‘Menaxheri i Surrelit’ përgatit ekspozitën e re të zhgarravinave

‘Menaxheri i Surrelit’ përgatit ekspozitën e re të zhgarravinave

Nga Kastriot Islami - 11/10/2020

1. Sot pasi mbaroi të gjithë ‘pikturat’ e zhgarravitura sipas porosive 6-mujore për menaxhimin e pandemisë, ‘menaxheri i Surrelit’ filloi me urdhërat gojorë… :Të gjithë me MASKA…Kudo më MASKA!...Kurdoherë me MASKA! Pa MASKA – GJOBITJE E BURGOSJE!

2. Marrëzia e radhës për qytetarët e varfër sepse shumica që janë në e nën pragun e varfërisë dhe janë realisht më të ekspozuarit nga COVID-19 e kanë të pamundur të përballojnë financiarisht këtë masë ekstreme…

3. Të gjithë vendet e tjera e kanë marrë së pari prej kohësh këtë masë, por ato janë shoqëruar me mbështetje financiare për grupet e brishta nga këndvështrimi social, të varfërit, pensionistët, të sëmurët kronikë…

4. Kjo masë ekstreme që ngjason me urdhrat e marrë për izolimin që shkatërroi ekonominë dhe që qeveria e paaftë tentoi ta zbatonte me metoda policore… Duke dhunuar në ekstrem të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha duke mos qenë aspak efikase në menaxhimin e pandemisë. Gjë që u vulos me studimin e Forbes që e klasifikoi qeverinë shqiptare të fundit në Europë për efikasitetin e masave qeveritare për menaxhimin e pandemisë…

5. Zhgarravinat gjatë pandemisë janë kurbat e ndërtuara sipas urdhrave nga Surreli të bazuara në halucinacionet e ‘menaxherit të Surrelit’...Kjo ekspozitë e re duket po përgatitet të hapet me paratë e shqiptarëve të varfër në kryeqytetet e Europës dhe qytetet kryesore të disa shteteve të SHBA.

6. Këtë radhë po mendohet duket që kjo ekspozitë zhgarravinash ti dërgohet edhe bordit të Çmimit Nobel në Suedi… Kjo ekspozitë në formën e librit ‘Zhgarravinat e Shekullit’ ka për synim fitimin nga autori i saj të çmimit ‘Menaxheri më i aftë në planet’ i të gjithë kohërave…

7. Kopje të këtij botimi do ti dërgohen të gjithë Virusologëve të planetit dhe instituteve shkencore në SHBA, Angli, Francë, Gjermani, Japoni, e kudo ku kryhen kërkime shkencore për të kuptuar sjelljen e SARS-CoV-2 sepse këto zhgarravina gjeniale zotërojnë informacionin e e një mendjeje të çoroditur për të kuptuar sjelljet e virusit të ‘çmendur’ që është cilësuar si një ‘armik i padukshëm’… Mos u habisni nga gjenealiteti i përmbajtjes së këtyre ‘pikturave’…! Për më tepër që ato vijnë nga mëndja e një gjeniu të madh i një vendi të vogël…!

8. Libri për të goditur që me pamjen e parë do të ketë në kopertinë ‘zhgarravinën’ e përhapjes ditore të virusit në Shqipëri në periudhën 16 mars-15 maj 2020 kur jepeshin urdhrat ditorë policorë nga Surreli për izolimin e plotë të shqiptarëve. Zhagravina që me siguri do të habisin të gjithë globin….

9. Në kopertinë s’do të ketë emër të autorit por vetëm titullin ‘Menaxheri i madh i Surrelit’…Ngjyrat janë zgjedhur goditëse dhe janë përcaktuar nga humori ditor dhe dëshirat për veshjet ditore të menaxherit të Surrelit…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco