Qeveria e paska një sukses plot aromë

Qeveria e paska një sukses plot aromë

Nga Agim Xhafka - 06/10/2020

Na ndodh shpesh që kur shfaqim mosbesim ndaj qeverisjes miq e shokë të na thonë:

-Pse kaq pesimist? Ka dhe gjëra të mira.

E kur kërkon prej tyre ato pozitivet, heshtin, ngrenë supet, mbyllin bisedën:

-Po gërmo, o njeri, se do gjesh!

Duket pak çudi që pas afro 8 vjet drejtim të vendit nga Rama të mos zbulosh diçka të mirë. Vret mendjen e të vjen lajmi i borxhit të frikshëm. Plot 7 miliard euro ka marrë veç Rilindja, ua ka ngarkuar në kurriz shqiptarëve.

Pastaj truri rend tek emigrimi masiv. Rinia në vargje dhimbjesh largohet. Le pas mall, lot e një vend pa shpresë.

Kur sytë njomen nga lëndimi kujtohesh për koncesionet e pafund. Çdo gjë iu dha oligarkëve. Kanë ngelur tani veç martesat e njerëzve pa u koncesionuar.

Nuk do jetë çudi që do t’i ngarkohet ndonjë kompanie mblesëria e njerëzve. E kështu atdheu rënkon nga vjedhjet, rrjepjet dhe rrëmbimi i pasurive natyrore.

-Flisni për ndonjë të mirë të kësaj qeverie, - të thonë sërish.

-Po më trego pra vetëm një e do e mësoj përmendësh, - zotohesh.

Pret e pret e askush nuk ta thotë. Se nuk ka, nuk gjendet. Ama deri dje nuk gjendej. Se sot, bash Calja, shoku im i ngushtë, ma tha.

-Shënoje e mbaje mend, - më bërtiti. - Kjo qeveri ia ka arritur të shtojë prurjet e Lanës. Madje e ka shumëfishuar atë. Nga që nuk ka reshtur së dhëni leje për ndërtim kullash e pallatesh ia ka arritur të dyfishojë bythët e banorëve që e lëshojnë drejt e në Lanë.

Nuk fola. Heshta. Shoku më kapi gafil.

Qeveria jonë punëmbaruar e paska një arritje. Të dukshme me sy dhe të ‘prekshme’ me hundë. Ia ka arritur të shtojë prodhimin e mutit në lumin qendror të Tiranës.

Nuk do e harroj,e ngulita thellë në tru dhe do e përsëris çdo ditë.

Qeveri, më fal! E paske një sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet06/10/2020 22:22

QEVERIA PASKA NJË SUKSES ,PLOT AROMË;NEVERIA QASKA ZIJE CUNGPRES,SKLOT
RA KOMË;MBYLLJE KANALIZIMI,NDRYDHJE BANALIZIMI;AH,DUKE TEPTISUR MBI TOKË;
ËH,KUKE FERRTISUR GRI PRROKË,KRROKË;DUKE NA TËRBUAR ERA E NDYTËSIRAVE
KRUKE NA GJËRBUAR VLERA E FYTËNXIRAVE;DUKE NA ZENË FRYMEN FRYMARRJEN;
KUKE NA RENË KRYMËN FRYVARRJEN;A,TËRBIMI TERBON,LARG ME LARG;A MERGIMI
MËRGON,VARG DHE VARG;DUKE NA GËRDITUR TROJET TONA,STËRGJYSHORE;KUKE NA BEZDITUR PLOJET ZONA,VRERKLYSHORE;PËR HATËR ZENË PARTISË,KËTE VATËR
LENË TRADHTISË;SE PAK U DUKËN,QË NA ZHDUKËN,MBI 80% PORSE,HORRSE;DO NA
KËRKOJNË,PO NA TENTOJNË;TË NA ELEMINOJNË;100% VËLLAZËRO RIHIRO OH,FARË
SHKRIPKAVRRISË;AHIII,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË;HEEEJ ORE,A DËGJON
A VEZHGON;NA THËRRASIN TË NËNDË COPAT E SHTATIT TË KOMBIT;OH,NA PLËCASIN
ZË RËNDË KOPAT T'KOBIT,ROBIT;DUKE MBËRTHYER PADREJTËSINË,DUKE SHPËRTH-
-YER VRARË KREJTZINË;LËKUNDJE TËRMETI,TERMUNDJE FERTRETI;TIME FLAKË OJ,
SHTIGA MË LIGA PLAKË;KRIME FALKE,MË LIGA,SHLLIGA,SHLAKË;ZJARRI E TIMI;VARRI
E KRIMI;DUKE DJEGUR,KUKE HJEKUR,VDEKUR;ANËMBANË,DRANËMDRANË;OJ ZANË;
FLAKA FLAKADANE,SHLAKA SHLAKALANE;OOOJ,DARDANE;SHKABANE,SHKABA,MOJ,
DYKRENARE;BABA OOOJ,SYDRENARE;KTHIMI I KRENARISË,SHKRIPKAVRRIA;ZGJIMI I
DRENARISË,SHQIPTARIA;PËR RIKTHIMIN,TERË RIZGJIMIN;SI PËRJETËMOT EDHE SOT
NA GJEGJI ZOTI N'TANDEMA KËTI DHEU;GJERGJI KASTRIOTI MË ADEMA SKËNDRBEU
PËRGJEGJA NË TANDEMA:GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;OUUUH HEEEJ;
GJERGJA MË ADEMA!!.TË FALA NGA MANI,USA.

Arditi06/10/2020 19:29

O skender.... nuk eshte 30 vjer mizerje... por po te jete 30 vjet mizerje tani eshte katastrofe... pra te jemi me te sakte se kete teze qe gjithcka ka qene njelloj keq dhe te gjithe jane njelloj e ka perhapur Rama. Pas kesaj ai shton meqe jemi te gjithe njelloj ne pushtet po qendroj vete se une nuk jam me i miri por me te mire se une nuk ka... fajin ka emer konkret. ne 2013 e kishte fajin saliu. Tani fajin e ka edvini, po thuaje o skender se kjo eshte e verteta. ne 2013 te gjithe thonin te largohet saliu. Kurse tani nuk ke guximin dhe burrerine te thuash te iki edvini por thua se te gjithe kane qene dhe jane njelloj prandaj te qendroje perversi edvin. hajduti edvin. mashtruesi edvin. shoku i ngushte i krimineleve edvin. po thuaji o skender te gjitha keto qe te jeshe i besueshem. po nuk ta mban ti thuash as kur shkruan me pseudonim o skender.. Se mos te njeh elisa dhe te tjerret skendergej se skenderbej eshte ai tjetri. pserse e ben pis veten per te mbrojtur nje kryeminister te zgjedhur nga aleanca e qelbesirave dhe qe akuzuar babane e tij dhe per jemen nuk gjen dot fjale as per ta percjelle por vecse kopjon edhe kur nena meriton fjale zemre. dhe ti o skender e mbeshtet nje monster si ky. turp.

skenderi06/10/2020 17:56

o zoti Agim , po kemi 30 vjet me qeverisje mizerje me statistika mjerane ,...ankesat tona per emra te pervecem nuk kane fund, eshte lajthitje jona si kallaballek apo fajin e ka gjithmone ujku, .....se une mendoj se neqofte se une jam hallexhi dhe i trashe , nje i trete do me thote po fene ta luajne se kane gjetur,......situata eshte per te qare por dhe per te qeshur

Shto koment

Denonco