Thikë e re pas shpine e Zografit bis ndaj Kosovës

Thikë e re pas shpine e Zografit bis ndaj Kosovës

Nga Sali Berisha - 10/11/2020

Miq, Edvin Kristaq Zografi Bis, argati i Beogradit zgjodhi për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, ditën e hapjes së gjyqit në Hagë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish- kryetarëve të parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, ky i fundit ish-kryetar i PDK dhe ish- ministrit e deputetit, Rexhep Selimi.

Ky akt është mirëfilltas një thikë e re e këtij besëpreri në shpinën e Kosovës.

Kjo jo sepse ai nënshkroi një marrëveshje për lëvizjen me letër njoftimi me Serbinë sepse marrëveshje të tilla Shqipëria ka firmosur vite më parë me të gjitha vendet e rajonit.

Por marrëveshja e firmosur dje ishte thike pas shpine për Kosovën dhe shërbim i veçantë ndaj padronit të tij Vuçiç, sepse tashmë është e qarte si kristali se çdo gjë që u tha dje në sallën e gjyqit nga akuza ishte një refren i përsëritur 20 vite me radhë nga Beogradi kundër UÇK-së dhe udhëheqjes saj.

Marrëveshja e djeshme ishte thike pas shpine për Kosovën pasi argati i Beogradit zgjodhi pikërisht kohen kur po silleshin me hekura në duar në sallën e Gjykatës Speciale ish udhëheqësit më të lartë të Kosovës në Hagë për ti thënë botës se, Tirana dhe Beogradi me Ramën dhe Vuçiç, me marrëveshjen që firmosën dje, ndjehen mirë me zhvillimet dhe aktakuzën e paraqitur në Hagë, të cilën mbarë bota e ka dëgjuar të përsëritet qindra herë nga Beogradi.

Duke përfunduar, dënoj me forcën më të madhe thikën e radhës pas shpinës së Kosovës nga argati i Beogradit në Tiranë, Edvin Kristaq Zografi dhe e garantoj këtë tradhtar se për aktet e tij së shpejti do të varet në shtyllën e turpit të historisë së kombit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet11/11/2020 20:02

HEU,THIKË PAS SHPINE E ZOGRAFIT BIS NDAJ KOSOVËS;EU,FRKË QAS SHKINËS
QE HORGRAFIT PIS VAJ HORRPROVËS!!.
PLANI OR KLANI,RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVË;PUSO VËRBO TUGOSHKAVË;
ME POROSIRA,KE HORRORZIRA;SOLLI
OR POLLI;NJË SI BISHË KARPATIANE;GRIE SI ISHË TRAKTATZIANE;KOLONISTË SHI,
NË TROLLIN ILIRO MBARË SHQIPTARISË;
SHQIPTARI NËN PRESIONE,ZËR TENSIONE;SHI,HUMANITARE,TI LUMJA SHQIPTARE;
DUKE NDERUAR,TENTUAR;ARDHACAKUN,
GARDHALAKUN,ME RESPEKTUAR;KUR AI,SI KOLONISTI,HORRORPISTI;O,PAK PARA SE
ME VDEK,THARË GARA QË QE PREK;TEK
E THIRRI,ZO E SHQIRRI,FQIUN SHQIPTAR,QË TË IA DHUROJË OUH,NJË DHURATË SE
TERË KOHËN E FQINJËSISË SË MIRË,OH,
VRER MOHËN E FLLIQËSISË SË NXIRË;E KISHTE RUAJTUR DHURATËN,TË NGRATËN,
PËR NJË MOMENT TË NXIRË,PËR TË IA
DHURUAR,DHE PËR TA NGURUAR;TERË FAMILJEN;OU,DHE,PËR T'IA OKUPUAR TERË
TROJET,HOJET,PELLAZGO ILIRO OUUH,
MBARË SHQIPTARINË;DHE,PO I THOTË:URDHËRO DHE MERRË DHURTAËN OUH,NËN
JASTAK;KUR E SHPALIOJË JASTAKUN,QË
SHKALLOJË ATAKUN;SI DHURATË,KUNGATË,NJË THIKË ME DY TEHË,SI SHTRIGË OR,
PËR TY PREHË,DEHË;QË VETË HORRSE
TERSTRESË,ME SERVILË,DEBILË,STERILË;PËR TA THERRUR,HERRUR AHIII,TË TERË
SHQIPTARINË,SHKRIPKAVRRINË;A,DUKE
MONTUAR,TRONTRUAR,GJËJA,PREJA;SE E THERRI,HERRI,QE FERRI;HORRE TERRI,
SHQIPTARI SHQIPTARIN OH,JO NGA
SHKAPLASJA,POR NGA VËLLAVRSJA;GJËJA S'EKZISTON KOMBI ILIRO SHQIPTARIA;
FERRZIHON KOBI SERBOSHTIPKAGRIA!!.
MANI,USA.

Shto koment

Denonco