Kur Kryeministri i Shqipërisë sillet si hajdut vaksinash!

Kur Kryeministri i Shqipërisë sillet si hajdut vaksinash!

Nga Kim Mehmeti - 12/01/2021

Piktori i siguroi Shqipërisë rreth një mijë vaksina. Dhe do meritonte lëvdata edhe sikur të siguronte edhe një të vetme, e jo kaq sa papritur erdhën në Tiranë. 

Por ai nuk tregoi as ku i mori, as kush ia solli. Me çka edhe njëherë e përbuzi vendin që drejton duke e shpërfaqur Shqipëria si shtet ku pushtetarët mund të blejnë vaksina edhe nga ndonjë grup hajdutësh, e për këtë të mos i japin llogari askujt dhe asgjë të mos i tregojnë popullit të vet.

Pompozitetit me të cilin u përcoll vaksinimi i Kryeministrit dhe e disa mjekëve, edhe një herë tregoi atë që dihet: pushtetarët e ‘Rilindjes’ nuk e ndjejnë veten si ‘argat’ të paguar të popullit, por si bamirës të tij, të cilët me strajcë mbi shpinë, bredhin nëpër botë dhe mbledhin lëmosh për viset nga vijnë?!

Sidoqoftë mbetet e vërteta se edhe një Kosovë, me një qeveri jo legjitime, pa zhurme e pompozitet, ka siguruar afër dy milion vaksina.

Edhe pushtetarët e një Maqedonie me shumë halle, ashtu siç u takon ‘shërbëtorëve’ të popullit, pa zhurmë e pa shumë lëvdata, arritën të sigurojnë rreth një milion vaksina.

Tani shtohet një pyetje e logjikshme, të cilës do duhej t’i përgjigjemi të gjithë ne shqiptarët, bashkërisht: si është e mundur që një Shqipëri, me mbi një shekull përvojë shtetformuese, pra si është e mundur që mëmëdheu ynë, ku jeton pjesa më e arsimuar e popullit tonë, edhe pas rënies së Xhaxhit Enver, të prodhojë e të durojë burrështetas të cilët popullin e konsiderojnë si një kope budallenjsh që lehtë mund ta gënjesh e manipulosh?!

Pra shqiptaria duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes: si është e mundur që kjo shqiptari të jetë aq e pandërgjegjshme dhe e pandjeshme ndaj fatit të vet kolektiv, sa atë ta lë në duart e burrështetasve të cilët, edhe kur vendin e vet e ‘hanë’ nëpër restorantet më të shtrenjtë të botës, dehen e jargaviten duke ngritur dolli në emër të pajtimit të Athinës me Ankaranë!?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet12/01/2021 23:03

HEU,KUR KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË SILLET SI HAJDUT VAKSINASH;RFEU,ZGUR
FRYEKRIMISTRI I SHKIPËRISË TRILLET SI HAJDUT VAKSINASH;EU,PO POSHTË Q'KE
RËNË MOJ MJERA SHQIPTARI;OH,RROSHKË NGRE KRENË OJ,DJERA SHKRIPKAVRI;
PUSHTETARËT TUAJ,KUSHTETFARËT T'HUAJ;STRAJCËN MBI KRAH,SI JEVG GABEL
KAPTATESH;QË PRAJCË GRI RRAH PREK KANGJEL TRAKTATESH;SI LYPSAR BOTË,
SI GËRRYSAR KOTE,SQOTË;DUKE BERË TREGTI,KËRDI,GËRDI;ME SHITJE,SHKITJE,
TË PASURISË,TRASHËGIMISË,DASHURISË,HAMSHURISË;DUKE LUAJTUR ME FATIN
TË NGRATIN,ME SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARISË;O SHËNDVENDIN,RENDIN,
QE SHKRIPKAVRRISË;GJËJA DUKE MARRË ILAQE NGA ARMIQËT SHEKULLORË;PREJA
KUKE ZARRË HILAQE,SI PËR PAQE,PLAQE;O,DUKE MOS TRERGUAR,AS MOS BESUAR,
SE A JANË VAKSINA KUNDËR EPIDEMISË VDEKJEPRURSE;APO,JANË FRAKZINA OUUH
THUNDËR EPIGREMISË PREKJEPRURSE;AHIII,PËR ÇFARROSJE,ÇRRANOSJE;LOKALË,
GLOBALË,KOBVALË,KORBALË;TERË SHKRIPKAVRRISË;AHIII,TË MJERË SHQIPTARISË!!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco