Para se të shporreni, kthejini lekët që i takojnë popullit!

Para se të shporreni, kthejini lekët që i takojnë popullit!

Nga Agim Nesho - 18/08/2022

Regjimi, përpara se t’i provokojë me përjashtim liderët e opozitës, t’i kthejë paratë e vjedhura popullit!

Një nga karakteristikat e shteteve që shkasin drejt diktaturës është përpjekja për të goditur liderët e opozitës me përjashtim nga jeta politike e vendit.

Ky fenomen është tepër i rrallë në demokracitë perëndimore, por është fenomen i zakonshëm në vende si Etiopia, Sudani, Republika e Kongos, Haiti, Maldive, ku liderët e opozitës janë akuzuar për prishje të rendit kushtetues e deri për terrorizëm.

Venezuela është rasti klasik për vendin tonë, ku udhëheqësit e saj Hugo Chavez dhe Maduro ngjajnë shumë me mënyrën e veprimit me autokratin e Shqipërisë, Edi Rama.

Chavez kërkoi reformën në drejtësi, por e shpërndau Gjykatën e Lartë kur ajo i doli kundër; bashkëbisedonte direkt me popullin dhe ishte personifikim i institucioneve të shtetit; e kthente politikën e jashtme të vendit në funksion të interesit të pushtetit të tij. Kur Parlamenti kërcënoi regjimin, pasardhësi i tij dënoi për terrorizëm 11 liderët e opozitës për ti larguar nga politika.

Shembuj të tillë tregojnë qartë degradimin e pushtetit, kthimin e vendit drejt një diktature të re dhe nevojën që ndjen regjimi për të shtyrë kohën e llogaridhënies përpara popullit.

Rasti i kryetarit të PD-së, Dr. Berisha, për ‘non-grata’ është një rast sa qesharak aq edhe i turpshëm. Regjimi vetë paraqiti faktet, vetë shtyn drejt vendimit dhe tani kërkon këtë veprim ta materializojë me vetë monstruozitetin e atyre që kanë krijuar. Eksperienca të tilla mund të ndodhin në Turqi, por demokracia e orkestruar është e vështirë të pranohet nga një popull që beson ndryshe.

Rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Meta,është akoma më skandaloz, duke falsifikuar dokumentet,duke përdorur institucionet e pavarura për të krijuar presion ndaj një lideri që ka përkrahje të madhe popullore.

Në thelb, veprime të tilla tregojnë se sa në dëshpërim është klika që qeveris vendin, një klikë që vjedhjen e ka kthyer në art, shtetin ligjor në pronë të autokratit.

Ky reagim in extremis vjen në kohën kur populli shqiptar po njihet me hollësi për aferat korruptive të shekullit, aferën e incineratorëve dhe aferën e Portit të Durrësit, afera që kanë ‘qelbur’ gjithë Shqipërinë dhe kanë ndezur zemëratën popullore.

Mesazhi është i qartë për qeverinë: Kthejini paratë e vjedhura popullit, ktheni legjitimitetin e institucioneve dhe largohuni nga pushteti për t’ia kthyer sërish popullit shqiptar. Por përpara se të shporreni, kthejini lekët që i takojnë popullit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari19/08/2022 14:49

Zoti Nesha! Je brilant ne analizat dhe saktesite e tua llogjiko-politike lidhur me aferat kriminale dhe politike te narko-qeverise se bandes kriminale "Rilindja e qelbesirave" dhe heshtjes kriminale te SPAK ndaj ketyre krimeve!! Te heshtesh dhe te mos veprosh ndaj aferave kriminale, kur paguhesh nga populli per t'i luftuar dhe ndalur ato, behesh jo vetem 100% bashkepunetor ne krim, por me i keq se sa ata qe kryejne krimin te mbrojtur nga heshtja jate.
Ti me shume te drejte i barazon ata kriminele, qeveritaret kriminele dhe SPAK, po, shume e vertete, te tre palen nga marrin miliona euro. Por, te lutem shume, mos e quaj më kete akt kriminal te tyre vjedhje, as korrusion. Joooo, joooo! Nuk quhet vjedhje, sepse nga perkufizimi themelor, VJEDHJE do te thote qe te marresh dhe te pervetesosh nje send, nje krijim, nje projekt, nje objekt ose nje shume parash fshehurazi, pa te pare askush, nen erresiren e nates, te mjegulles, te shut, apo ne oret e para pas mesnates, kur rojet e tyre,qente roje dhe njerezit jane ne gjume. Ndersa keto afera kriminale, keto marrje dhe pervetesim miliona eurosh dhe pasurish publike apo objektesh publike, rrogash marramendese, ne mes te dites, me ligje dhe vendime kriminale antikushtetuese, ne sy te publikut, ne sy te institucioneve te shtetit, pa u trembur fare syri dhe e pa e rruajtur fare bythen as nga ligji, as nga policil dhe as nga SPAK-u, i kapur KAPS nga krimi i organizuar qeveritar, quhet GRABITJE si ato grabitjet e bandave kriminale dhe PLACKITJE si ato te bandave kriminale te organizates terroriste ISIS!!
Pra SPAK sot po bashkepunon me keto banda kriminale qeveritare GRABITESE dhe PLACKITESE, duke heshur dhe duke mosvepruar, duke u paguar njekohesisht nga te dy palet, me pagat dhjetra milioneshe nga populli per te luftuar kunder bandave kriminale dhe njekoheshisht ndoshta me miliona euro nga pala kriminale per kete heshtje dhe kunder popullit. Ne kete pozicion te SPAK, ka veten dy opsione: ose je me POPULLIN ose je me BANDAT KRIMINALE!!
Deri tani SPAK ka treguar me prova dhe me fakte qe eshte me BANDAT KRIMINALE.

Shto koment

Denonco