Liria über alles!

Liria über alles!

Nga Dritan Shano - 02/08/2020

Gjithçka rreth Covid-19, shumë më shumë se mjekësore ka qenë politike. Rritje e autoritetit të shtetit, zvogëlim i të drejtave individuale. Një sulm i autoritarëve mbi demokracinë. I socializmit mbi kapitalizmin, i ekonomisë së komanduar mbi ekonominë tregut. Emergjenca, alarmi, frika e njerëzve u kanë shërbyer qeverive si mbulesë për populizmin ksenofob, sidomos mes qeverive Europiane.

Liria është shëndet, jo e kundërta. Ky është çelësi i jetës. Thjesht na duhet ta duam njëri-tjetrin një çikë më shumë, ose në mos ta duam, të kemi një çikë besim më shumë tek njëri tjetri. Por në jetën reale, jo në atë online. Iluzioni i i lidhjes online na ka larguar fort nga lidhja njerëzore me njeri tjetrin, nga përgjegjësia ndaj njëri tjetrit që mbart lidhja njerëzore e drejtpërdrejtë-face to face, por që nuk ekziston kur je online, fshehur pas ekranit dhe tastierës, dhe ky ishte çelësi që u përdor që të na merrnin liritë, pa rezistencë me premtimin e jetës së sigurtë.

Gjermanët dolën përsëri dje në protestë, për t'i dhënë fund pandemisë dhe shpallur lirinë. Ata duan t'i ndërrojnë bravën qeverisë, që ajo mos të ketë mundësi ta përdorë çelësin e Covidit për t'i komanduar jetën. Uroj që protestat në Gjermani të shtrihen në të gjitha vendet e Europës - edhe në ato vende më ksenofobe - dhe të ndërpresin me forcë dhe sa më shpejt këtë disintegrim të Europës; të ndërpresin proceset Covidiane të kthimit të qeverisjes, politikës, komunikimit, lëvizjes dhe shpejt (nëse nuk ndalen) edhe të ekonomisë në kohën dhe psikologjinë e botës së Luftës së Ftohtë.

A ekziston Covid-19? Patjetër që po, njësoj si triliona viruse të tjerë! A shkakton vdekje Covid-19? Po, njësoj si shumë viroza të tjera, si ato të gripit, hepatitit - gripi sezonal merr deri ne 650.000 jetë njerëzish çdo vit, hepatiti viral merr 1.3 milion jetë njerëzish çdo vit. Po nuk kishit dëgjuar për këtë apo jo? Përtej përjetimit personal të secilit prej nesh, asnjë vdekje nuk është më e rëndësishme se tjetra, pavarësisht mbulimit mediatik. A shërbeu izolimi, kufizimi për t'i ikur Covid-19? Ncuk!

Është e kuptueshme që të lash duart, të mbash higjenën personale, të mos i teshtish tjetrit në surrat, mos pështysh ku të mundesh, janë minimumi i standartit sa i përket shëndetit personal dhe atij publik. Kjo do ishte një sjellje normale, natyrale, e përditshme, jo një protokoll pandemie. Nëse për të arritur këtë sjellje normale është e nevojshme të futen njerëzit në arrest shtëpie, atëhere familjet dhe autoritetet e shëndetit publik nuk kanë kryer detyrën e tyre kur duhet - në kohë paqe, jo në kohë "lufte". Familjet t'i thërresin mendjes dhe të korrigjojnë sjelljen e tyre, autoritetet e shëndetit publik të mbajnë përgjegjësi për pa-aftësinë e tyre.

Mendoj se për të arritur këtë nuk kish pse të izolohej gjithë bota, të ndalonte ekonomia, udhëtimet si kurrë ndonjëherë. Pse vendet zgjodhën këtë rrugë anormale mbetet të kuptohet. Jo për gjë, po sjellje normale, në përputhje me historinë e njerëzimit, viruseve, epidemive dhe pandemive, ndoqën Suedia, Koreja e Jugut, Japonia e ndonjë tjetër. Anormal ishin gjithë të tjerët.

