Nuk janë të gjitha mëkatet të Besa Shahinit!

Nuk janë të gjitha mëkatet të Besa Shahinit!

Nga Enver Bytyçi - 15/09/2020

Ministrja e Arsimit , Besa Shahini, deklaroi se do të largohet nga detyra e ministres, madje dhe nga politika e nga Shqipëria. Iu vërsulën me njëmijë e një sharje, batuta, tallje dhe nuk lane gjë pa i thënë Besës, dhe ndoshta jo pa hak. Por dy aspekte më duhet t’i ve në dukje: Së pari, kjo sjellje më kujtoi diktatorin Hoxha, i cili kur ishte në krizë hiqte kokat e miqve të tij pasi i kishte përdorur. E në këtë rast me mijëra njerëz ushqenin iluzionin se Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadir Hazbiu e të tjera koka të prera ishin fajtorët e krizave, kur në fakt ishte e kundërta. Edhe në rastin e Besës duket se Rama fshihet pas saj. Dhe së dyti, fakti që Besa nuk do të aktivizohet në fushatën elektorale të vitit 2021 më bën të kuptoj se ajo më në fund e mori vesh që “diktatori” i sotëm Edi Rama, njësoj si paraardhwsi i tij, po e keqpwrdor atë për të njëjtat arsye. Madje kjo qe edhe taktikë e Ramiz Alisë e vitit 1990.

Që kur Besa Shahini erdhi në Tiranë si zv.ministre e sidomos kur u emrua ministre e Arsmit të Shqipërisë u duk qartë se kryeministri shqiptar po e përdorte për nevojat e tij të politikës personale e ditore. I duheshin Edi Ramës dy emra nga Kosova, me qëllim që të maskonte veprimtarinë e tij pro serbe me propagandën nacionaliste të emrimit në kabinetin e tij të një ose dy kosovarëve. Por veç kësaj ai, si në çdo gjë tjetër, fshehu intrigën për diskreditimin e personazheve që aktivizoi.

Objektiv i tij ishte diskreditimi në sytë e shqiptarëve ishte Kosova. Ishte krijimi i imazhit se “Në Kosovë nuk mund të gjesh njeri të edukuar dhe civilizuar të denjë e të aftë për të përballuar detyrat shtetërore”! Ndryshe do të kishte marrë dike tjetër në kabinetin e tij. Në vend të Besës mund të merrte ndonjë profesor universiteti si minister të arsimit. Por jo. Ramës i duhej t’i jepte Besës një barrë që nuk mund ta mbante dhe më pas të tallej me të. Madje të lëshonte ushtrinë e rrjeteve sociale për këtë qëllim. Të njëjtin fat do ta ketë gjithashtu Gent Cakaj, sado që Rama ua ka hatrin për këtë Batonit!

Edi Ramës i duhej kjo sjellje, sepse ai është mësuar ta shohë lartësinë e tij duke u krahasuar me ministra analfabetë. Është sëmundje e të gjithë diktatorëve. Rama, në kushtet e dështimit të tij të plotë, synon që me sjellje të tilla t’i bëjë shqiptarët të joshen nga mentaliteti i diktaturës, sipas të cilit “Atje lart uji buron i pastër, por e turbullojnë këta që janë poshtë”!

Ndërkaq kryeministri me emrimin e Besa Shahinit si minister e Arsimit donte t’u thoshte shqiptarëve se “Këta janë kosovarët! Se nuk kanë aftësi qeverisëse, për pasojëj duhet t’i fusim nën sqetullën tone”. Pra, i duhej, sepse asokohe Rama po luftonte për projektin e ndarjes së Kosovës dhe për pasojë të bashkimit të pjesës së mbetur me Shqipërinë. Zhbërja e shtetësisë së Kosovës kishte nevojë të shoqërohej me një lloj imazhi negative për aftësitë vetëqeverisëse në Prishtinë. Dhe “si rastësisht” kjo psikozë përkon me propagandën serbe, sipas së cilës “shqiptarët janë të paaftë për t’u vetëqeverisur, ndaj dhe kanë nevojë për kujdestarinë e Beogradit”!

