Pse u tmerrua në Bruksel, Aleksandër Vuçiç?

Pse u tmerrua në Bruksel, Aleksandër Vuçiç?

Nga Sali Berisha - 21/07/2021

Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, pas përfundimit të takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel deklaroi për mediat në një mënyrë më të pazakontë në historinë e takimeve të niveleve më të larta se: në rast se takimi i parë ishte i vështirë (është fjala për takimin Kurti-Vuçiç të muajit qershor), ky takim ishte i tmerrshëm.

Kur lexon një deklaratë të tillë, gjëja e parë që të vjen në mendje është Ferri i Dante Alighierit ose një njeri me horror psikologjik. Gjykuar nga kjo deklaratë, presidenti Vuçiç flet sikur dy ditë më parë ai nuk kishte qenë në Bruksel në një mjedis normal, por në njërin prej rrathëve të Ferrit të Dantes dhe sikur ai nuk u takua aty me kryeministrin e një vendi fqinj, por me Luçiferin apo zëvendësin e tij, ose ai vetë është i ngërthyer nga një psikozë e thellë e pamjekueshme.

Në fakt asnjëra nga këto nuk janë të vërteta. Shkaku i vërtetë që shtyu presidentin e Serbisë të tejkalojë çdo cak në vlerësimin e takimit të tij me kryeministrin e vendit fqinj qëndron në faktin se ky i fundit i kërkoi atij të njohë genocidin ciklik serb ndaj shqiptarëve që ka ndodhur disa herë që nga viti 1878 gjer në vitin 1999. Kjo kërkesë e z. Kurti u bë vetëm pak ditë pasi Komisioneri Oliver Varhelyi në 26-vjetorin e genocidit të Srebrenicës jo vetëm kërkoi njohjen nga Beogradi të genocidit të Srebrenicës, por dhe paralajmëroi se nuk ka vend në Bashkimin Europian për të mohuar genocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Në fakt këtu është fjala direkt për A. Vuçiç, i cili në një akt të rëndë provokues, por dhe kriminal, mohon genocidin serb dhe lavdëron haptas Sllobodan Millosheviçin.

Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: po pse tmerrohet kaq shumë Aleksandër Vuçiç nga ngritja e problemit të genocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve? Unë mendoj se dy janë arsyet themelore.

Së pari, ai e di mirë se genocidi serb në Kosovë, i nisur në vitet 1877-1878, i vazhduar gjatë luftërave ballkanike, më pas në vitin 1945 me Masakrën e Tivarit dhe së fundi me operacionin famëzi “Patkoi”, shënon barbarinë më të madhe, më tragjike njerëzore në 150 vitet e fundit në rajon.

Së dyti, me nivelin e sotëm të ndërgjegjes njerëzore në komunitetin ndërkombëtar pas ndëshkimit nga drejtësia ndërkombëtare të genocidit nazist pas Luftës së Dytë Botërore, genocidit në Ruanda dhe atij serb në Bosnje, genocidin askush nuk mund ta mohoje më në rast se ai ka ndodhur.

Së fundi, ajo që e tmerroi më shumë se çdo gjë tjetër Aleksandër Vuçiç, dhe e bëri të tmerrshëm për të takimin me kryeministrin Kurti, kur ky i fundit i dorëzoi dokumente dhe i kërkoi të njohë tre aktet e genocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është fakti se vetë ai është pjesëmarrës në genocidin e fundit serb ndaj boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve.

Ai e di mirë se në proceset ndërkombëtare kundër genocidit janë dënuar jo vetëm rreshterët që kanë shkrehur bateritë mbi viktimat e pafajshme, por edhe gjeneralët që kanë dhënë urdhra dhe politikanët që kanë frymëzuar dhe ideuar genocidin.

Në këtë kontekst Vuçiç e ka shumë të qartë se në mos sot, mot, në mënyrë absolutisht të pashmangshme atë e pret për gjykim me akuzën për genocid drejtësia ndërkombetare. Kjo së pari sepse ai ka qenë gjatë masakrave të fundit serbe në rajon Gebëlsi apo ministri i propagandës së Millosheviçit dhe atë detyrë e ka kryer me zell e fanatizëm ekstrem.

Së dyti, Aleksander Vuçiç është direkt pjesëmarrës në genocid sepse përveç ‘ex-oficio’, ai është i regjistruar me zë dhe figurë tek shpërthen me racizmin e tij etnik dhe fetar duke u çjerrur se për çdo serb të vrarë, do vriten 100 myslimanë dhe kjo ishte diviza raciste e genocidit serb në rajon.

Së treti, ai vetëm për nismat e tij konkrete si “një shtëpi për Mlladon” për të fshehur heroin e tij, kasapin e Srebrenicës meriton ndëshkim shembullor për bllokim të drejtësisë ndërkombëtare.

Si përfundim, mund te thuhet se për Presidentin e Serbomadhisë Vuçiç, i tmerruar nga e shkuara e tij si pjesëmarrës në genocid ndaj kombit tjetër, kërkesa nga kryeministri Kurti për njohjen e genocidit ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës ishte më keq se përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit dhe e mbushi atë me tmerr të pandjera kurrë më parë në një tryezë bisedimesh dhe e bënë takimin e tij të datës 19 korrik në Bruksel më të tmerrshmin e jetës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp21/07/2021 14:38

Vulin, ministri i mbrojtjes i Serbisë dhe kryetar i një partie partner qeverisës me z.Vuçiç u shpreh faqe botës se ,Ne do ti bëjmë bashkë të gjithë Serbët. Pra Serbinë e madhe. z.Vuçiç e korigjoi më vonë, por pse mos të mendojmë se e 'korigjoi' pasi e kish kordinuar. Në dialogun Kosovë Serbi nuk mjaftojnë moderatorët europian. Atashimi pranë ekipeve negociatore edhe i përfaqësuesve nga SHBA dhe Turqia krijon premisa për avancim dhe zgjidhje të konfliktit, të ngrirë nga avantazhimi që ju japin serbëve kryesisht fuqitë europiane. Përkundër projektit për 'Serbinë së Madhe' ,apo ringjalljen e Mbretërisë Bullgaro-Serbe tu kujtohet merhumëve se është më e kollajtë krijimi i Shqipërisë Etnike.Amerikanët dhe Turqit e dinë se kush ka patur çfarë, se kush është'bujtës' e se kush e ka çarë rrugën e historisë me genocid. Se kush ka zbritur nga karpatet dhe se kush është vazhdimësi Iliro- Pellazge.Të vërtetat ashiqare, të mbështetura në studime të thelluara në të gjitha fushat krahasimore i le serbët pa 'tekst'. Trazirat dhe luftrat në Ballkan besoj nuk do tolerohen dhe shqiptarër si komb do buçasin pozicioneve : "O Serbi ule kokën ,se Amerika të bën motrën".

Shto koment

Denonco