Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Rama një peshqesh për Lukashenkon? E pabesueshme por e vërtetë!

Rama një peshqesh për Lukashenkon? E pabesueshme por e vërtetë!

Nga Genc Pollo - 18/09/2020

Dje pasdite kryeministri Edi Rama duke folur në një video-konferencë me Komisionin e Helsinkit në ShBA në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së, deklaroi se në Bjellorusi hapi i parë që duhej të ndërmerrej ishte diskutimi midis partisë së Lukashenkos dhe opozitës demokratike për një reformë zgjedhore e cila duhej të zhvillohej e të përmbyllej me konsensus.

Pak orë më vonë, zëdhënësja e OSBE/ODIHR-it, Katya Andruzsz i deklaroi meidas se ‘ne jemi gati të vazhdojmë të mbështesim Këshillin (Politik), po presim të marrim prej tij detaje mbi çështjet që po trajton dhe mënyrën se si ne mund të ndihmojmë konkretisht. Si gjithmonë në jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë për përmbushjen e rekomandimeve elektorale të ODIHRit’.

Këshillën e OSBE-ODIHRit në Këshillin Politik e ka refuzuar vetëm Rama e partia e tij. Imagjinoni sikur fatkeqësisht ai të luajë kokëfortin e t'i mbyllë derën OSBE-së. Imagjinoni edhe sikur Lukashenko t'i thërresë mendjes e të pranojë vizitën e OSBE-së, madje të kryetarit të radhës dhe pasi dëgjon me vëmendje propozimet e radhës del me të para mediave dhe u thotë; ‘Shihni kë më kanë dërguar të më sugjerojë dialog e konsensus me opozitën. Këtë tipin që prishi me dorën e vet konsensusin dhe që nuk pyeti për këshillën e ODIHRit. A doni provë të gjallë se Europa e ShBA janë hipokritë? Ja ku e keni!!’

Mbase Lukashenko nuk denjon vetë të shfaqet me Ramën dhe ja delegon këtë teatër ministrit të tij të jashtëm. Mbase i pjell mendja ndonjë skenar tjetër.

Ku i dihet! Por kjo është anësore. Sikletosja që Rama i ka shkaktuar shteteve që parvjet  përkrahën kandidimin e Shqipërisë si kryetare e radhës për vitin 2020 u duket hapur teksa e përmendin nga halli kryetarin e radhës që u ngeli në prehër dhe si rrugëdalje shikojnë avancimin me ministren e jashtme suedeze e cila e merr funksionin në 1 janar 2021.

*Ish-ministër e ish-deputet

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp18/09/2020 16:16

Sa më shumë ta "godisni" Ju dhe disa të tjerë Edi Ramën, aq më shumë rritet "Naltgjatësia e Tij", dhe sa më shumë të dali 'bishti para sqeparit', aq më shumë të djathtët vënë kujen për Sali Berishën.

Shto koment

Denonco