Agron Duka si dhëndër i dasmës!

Agron Duka si dhëndër i dasmës!

Nga Agim Xhafka - 01/05/2021

Nuk e njoh fare Agron Dukën, as e kam takuar ndonjëherë dhe as kam rastisur të ndodhem pranë tij. Por nga larg e nga pak qëndrime të shfaqura, pata krijuar një ndjesi pozitive. Deri sa nisi fushata zgjedhore. Më pas u kuptua që do ishte ndryshe brenda grupit opozitar, qysh kur deklaroi se në zonën e Shijakut po lëvrinin banditët e ai do tërhiqej nga gara në se shteti nuk do i bënte zap.

M’u duk fiks si ata ushtarët “trima” që u nisën për të mbrojtur atdheun e sa hypën në makinën ushtarake pyetën zëdridhur komandantin, kush do na mbrojë ne, o zotëri?

E kjo parandjenjë më doli e saktë. Jo, sot kur Agron Duka uron qeverinë e bandave, por që në mëngjes të 26 prillit kur nr. 2 i zonës së Durrësit kishte fituar mandatin, ama në kuti kishte veç një grusht votash për të. Ngaqë nuk e donin? Ngaqë nuk pati mbështetje nga PD? Ngaqë ishte në zonë të panjohur? Apo ngaqë u shtri e fjeti gjumë një muaj komplet. U mbars mali, polli një...mi.

Dhe si për ta plotësuar këtë gravurë me plot njolla të zeza sot ky i mandatuar nga PD, me aq vota sa kujtdo i vjen turp t’i deklarojë, del publikisht dhe uron fitoren e Edi Ramës.

Një fitore ndertuar mbi plot pikëpyetje më e pakta dhe mbi shumë e shumë grabitje, shkelje ligji dhe përdorim të burimeve të shtetit ngado e kurdo.

Toni i falenderimit ishte kaq i lartë sa tani i mandatuari Agron Duka, pandeh se është dhëndri i dasmës, protagonisti i sebepit. Harroi që partiçka e tij kurrë nuk do e kishte bërë deputet, e sot e kësaj dite Agroni do pinte ndonjë gotë me Patozin apo do luante me të ndonjë dorë me letra.

Si për mos mjaftuar kaq hidhet dhe te e kaluara e thotë se Basha e pati menduar keq lënien e mandateve dhe gabim i madh mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale. Pra, Lulëzimi duhet të ikë.

Nëse kthehem sërish te ajo ndjesia e mirë që kam pasur për këtë njeri prisja që Agron Duka:

1-Të mos e pranonte mandatin e deputetit. I takon PD-së të thosh se unë kam mbledhur ca qindarka vota e me aq nuk bëhem dot përfaqësues i popullit. Ja ku e keni, gëzojeni!

2-Të falenderojë Lul Bashën për nr. 2 që i dhuroi në Durrës e t’i kërkojë ndjesë që nuk i solli vota siç i premtoi burrërisht e solemnisht.

3-Pastaj le të falenderojë sa të dojë Edi Ramën, Tualet Ramën, Gramoz Ramën dhe Kunat Ramën e të kërkojë prej tyre ç’të dojë. Që nga kuti vezësh e deri në ushqim pulash...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

emigrant03/05/2021 10:43

Kriza e madhe botërore financiaro-ekonomike e vitit 2008, që zgjati shumë, gjallëroi revanshizmin neokomunist, të kamufluar me emrin "socializëm".
Por nga ana tjetër , popujt e vendeve perëndimore e veçanërisht të vendeve lindore që patën provuar diktaturat komuniste, filluan të votojnë nacionalistët e të djathtës konservatore që kuqalashët e cilësojnë si të djathtë ekstreme.
Kulmin kjo përballje në Europë e pati me Brexitin e Britanisë, që e shkëputi këtë vend nga BE.
Nuk është e rastit që në vende si Hungaria, Çekia apo Polonia, që patën vuajtur e kishin po aq viktima sa nga nazizmi, aq edhe nga komunizmi stalinist, populli ka votuar të djathtën konservatore.
Në fakt e sipas një llogjike normale, duhet që kjo të kishte ndodhur së pari në Shqipëri.
Shqipëtarët ishin viktimat më të mëdha të diktaturës kriminale të modelit stalinist e që zgjati deri në fillim vitet 90.
Modelin stalinist vendet lindore komuniste e kishin hedhur poshtë që në fillim vitet 60.
Çuditërisht në Shqipëri ndonëse krijohen me dhjetra "parti të reja", ato janë vetëm të majta.
Po si nuk doli një parti e djathtë shqiptare e modeleve të Europës, si perëndimore ashtu edhe asaj lindore ?
Diktatura enveriste zhduku me themel jo vetëm pronën private, por e fshihu nga ndërgjegja e njerëzve edhe nocionin e pronës.
Kjo ishte arsyeja që si përmbysja e sistemit diktatorial enverist, edhe kundërrevolucioni revanshist komunist i 97-tës, u shoqëruan me shkatërime të mëdha të pronave , si ato shtetërore (publike), ashtu edhe ato private.
Shkatërimin përfundimtar ekonomisë së Shqipërisë ja solli në këto 8 vitet e fundit, sekti majtist i së ashtuquajturës "rilindje", të dirigjuar nga një piktor e sportist mediokër e politikan jo vetëm mediokër por edhe me mangësi psiqike e morale.
Shqipërisë nga cilësimi si vendi më i varfër e i izoluar në botë siç e katandisi Enveri, ju shtua edhe cilësimi si vendi i krimit të trafiqeve të drogës e prostitucionit e korrupsionit masiv shtetëror edverist.
Biznesmenë si Dako, Koka, Duka etj.. të zonës së Durrësit , janë produkt i së ashtuquajturës "Shoqëri e lirë" të Georg Sorosit

lala02/05/2021 09:39

O GIMO ! PO GON DUKA KA QENE ANTAR I KONGRESIT TE 10 TE PPSH APO KONGRESIT TE VAZHQIMESISE. KY OSHT GABIM I PD QE VAZHDON TE FURNIZOJE RAMEN ME DEPUTET SPIJUNA.

