Vizita e Bejkerit si antipod i ‘retushimit’ të historisë

Vizita e Bejkerit si antipod i ‘retushimit’ të historisë

Nga Çim Peka - 22/06/2021

30 vjet më parë, shqiptarët do të përjetonin një moment që do mbetej në histori. Më shumë se 300 mijë njerëz vërshuan në sheshin kryesor të Tiranës për të pritur Sekretarin e Shtetit të asaj kohe, Xhejms Bejker.

Për ata që mund të mos e kujtojnë atë ditë të bukur dhe historike, Bejker do jepte mesazhin se liria funksionon. Thirrjet me emrin e tij oshëtonin. Më e rëndësishme ishte se vizita e tij shihej qartë në atë kohë si mbështetje e hapur për Partinë Demokratike. Në fakt vetë Bejker, ashtu siç ka ndodhur me çdo zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ishte ftuar në vendin tonë nga kryetari i PD në atë kohë, Sali Berisha. Në parlamentin e vendit, ai do deklaronte hapur se ishte ftuar nga Berisha.

Por për ironi, në një postim të bërë nga ambasada amerikane në Tiranë në nderim të asaj dite, në foto nuk shfaqet asnjë përfaqësues i opozitës antikomuniste. Jo vetëm kaq, por në foto shfaqet kryeministri komunist i asaj kohe, Ylli Bufi, me një varg zyrtarësh të lartë të qeverisë, ku spikat edhe Zef Mazi, të cilit Edi Rama i ka besuar negociatat e ngecura prej vitesh për integrimin e vendit drejt BE.

Komentet e lexuesve kanë qenë të shumta. Ata e akuzojnë ambasadoren për retushim të historisë. ‘Është jo korrekte nga ana e ambasadës që në fotot e publikuara tregohen vetëm përfaqësuesit e regjimit komunist dhe nuk duken fare përfaqesuesit e opozitës demokratike megjithese kanë qenë prezent aty... më e pakta është jo korrekte,’ shkruan komentuesi Saimir Dervishi.

‘Dmth sipas jush Sekretarin Amerikan të Shtetit e pritën shokët e Byrosë Politike dhe jo njerëzit që e përmbysën atë regjim? E kuptoj retushimin që i bëni fotografive se jeni në mision për të zhdukur Saliun nga politika, por rasti që keni gjetur për të dhënë këtë mesazh ta shpif dhe është i ulët deri në neveri,’ shkruan Gesti Rabi.

Për ata që nuk e dinë, retushimi i fotove historike ishte një nga mënyrat se si atyre që nuk kishin biografi të mirë, ose kishin qëndrime anti-parti, u fshiheshin fytyrat e tyre ose të paraardhësve nga foto të momenteve historike.

Ndërsa komentuesi Artur Kurtallari, duke vijuar akuzat për retushim si në komunizëm, thekson: ‘Neve na djeg jo për Berishën, por për një periudhë ku kemi vuajtur shumë censurën. Mesa po kuptoj, ai djali nga Tropoja nuk t’i paska treguar të gjitha. Pres ftesën tuaj’.

Para pak ditësh, ambasadorja amerikane u takua me një djalosh nga Tropoja, një komentues të quajtur Fisart.

‘Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor,’ tha ambasadorja.

Pikërisht Ylli Bufi i fotos është një nga simbolet e asaj periudhe. Është i njëjti që mbahet mend për deklaratën se në vend ka erdhe gjashtë ditë bukë, për trazirat e provokuara nga kjo deklaratë, për tmerrin e Fushë Arrëzit, etj, për cilat sërish tentuan t’ia hedhin fajin opozitës demokratike.

Koha kalon, por disa gjëra nuk ndryshojnë. Komentuesit e shumtë shkruajnë se monizmi po instalohet sërish në vend.

30 vite më parë, vetë Bejker u bëri thirrje shqiptarëve të linin pas mbeturinat e komunizmit e të vendosnin një rend të ri politik që do të pasqyronte respekt të plotë për të drejtat e njeriut, demokratizimin e qeverisë, median e lirë e pluraliste, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Me plot të drejtë, gazetari i njohur Elez Biberaj shkruan se të gjitha këto probleme ngjajnë kaq aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari24/06/2021 10:29

