Haberet e Boratit: Pse është i pakënaqur Borati?!

Haberet e Boratit: Pse është i pakënaqur Borati?!

Nga Erion Dasho - 22/02/2021

Sot Borati deklaroi se ai “është i pakënaquri më i madh” me sistemin tonë shëndetësor. I nxitur nga kjo deklaratë për të analizuar të kënaqurit dhe të pakënaqurit me këtë biçim sistemi, le t’i hedhim një sy tre vendeve të para në “Hit Parade 2020" të shëndetësisë shqiptare.

TË KËNAQURIT:

1. Në vend të parë qëndrojnë oligarkët e koncesioneve. Tetë vitet e qeverisjes së Boratit kanë qenë një parajsë për shumë prej tyre. Dhjetëra milionë euro kanë “rënë nga qielli” në xhepat e tyre, fonde që mund të kishin financuar institucionet e sektorit shëndetësor publik dhe të kishin përmirësuar sado pak cilësinë e kujdesit në të. Mbi të gjitha, gjatë palo-qeverisjes së Boratit oligarkët i ndjenë lezetin sistemit shëndetësor dhe do të jetë shumë e vështirë të largohen prej tij.

2. Në vend të dytë qëndrojnë pronarët e firmave farmaceutike dhe të pajisjeve mjeksore. Viti 2020 ishte viti i tenderave të fshehtë, i marrëveshjeve okulte dhe i çmimeve të fryra. Besohet se fitimet e një grushti pronarësh firmash i kanë kaluar me mbi 100 milionë euro fitimet e zakonshme vjetore.

3. Në vend të tretë qëndrojnë disa prej “heronjve” të Boratit. Të përfolur për marrje zarfash të fryrë për çdo shtrim në spital, për përqindje nga recetat milionëshe me remdesivirin aspak të nevojshëm dhe deri në pagesa prej mijëra euro për çdo pacient të referuar në Turqi, “heronjtë” nuk kanë bërë zë kur si kukulla të një teatri absurd janë detyruar të hanë karamelet e krishtlindjeve apo të marrin pjesë në farsën e vaksinimit!

Ndërkohë në background dhe me një pikëpyetje të madhe është i gjithë enturazhi i Boratit që drejton sistemin shëndetësor. Kushdo që e di se si funksionojnë punët në Shqipëri, pyet me të drejtë: Këta oligarkë, pronarë firmash dhe mjekë mantelzinj a kanë mundësi t'i gëzojnë të vetëm milionat e fituara?!

TË PAKËNAQURIT:

1. Në vend të parë janë ata që u larguan nga jeta dhe familjarët e tyre. Rreth 5,700 vdekje shtesë shënoi Shqipëria në vitin 2020. Pjesa më e madhe e tyre në shtëpi pa kujdes shëndetësor, një skenar që ndodh vetëm në vendet e varfra afrikane. Pjesa më e madhe e këtyre 5,700 personave do të ishte gjallë sot në se nuk do të kishte fatkeqësinë të jetonte në vendin e qeverisur prej Boratit.

2. Në vend të dytë janë gjithë të prekurit nga COVID-i dhe familjarët e tyre. Ata që patën fatin e mirë ta kalonin sëmundjen pa komplikacione dhe humbje jete, nuk mund të harrojnë vuajtjen, ankthin, sorollatjet dhe shpenzimet katastrofike. Faturat prej dhjetëra mijëra euro për kurim në Turqi dhe spitalet private, apo disa mijëra euro për trajtim në shtëpi i kanë lënë shqiptarët sot më të varfër dhe më të pasigurt.

3. Në vend të tretë janë mijëra mjekët dhe infermierët që nuk janë “heronj” as “personalitete”. Disa dhjetëra prej tyre humbën jetën. Të tjerë u përballën me sëmundjen pa pajisje mbrojtëse, pa teste, pa protokolle, të patrajnuar, apo si e kam quajtur, të dërguar në luftë me pushkë me gjalm. Pjesa më e madhe e tyre nuk mori as shpërblimin e vendosur prej 1 mijë euro duke nënvlerësuar dhe nëpërkëmbur sakrificën e tyre.

Për t’u kthyer tek Borati!

Në fakt Borati ka arsye për të qenë i pakënaqur. Borati e di se çfarë mënxyre i ka shkaktuar sistemit shëndetësor ai së bashku me qehallarët dhe puthadorët e tij!

Borati e di se spitalet janë lyer dhe oborret e spitaleve janë mbjellë me bar, por kujdesi në to është mizerabël! Prandaj gjatë 2020-ës vdiqën 5,700 shqiptarë më tepër! Prandaj mbi 50% e vdekjeve të deklaruara nga COVID-i janë nën moshën 70 vjeç, shifër kjo që në Europë është rreth 10% apo më pak! Prandaj pothuajse çdo pacient që intubohet në spitalet publike humb jetën!

Mbi të gjitha Borati dhe boratët ndoshta e kanë kuptuar se tragjedi të tilla nuk kalohen me fjalë dhe deklarata boshe. Në një sistem drejtësie të pavarur ingranazhet e “pushtetit të tretë” do të kërkojnë përgjegjësi ligjore për mijëra jetët e humbura dhe për dhjetëra milionë eurot e shpërdoruara. Ky mund të jetë në fakt edhe makthi më i madh i Boratit të cilin ai e quan “pakënaqësi”.

Të presim e të shohim...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nje qytetar qe po plas.22/02/2021 22:02

Ju te syrit keni kujdes. Borati ka marre vesh se ju i perdorni emrin ne reference te nje psikopati egomaniakal me nuanca te fuqishme skizofrenie dhe hajvanlleku natyral. Atij i ka mbetur hatri shume, eshte ofenduar dhe do t'ju padise ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne Hage.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet22/02/2021 20:18

HEU, LAJMET E BORATIT; EU, AJMET E HORRGATIT; PSE ËSHTË I PAKËNAQUR BORATI
DHE BORATET; PËRSE RËSHTË I CAKPLAQUR HORGATI EDHE HORRGATËT; PËRSE,QE
PSE: VDEKJA E POPULLIT PA ILAQE NGA EPIDEMIA KORONA VIRUSI; PREKJA E ROKU-
LLIT NA I PLAQE,VRAR GREPIGREMIA HORRONA KRIMUSI; PAKËNAQËSIA E ATYRE QË VUAJTËN TË ZITË E ULLIRIT,MËMXI SHPETUAN PA VDEKUR,FALËZOTIT TË MADHERIE;
SHUAJTEN PRITË TRULLIRIT O NËMZI SHKRETUAN NA PREKUR DALËMOTIT ARBËRIE!
OUH, PUSHTETARI GRER PUSHTET; AHIII, KUSHTEVRARI VRER KUSHTET; ËËËH O,PËR
MOSKUJDES NDAJ STAFIT MJEKË MJEKSORE EDHE FURNIZIMI I ILAQEVË;SOSKUJTES
NDAJ SHKAFIT HJEKË HJEKZORE DHE,KURRNIKRIMI I HILEAQEVË; OUUU, KUKE ZENË,
DUKE THENË: PORSI BISHA KANIBALË;HORZI HISHA TRANDIVALË:-AUH, LE TË VDESIN
TË TERË; QE TË MBESIN TË GJERË; MBETËM VUNË QE KANDILJE ZGARË KRISI;AUH O,
VETËM UNË ME FAMILJE FARËFISI; AHIII,MBARË PLISI!!.REFUGJAT I LUFTËS MANI,USA.

Shto koment

Denonco