Daj Jaku01/05/2021 21:05

Agron Duka e Lef Koka janë një. Tashmë di marrë tendera me thasë me PS. Këto janë gafat e pafalëshme të Lulit të cilat duhet ti paguajë. Dukën duhej ta vinte të dhjetin që të thyente herësin po desh të bëhej dhjeputet, Me veprimet e Lulit disa deputetë i mori Rama, Agron duka i pari me parti të blerë. Me këtë sjellje Lulin do ta kemi shef me rrogë të opoziçkës deri në vitin 2050 duke thirrur me dy gishtat lart: “Zaho ik”.

Nardi01/05/2021 18:34

Epo motren ku ta kesh o Lulezim Basha dhe thone pastaj pse duhet te dorehiqet nga drejtimi i PD -se

Kot fare01/05/2021 18:16

O syri,
Problem I madh Luli edhe per ju ......
Po nuk ka nevoje o te uruar te shani kedo qe flet. Ky miku pensionist, se pari te gezohet, se nuk ja ulin pensionin... Por mujeres me fabulen qe ka ngritur ky miku , se I them I ne :Kush e hedh sh... perpjete I bie ne fytyre.Te luash karten e moralit dhe numrave per Agron Duken jam dakord.... Po nese perdor te njejtin meter per Lulin, ku dalim?......

noli01/05/2021 17:52

Duka nje pleher qe perfaqeson vetem plehra, glasa pulash.

Shqiptari01/05/2021 17:32

Agronin e dija babaxhan burre po eshte babakar burre

Shqiptari01/05/2021 17:18

BRAVO AGIM! KE QENE, JE DHE DO TE MBETESH SHQIPTAR I MADH! JO THJESHT NJE NJERI I MADH! KJO PERIUDHE KOLERASH ME TE VERTETE E TREGOI DHE I NXORI MBI UJE FEKALET E KOMBIT QE TI SHIKOJNE DHE TI NJOHIN TE GJITHE!
LUFTA PER LIRI DHE DEMOKRACI VAZHDON DHE DO TE VAZHDOJE PAFUNDESISHT DERI NE TRIUMFIN E DEMOKRACISE JO VETEM NE SHQIPERI POR NE TE GJITHE BOTEN E QELBUR KU PO JETOJME, NE EVROPE DHE NE SHBA!

Messi 01/05/2021 17:17

O shoku Agron, e ke gabim nese mendon se bandat leviznin azat! Shteti bande, i kishte nen kontroll te plote bandat dhe jo vetem bandat, po dhe njerezit pa bythe si puna jote, legen!

t01/05/2021 16:13

Duka katundar shijaku ka qene e katumdar shijaku do mbetet ne kuptimin e plote te kesaj fjale.Dmth sipas ketij qurraveci zgjedhjet paskan qene te rregullta dhe kot qahet Pd.
Mut ke qene ,mut jer,mut do jesh.

Kosta01/05/2021 16:11

Agron Duka, ka dhene prova perdrepolitike dhe kjo me habit se si PD e pranoi dhe i dha mundesine absolute per te mare mandatin....e kerkoi kete vende te sigurte qe te kishte te gjitha mundesite per te kerkuar nga te vetet e tije dhe te kuneterve te tije qe te mos votonin PD por te votonin Ramen....tani per tani, ky mendom duket jo i drejte por shpejte do ta kuptoni se Duka dhe Duket nuk tradhetojne vec njehere....e kane ves tradhetine dhe mosmirnjohjen....

krasasi tp01/05/2021 15:11

Z.Xhafka, nr 2 i PD në Durrës Z.Duka nuk u vendos pa qëllim. Z.Duka nuk kish pse të mblidhte vota më shumë, pasi influencat e tyre në Durrës do shkonin te kunati, ortak me Z.Rama. Z.Duka nuk ka se si mos ti njof zgjedhjet dhe as mos ta falënderoi Z.Rama paraprakisht, pasi ujditë janë arritur. Z.Duka në parlamentin e Ri do jetë KRYEPARLAMENTAR. Si Durrsak me origjinë nga Tepelena, si bizesmen i suksesshëm,por edhe si burrë i mirë. Te Z.Duka ndërlidhen edhe Z.Rama edhe Z.Basha edhe Znj. Monika edhe ata që kanë ikur nga politika edhe ata rishtarët.

Gj 01/05/2021 15:10

cfar do mbroj ai fat lum votat na u vodhen na u blen gjithandej me tha sot nje zydh nga elbasani ju benin presjon vezhgusive te PD qe te mos shifnin cfar po bejn ps se per ndryshe jua fim shtepin dhe biznesin ,ky qe kercenim ndaj vezgusive te pd.ok

Shto koment

Denonco