Boshatisja e vendit çon në cenimin e sovranitetit e të ekzistencës

Boshatisja e vendit çon në cenimin e sovranitetit e të ekzistencës

Nga Kastriot Islami - 07/07/2022

*Ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

1. Shqipëria po boshatiset… ky është tashmë një fakt real i njohur nga shqiptarët dhe të gjithë statistikat shqiptare e të organizmave ndërkombëtarë e provojnë këtë përfundim shqetësues e të rrezikshëm për vendin. Mendohet që pas disa vitesh të mbeten më pak se 1 milion banorë në territorin shqiptar, ndërkohë që pjesa më e aktive e shoqërisë shqiptare do të rezultonte e larguar duke mbetur në vend vetëm të pamundurit, të moshuarit dhe pak fëmijë.

2. Historia e botës njeh shumë raste që vende e popuj të ndryshëm janë “zhdukur” nga harta e botës dhe kjo ka qenë më e dukshme në momente kthesash të mëdha apo luftërash globale. Uroj e shpresoj shumë që Shqipëria të mos jetë viktima e radhës; për këtë duhet angazhim serioz i të gjithë shqiptarëve aktivë për të penguar këtë projekt shkatërrimtar. Por nga ana tjetër duhet vepruar shpejt, nesër do të ishte shumë vonë e angazhimi serioz e masiv i qytetarëve duhet të çojë në largimin e kësaj qeverisjeje, përgjegjësja kryesore e kësaj boshatisjeje, duke qenë drejtuese/zbatuese e këtij projekti antishqiptar...

3. Ndiqini më vëmendje boshatisjen e vendit në këto 10 vitet e fundit:

i) u largua fillimisht e po largohet çdo ditë “truri” sepse shpërfillej, nuk i duhej qeverisjes që filloi madje ta urrente;  ii) u larguan e po largohen çdo ditë të rinjtë sepse askush s’mendon për ta, madje nga halli edhe prindërit “gëzohen” kur fëmijët e tyre marrin rrugët e kurbetit ndryshe nga më parë nënat visheshin me të zeza;

iii) çdo dite po largohen mjeke e infermierë, profesorë, mësues, njerëz të artit, biznesmenë e shumë e shumë të tjerë, së bashku me familjet e tyre me mendimin se “ky vend s’bëhet” dhe “s’ka të ardhme për fëmijët e tyre”…;

iv) çdo dite po largohen individë nga “klasa e mesme”, punëtorë të kualifikuar, duke goditur kështu shtyllën vertebrore të shoqërisë;

v) gradualisht janë larguar e po largohen me ritme të shpejta të gjithë ata që kanë reaguar fuqimisht e reagojnë ndaj së keqes, madje me metoda të ndryshme ata po nxiten nga qeveria që të largohen sa më shpejt duke u konsideruar si pengesë e zbatimit të këtij projekti antishqiptar…;

vi) kanë mbetur dhe po mbeten në vend vetëm të pamundurit, të moshuarit, fëmijët, pak gra, tek-tuk ndonjë që bubërron çdo ditë për të bërë pasuri, por me synimin për t’u larguar sapo të gjejë mundësinë, por edhe ata punonjës të pakët administrate të lidhur me drejtuesit e regjimit autoritar e kleptokratik…

4. Ky largim i vazhdueshëm i qytetarëve të pashpresë, kjo boshatisje e vendit ka cenuar së pari rëndë e mbi të gjitha zhvillimin ekonomik e social të vendit, ka cenuar arsimin dhe shërbimin shëndetësor, por shumë shpejt do fillojë të cenojë e do të vazhdojë të cenojë shumë rëndë e me shumë gjasa deri në ekstrem sigurinë kombëtare, sovranitetin e më tej të ardhmen afatmesme edhe ekzistencën e vendit, të shqiptarisë… të kombit!

5. Askush nga shqiptarët nuk duhet të çuditet kur një ditë të gjendet para faktit të kryer të “mungesës së atdheut” dhe të paaftë për të reaguar, për ta penguar këtë dukur negative me pasoja shumë të rënda e deri të paimagjinueshme aktualisht apo me pamundësinë e të gjithëve për ta zhbërë këtë dukuri shkatërrimtare historike dhe katastrofike për ne të gjithë… për Shqipërinë tonë të dashur!

6. Duhet vepruar sot dhe shpejt, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Një ditë është shumë e rëndësishme, dita e një proteste masive të shqiptarëve kudo ku ndodhen, në vend apo jashtë në emigrim! Askush të mos mendojë se duke zgjidhur problemin personal përmes emigrimit apo duke marra “valixhet” e tij do të shpëtonte apo do të gjente zgjidhjen e përbashkët! Ka vetëm një zgjidhje: të grumbullohen të gjithë ata që janë larguar dhe ata që kanë mbetur në vend për të larguar përgjegjësen dhe zbatuesen e këtij skenari antishqiptar! Sot! Shpejt! Energjitikisht! Masivisht!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi08/07/2022 18:16

Keto jane pika me vend, nga zoti Islami. Mendoj se keto pika duhet te merren me seriozitet te larte nga autoritetet kombetare aktuale ne Shqiperi. Rama duhet te gjykohet per ‘tradheti te larte’ ndaj kombit Shqipetar.

MANI USA07/07/2022 21:14

HEU, BOSHATISJA E VENDIT ÇON NË CENIMIN E SOVRANITETIT DHE EKZISTENCËS!"
EU, GOSHAKRISJA E RENDIT FRON NË DENIMIN E SOVRANITETIT E RREZISTENCËS!!
LARGIMI I ATDHETARISË DHE ARDHËMERISË SIÇ PO THONË, TRURI I KOMBIT O, NGA
ATDHEU I JONË I DASHUR, QË ËH, RINIA ORE ARDHËMËRIA E JONË, PO LARGOHEJ E
DO ASMILOHEJ, QË EDHE PRINDET E TYRE PO GËZOHËN, SEPSE ATDHEU JONË NUK
PO KA PËRSPEKTIVË PËR RININË TONË AUUUH, NË VEND SI PËRPARA KUR MERRNIN
RRUGËN E MËRGIMIT, TERBIMIT, TË JO KTHIMIT, PO T'SHKIMIT; QË PRINDËT, FAMILJA,
VESHNIN NË TË ZEZA, NDESHNIN NDËR BREZA, MË E ZEZA AUH, Q'E HUMBNIN EDHE
SHKRUMBNIN FAMILJE DHE DIGJESHIN ORE PIQESHIN NË PËRCELLIME, KËRCËLLIME,
TË VUAJTJEVE DHE SHUAJTJEVE, FAMILJARE DHE KANIDILJARE, SI KOMBËTARE DHE
NDËRKOMBËTARE; OUUUUH, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË; AH, VËLLAZËRO
RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRISË; QË TROJE DHE HOJE ZONA TONA SHQIPTARE, Q'U
KTHENIN DHE MBËRTHENIN NË TERË TROJET NËN PLOJET THERRA, FERRA MURRIZI
U THEHEJ O MBERTHEHËJ TRUPI AUH TURPI, GJËR KURRIZI, QË KURRË TË KURRES,
NUK ARRINIM AS NUK IA MBËRRINIM, TË RINGRITEMI NË KËMBET TONA, T'RILINDEMI
TEK RRËMBET ZEZONA, QË DTH ÇFARROSJE O VARROSJA T' GJERË POPULLKOMBIT TONË, MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPATRE; PO KJO ËSHTË PLANI AH, KLANI MU I
ARMIQËVE TANË; RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVË!! TË FALA NGA MNAI USA

Shto koment

Denonco