Dikush mund t’i shohë këto që shkruaj si hamendësime e të pavërteta. Por do ishte e mjaftueshme të kthehemi në vitet 1991-1997 e të lexojmë komentetet, analizat dhe opinionet e Edi Ramës botuar me emër e me pseudonime, në të cilat ai nxiste asokohe armiqësinë midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Fryma, sipas së cilës shqiptarët e Kosovës janë “shfrytëzues”, “të pashpirt”, “abuzues”, madje dhe “imoralë” dhe “të pabesë” gjendet në sa e sa artikuj të Edi Ramës në atë kohë. Fryma e përçarjes midis dy pjesëve të kombit shqiptar është e dukshme në rrjeshtat e midis rjeshtave të shkrimeve të tij. Të njëjtën gjë kryeministri i Shqipërisë bëri gjithashtu kur ishte minister kulture, kryebashkiak i Tiranës dhe tani si shef i ekzekutivit shqiptar. Mjafton të kujtojmë se si u soll me politikanët shqiptarë të Kosovës këto vite, sa kontravers është në këto sjellje po ta krahasojmë afrësinë e tij me Vuçiç me ashpërsinë që shfaq kundër Kosovës e liderëve të saj.

Besa Shahini erdhi nga Prishtina në Tiranë me entusiazmin e e një vajze idealiste. Por tani duket qartë se ajo ndjehet e tradhëtuar, e keqpërdorur dhe e përbuzur. Prandaj ajo në në një farë mënyre “nuk do që t’ia shohë sytë më Shqipërisë”! Vendimi që të refuzojë kontributet e saj për Rilindjen është prove zhgënjimi, nuk është çeshtje e problemeve familjare.

Besa Shahini, ndryshe nga kontigjenti i kriminelëve që u angazhuan nga Rama në Rilindje, është e dëshpruar nga kjo sjellje, sepse ajo nuk erdhi nga ky kontigjent. Kriminelët e lidhur me Ramën janë keqpërdorur njësoj si edhe Besa, deri te kryerja e akteve të dhunshme për të goditur në korridoret e Parlamentit deputetët e opozitës. Por ata kanë dalë nga dera dhe janë rikthyer nga dritarja. Edhe pse të keqpërdorur prej Edi Ramës kriminelët bëjnë gjithçka për të vazhduar “kontributet” e tyre për t’ia garantuar vazhdimësinë e pushtetit shefit të tyre.

Para një viti i kam shkruar një letër ministrit Lleshi dhe e paralajmëroja se sot je e nesër nuk je ministër. Nuk mund të jesh i respektuar dhe i nderuar, kur nuk je I tillë në kabinetin qeveritar. Tani Sandrin, pasi u keqpërdor nga Edi Rama, pritet ta shohim rrugëve të Tiranës. Por si do ndjehet para prindërve të fëmijëve të cilëve u hodhi gaz lotsjellës? Si do të ndjehet para gazetarëve dhe artistëve që i mori zvarrë rrugëve të Tiranës?!

Ka vetëm një rrugë për t’i shpëtuar këtij makthi: Si Sandri dhe Besa të denoncojnë arrogancën dhe abuzimin me pushtetin të Edi Ramës! Reforma në arsim e dështuar është vepër e Edi Ramës, nuk është e Besa Shahinit, edhe pse ajo ka mëkatet e saj. Shteti policor në Shqipëri është vepër e Edi Ramës shumë here më tepër sesa e Sandër Lleshit. Prandaj është e domosdoshme që të mos i fshehim dështimet e kryeministrit shqiptar pas mëkateve të Besa Shahinit, pa patur si qëllim fshehjen e mëkateve të tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

titi16/09/2020 12:19

Te vetmin gabim trashanik qe ka bere z. Ndricim Mehmeti, eshte fyerja ndaj te folurit e gjuhes shqipe te znj. Shahini. Dhe une besoj qe eshte nje minus shume i madh i tij. Nuk mund te barazohet ai me lalaerat e beratit.

per "NONIN"16/09/2020 12:15

Nga ato zonat qe vjen ti, meriton ket majmunin minister, me shqiptaret e veriut mos e kruaj dhe "besa" eshte ekskluzivitet vetem i tyre.

