Vetëvrasja tragjike e një populli

Vetëvrasja tragjike e një populli

Nga Klodian Tomorri - 24/11/2021

Dëgjova mbrëmë në ‘Opinion’ një pjesë të intervistës që Blendi Fevziu kishte realizuar me Aqif Selimin në vitin 2010. Nuk kisha dëgjuar apo lexuar asnjëherë më parë për të. Por jam mahnitur.

Jo nga fakti që një i moshuar 84-vjeçar kishte një kujtesë të admirueshme dhe arrinte të rindërtonte me detaje të gjithë kalvarin e vuajtjeve dhe torturave që kishte përjetuar gjatë regjimit komunist. Por nga forca e jashtëzakonshme e karakterit të tij.

Ku e gjen forcën një njeri të mos urrejë, pasi ka kaluar 30 vite burg dhe tortura çnjerëzore vetëm sepse pa një ëndërr? I përmendte me emër të gjithë persekutorët dhe torturuesit e tij. Por asnjëherë me urrejtje. Përkundrazi, teksa rrëfente historinë e tij, të denjë për një skenari filmi në Hollivud, shpesh qeshte.

Me një kthjelltësi të admirueshme tregonte historinë se si e kishin dënuar me vdekje dhe për 400 ditë e net me radhë priste nga momenti në moment ekzekutimin. Duhet të ishte vetëm 18 apo 19 vjeç. Torturat çnjerëzore që i kishin bërë për muaj të tërë derisa e kishin detyruar të pranonte çdo akuze që i kishin stisur. Tentativat për arratisje nga burgjet e komunizmit, kapja nga partizanët grekë, qëndrimi deri në 20 dite pa ngrënë. Ku e gjen forcën një njeri të qeshë pasi i kanë shkatërruar jetën pa asnjë faj?

Nuk e di nëse jeton akoma. U përpoqa të gjeja më shumë intervista apo dëshmi të shkruara për të. Por më kot. Askush nuk e ka marrë mundimin të dokumentojë apo verifikoje historinë e tij të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për një pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare, dëshmitar i dorës së parë në formimin e Partisë Komuniste dhe tradhëtinë e madhe, që e bëri Shqipërinë de facto një shtet vasal të Jugosllavise dhe shiti Kosovën.

Teksa kërkoja të mësoja më shumë për të dhe për historinë e tij, përpara më shpërfaqej dalldia e dhimbshme e rrjetit. Diku në studion e një emisioni, ku tallavaja e injorancës është e përbindshme, një konkurrenteje i kishte rënë të fikët. Mes Aqifit dhe Fifëve, Shqipëria ka kohë që ka zgjedhur Fifët. Injoranca është si bacilet. Ka vetinë të shumëfishohet. Mjerë ai popull që e mbyt veten kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA25/11/2021 23:19

TAKIM RASTI PËR FESTËN E PAVARËSISË O, FLAMURIT E HIMNES ME 28 NËNTOR NË
NJË RESTORAN TË NEW YORKUT USA; NJË SHQIPTAR VËLLA PREJ NENËS SHQIPËRI
DUKE BISDUAR ME REFUGJATË LUFTË SHQIPTAR VËLLËZËR NGA KOSOVA; KUR NJË
REFUGJAT LUFTË PO E VËREN,VËLLAUN SHQIPTAR NGA SHQIPËRIA,SEPSE ISHTE O,
TEPËR I INTERESUAR TA KUPTOJË GJENDJEN REALE DHE NUMËRIN E POPULLATËS
MBARË SHQIPTARE NË KOSOVË; GJEGJSISHT SA PËRQIND ËSHTË POPULL KOMBI OH
SHQIPTARË NË KOSOVË: KUR E NJOHTUAM DHE ARGUMENTUAM, SE VETËM KOSOVA
KA MBI DY MILION SHQIPTARË DHE MBI 95% POPULLSISË ËSHTË MBARË SHQIPTARE!
AI I BEFASUAR PO TREGON: NË KOHËN E DIKTATURËS RUSO SERBO KOMUNISTE NE,
ISHIM TË INERTRESUAR SE SA PËRQIND KANË MBETUR POPULL KOMBI SHQIPTARË
NË KOSOVEN, PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE?! E, PËRGJEGJA ISHTE: NË KOSOVË
NUK KA MË POPULL KOMB SHQIPTARË, AS FARE?! NË KOSOVË KANË MBETUR VETËM
CA TURQË, JEVGJË O MUSLIMANË; KOSOVA ËSHTË TANI SHUMICË POPULL SERBË?!"
MANI USA

Leo24/11/2021 11:25

E mo Klodian Tomori megjithese ky komenti im nuk ka lidhje me artikullin gjithsesi po te shkruaj.
Tani besoj je i kenaqur qe ram palla i vendosi takse nafte per jahtet! Ishe kundershtar i vrrullshem! Gjithsesi ti ske faj tjeter kush e ka. Ai nuk mendoi sa njerez po le pa pune.
Faleminderit.

Shto koment

Denonco