Duke lexuar shkrimin e z. Peka per retushimin e fotos nga ambasadorja amerikane lidhur me viziten e z. Bejker mu kujtuan dy ngjarje: 1. Ne 100 vjetorin e Pavaresise Kombetare, kuvendi i Shqiperise nen kujdesin e shoqes Xhozefine Tophalli organizoi nje fotoekspozite me figurat firmetare te shpalljes se pavaresise. Midis tyre mungonte nje figure e njohur nga Skrapari. Ky ishte deputeti i Skraparit VEIZ XHINDI (KOPACJA), propozues per shpalljen mbret te Shqiperise AHMET ZOGU. Kjo figure ishte retushuar nga rregjimi gjakatar i diktatorit. Por turp i madh per qeverisjen e PD qe askush nuk u kujtua per te. 2. Ne diten e vizites se z. Bejker une bashke me tre miq mesues ne shkollen e mesme Corovode shkuam te ndiqnim pritjen madheshtore qe iu be ketij burri te madh. Pas mbarimit te kesaj ceremonie u rikthyem ne shkolle gjithe kenaqesi mbas asaj qe pame dhe degjuam. Por humorin na i prishi nje kolegu yne anetar i PPSH. Ja si u shpreh ai: E cfare tha Bejkeri? Cfare dua te them me keto dy episode? Eshte ne turpin e amb. Amerikane shoqes Kimete te mundohet te tjetersoje historine. Do apo nuk do Kimetja apo cdokush tjeter DOKTOR BERISHA eshte dhe do te jete figura qendrore e Demokracise Shqiptare. Dhe duhet ta dije cdo amerikan qe proamerikanizmin e demokrateve ska force ne bote ta levize. Kujdes shoqja Kimete. Komunistet as e kane dashur dhe as kane per ta dashur ndonjehere AMERIKEN, kjo eshte e verteta absolute. Jane brockulla parrullat se mbi 90 perqind e shqiptareve e duan Ameriken.

Landi24/06/2021 06:14

Ne rastin me mire, kjo eshte injorantja e rastesishme, aksidentale e rradhes qe ben dem me naivitetin dhe paditurine historike shqiptare...

Ne rastin me te keq, kte e kane vu qellimisht, duke qene se pika me e forte e saj eshte injoranca

krasasi tp23/06/2021 14:10

Z.Peka, retushimi i fotove nuk më çudit. Koha e retushimit përcjell një mesazh. Enver Hoxha ua retushonte fotot ish bashkëpuntorëve të tij pasi i kishte hequr qafe më parë. Meqë na doli në 'shteg' Enver Hoxha, Znj.Kim unë mund ti shtoja edhe të ' vërtetat e mija ' nga tregimtar më moçëm nga unë. Në Konferencën e Parisit 1945, E.H vinte si pjesë e koalicionit antifashistë. dhe me detyra të 'plotësuara' për ta përfshirë Shqipërinë në sferën e ndikimit perëndimor. Tre të mëdhenjtë e botës e shtytën në lindje. Në vitin 1946 E.H veproi dhe plotësoi detyrat si lindonist . Qeni leh aty ku e lidhin. Në vitin 1987 Ramiz Alia preferoi por edhe u detyrua nga rrethanat e kohës, tu lutej dy të mëdhenjëve të botës SHBA dhe BE ta "parkonte' Shqipërinë në perëndim. Veproi dhe plotësoi kushtet me guxim dhe atdhetarizëm. Se çfarë ndryshoi dhe se si të mëdhenjtë e botës në bashkëpunim me 'elitën' e lanë Shqipërinë ,pas bishtit të botës ,unë mund t'ja bëj një analizë dhe t'ja rrëfej Znj.Kim. Por pjesën e luanit në këtë stopim dhe mos avancim të demokracisë e kanë aktorët dhe faktorët vendas. T'ua lesh topin në rrjetë aktorëve dhe faktorëve perëndimor është e pa mundur. Nuk na lejon Sistemi Var. Qefëmbeturve nga retushimi i historisë unë duhet tu shtoj se, nuk mjaftojnë fotografitë, as darkat, por veprimi demokratik. Siç ndodh në jetë. Dashuroesh, përfundon në martesë dhe pastaj divorcohesh. 'Nuk na u puqën karakteret', justifikohen shpesh çiftet kur ndahen, për mos ti bër publike shkaqet e vërteta të ndarjes. Por ndodh edhe ndryshe. Të retushuarët preferojnë ti bëjnë publike mosmarrëveshjet, me shpresë që t'ua lenë gjithë përgjegjësinë 'partneres'. Nuk mund ta them se kush është një zgjidhje e gabuar.
Se me siguri dikush do mendonte se "mirë gomari që na ngordhi, po nuk na lenë as mizat rehatë". Jemi në prag të parkimit në BE. Serbatorin me gaz e kanë mbushur të tjerët,çelsat i ka 'Ai i gjati', shpresa është që nga fund vitit ta ndez makinën, ti jap gaz, e të rrit shpejtësinë. Por po harroi timonin, duke qarë tepsinë që ja mbaruan të tijtë dhe komshinjtë, na hodhi në greminë.

Polici i ures se dajlanit23/06/2021 11:59

Saliu nuk duhet hequr nga historia ne asnje menyre sepse eshte shembulli me i mire se si komunistat ne shpirt mbijetojne si muti qe plluskon ne uje edhe ne demokraci te diktuar.

Korabi22/06/2021 20:46

Sa knaqsi.U kthyem dhe nje here ne monizem.Kinezja e dine mire retusdhimin .Ajo nuk ka asnje lidhe me demokracin Amerikane.Rrofre shoku Maoooo

Leonsio22/06/2021 18:02

Ambasasada e USA , njesoj si PPSH dikur qe retushonte fotot fuke hequr kudershtaret , fakt më i bukur dhe domethenes per kete ambasadore , nuk gjen ... edhe kete e bere ...

Shto koment

Denonco