Noni15/09/2020 15:59

Na thuaj edhe se Bese madhja e Kosoves na qenka edhe martire qe kaq shume luftoi me demonat shqiptare per ti dhene pakez drite nga diturija e saj e nuk ha doli mbane.

Shiptar15/09/2020 15:27

Shkrim shume i kendshem dhe mjaft konkluzione te sakta. Megjithate, ne disa gjera jam kunder. Se pari Besa Shahini nuk eshte edhe aq e paster sepse gojet e liga thone se eshte marre me disa OJF thjesht per perfitime personale. Se dyti, sepse nuk ka kurajon qytetare qe te denoncoje shefin e vet dhe se treti dhe qe mua me duket me e rendesishmja, eshte akuza qe leshoi mbreme se u largova nga qeveria per arsye te rcizmit te opozites. Tek kjo e fundit me pelqen te ndalem. Nuk mund te kete racizem ndermjet njerezve qe i perkasin nje kombi. Kete mund ta bejne vetem rilindoret duke i konsideruar nje pjese te njerezve "maloke" apo "cecene". Keta qenje qe e mbajne vetne per qytetare "te kulluar", nuk njohin as historine dhe as gjeografine e vendlindjes se tyre. Historia na meson se ne vitin 1912, ishin "maloket" me ne krye Isa Boletinin ata qe mbrojten Ismail Qemalin (ate te vertetin dhe jo kete imituesin e Ismail Qemalit qe vetem mjekren ka) dhe burrat e tjere qe ngriten flamurin ne Vlore dhe shpallen pavaresine e vendit duke krijuar te parin shtet shqiptar. Por jo vetem kaq, historia na meson se diku aty nga fundi i viteve 1980, baballaret e rilindoreve, mburreshin se Shqiperia ishte i vetmi vend ne bote, ku vetem 30% e popullsise jeton ne qytet, ndersa pjesa tjeter (70%) jeton ne fshat. Pra "qytetaret" rilindore, ne shumicen e rasteve nese nuk kane lindur ne fshat, i kane prindet nga fshati. Nese merremi me gjeografine fizike te Shqiperise, vetem 1/4 eshte fushe, (ajo qe quhet Ultesira Perendimore), 3/4 jane male ose vargmale dhe per pasoje 3/4 e shqiptareve jane "maloke". Besa Shahini, beri gafen me te madhe duke shfrytezuar nje kritike ndaj saj per menyren se si e fliste shqipen letrare ministresha e arsimit dhe duke e quajtur kete thenje, racizem ndaj saj. Dihet qe te pakten PD, ka shume ndjekes ne veri te vendit dhe nje pjese e ketyre ndjekesve te PD, ka nje dialekt shume te ngjashem me znj. Shahini dhe e kuptojne shume mire ate qe thote (kete e kishte vene ne dukje mbreme nje nder gazetaret me te mire qe ka Shqiperia aktualisht, Andi Bejtja). Mosdenoncimi i te vertetave, delegimi i fajit per largimin e saj aty ku nuk eshte, e bejne Shahinin, tri here me shume fajtore se kur mori detyren nga nje sekt qe po shkaterron kombin shqiptar dhe jo vetem Shqiperine. E bejne me shume fjatore edhe per paaftesine e treguar ne drejtimin e dikasterit qe sekti antishqiptar i la ne dore.

Skrapari15/09/2020 14:40

Analiza eshte e goditur dhe deri diku e plote. Pse them keshtu, sepse nuk pelqen qe ne nje fare mase cfajesohet Besa e Kosoves dhe Sandri i fshatrave te Mirdites. Ata duhet te mbajne pergjegjesi deri ne nje per devotshmerine me te cilen i kane sherbyer ketij mafiozi qe historia do ti rezevoje vendin qe ai e meriton.

xj15/09/2020 13:39

TE BESES JANE TE GJITH GJYNAHET MOR ZOTNI DERISA AJO KA PRANU TE PERDORET E TE BOJE CFAR I KA KERKU BASTARDI.

Shto koment

Denonco