjekët, infermjerët, policët, pensionistët, për punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore. Dhe njerëzit thonë pastaj se ku do t'i gjejë lekët Sali Berisha që premton kaq shumë???!!! Po ja pra, lekët aty janë midis jush dhe prej jush o popull. Mjafton që qeveritarët mos të na i vjedhin!!! Mjafton që një kryeministër ta përdorë buxhetin e shtetit njësoj sikur të ishte një mësues i mirë, një prind i mirë dhe të përdorte me nikoqirllëk dhe me zgjuarsi paratë dhe të ardhurat e familjes së vet!!! U shkatërruan rafineritë e naftës në të gjithë Shqipërinë, kishim 4 të tilla (në Ballsh, në Fier, në Kuçove dhe në Cerrik) dhe i shkatërruan me qëllim që të pasurohej Edvin Kristaq Rama, me të gjithë çetën kriminalo-mafioze të langove dhe zagarëve të vet!!! Pa llogaritur faktin që Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për prodhimin e naftës dhe të dytin në botë për sasinë e kromit, të parin në Botë për burime hidrike për frymë popllsie!!!
Por diktatori mafioz sulltano-putinist i Surrelit, na thotë me pompozitet kriminal: Asnjë biznesmen, asnjë trafikant, asnjë i korruptuar, asnjë hajdut kryebashkiak apo ordiner, asnjë ministër, deputet, zv/ministër, drejtor i përgjithshëm, dhe asnjë kriminel nuk i ka futur ndonjë cent apo qindarkë në xhep këtij kryendyrësire, këtij kryemafiozi, këtij kryekrimineli, këtij kryeqelbësirë, sepse ky nuk pranon lëmosha apo pare xhepi!!
Pooooo!! Poooo! Kjo është shumë e vërtetë!!! Plotësisht e vërtetë!!! Sepse këtij krimineli nuk ia fusin dot milionat dhe miliardat nëpër xhepa, por ia dërgojnë me thasë, ja dërgojnë me kilogram, ia dërgojnë direkt tek llogaritë bankare!! Ato janë miliarda euro dhe dollarë dhe nuk mbahen kurrë nëpër xhepa!!! Sepse ky diktator kriminel nuk është as idiot dhe as budalla që të mbajë miliarda euro dhe dollarë as nëpër xhepa dhe as në shtëpi!! Ua ka gjetur vendin prandaj kërcen si gjeli majë mullarit me mut!!!
Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 miliard euro!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 Miliardë euro dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!!
Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!!
18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë???
Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme!!!
Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!!
Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!!
Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Patronazhisti26/09/2022 14:01

Edvini I kishte premtuar Linditës disa netë të paharrueshme në hotelet e Manhatanit. Kjo eshte arsyeja që ekonomisti global Vin Llapa u vendos ne ate hotel. ( ne kete hotel krahas çajit, kafes, salepit shërbehen free edhe viagra extreme power dhe kondoms. Pra ne total lideri ka kursyer )

Shto koment

Denonco