Uroj që në një moment tjetër qeveritarët aktualë të mbajnë përgjegjësi për asfiksinë politike, ekonomike dhe sociale që kanë shkaktuar me vendimet e tyre, dhe që këmbëngulin ta mbajnë në fuqi. Kush dorëzon lirinë për një çikë siguri, shpejt i humb të dyja, dhe nuk meriton asnjerën, kanë thënë dy burra të mençur.

Mendoj se vendi më i sigurtë për njeriun është burgu. Edhe mbajtja e maskës, apo ngojzës është një lloj burgu i vogël. Por askush nuk do të jetojë në burg, sekush do të jetojë i lirë, über alles!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Re bo07/08/2020 09:24

Njerezimi po humbet perdite dicka nga shpirti i tij. Gripi spanjoll kaloi e njerezimi shpetoi. Sot frika nga vdekja e ka bere njeriun te kujdeset me shume per trupin se sa per shpirtin. A ju shkonte ne mend se pas 2000 vjet krishterim, te dilte nje pape qe do te mbyllte kishat per pashke?! Nuk jemi te perjetshem ne kete jete. Varferia shpirterore te sjell pastaj edhe varferine ekonomike. Une keshtu e mendoj.

tirana02/08/2020 18:00

Shkrim shume interesant dhe me llogjike politike .
Nderkohe qe turpi me i madh ne qytetin e Tiranes ishte nxjerrja e autoblindave ne bulervard e ne disa lagje si psh tek Xhamlliku ....???!!!
Keto masa " lufte " u shoqeruan edhe me masa te tjera represive , si psh duke mos i lene xhap pensionistet e varfer ne xhepin dhe lirine e tyre , te ulen ne stola duke i ndjekur me polici dhe ushtare me uniforme .....etj, etj .
Por me " e bukra " ishte diten qe kishte 2 - 3 ore liri - dalje dhe sheshet e bulevardet lokale , mbusheshin me pensionistet militante per ti bere qejfin qeverise se tyre ...???!!! .

goni02/08/2020 17:31

fyi Dritan nuk është kaq e cekët kjo: Swedish epidemiologist admits to flaws in country’s coronavirus response
The remarks were a surprise, given his criticism of the restrictions imposed by other countries.
https://www.politico.eu/article/swedish-epidemiologist-admits-to-flaws-in-countrys-coronavirus-response/

Tryittillidie02/08/2020 15:16

Just no comment...!
Perfekte ne cdo fjali, por kujt ia thua...?
Te dy krahet e politikes po luajne bukur fort me kete virus..., madje ne menyre ironike edhe kjo faqe interneti qe ju kane publikuar materialin..., e trumbeton sikur ka ardhur fundi i botes...!
Fundin e botes e sjellin vecse njerezit dhe jo cfaredolloj virusi...!

Solomon02/08/2020 15:01

Ndjej qe, ne nje kohe pandemie si tani, eshte disi e papergjegjshme nga ana e editoreve te lejojne publikimin e nje artikulli kaq inkoherent ne llogjike, te shkruar keq, te pareferencuar, dhe qe prezanton fakte te pasakta. Te duket sikur po lexon nje parodi.

Autori shkruan qe 650000 njerez ne bote vdesin nga gripi cdo vit, pa dhene referenca. Supozoj qe kete te dhene e ka huazuar nga nje artikull i OBSH-se te cilin e kerkova dhe e gjeta (shiko link-un e pare ne fund). Por ne ate artikull, OBSH-ja perllogarit qe 290000-650000 njerez ne bote vdesin nga gripi cdo vit. Si pasoje, mesatarisht 470000 njerez ne bote vdesin nga gripi ne vit, sipas OBSH-se. Ne te njejtin artikull, gjithashtu thuhet qe perafersisht 1 Bilion njerez ne bote preken nga gripi sezonal ne vit. Kjo sugjeron qe vdekshmeria nga gripi sezonal eshte rreth 0.047 perqind – domethene, 1 ne 5000 njerez vdesin nga gripi sezonal.

Ndersa koronavirusi, te cilin e njohim prej vetem 6 muajsh, deri me sot ka prekur 179 milion njerez ne bote, dhe ka shkaktuar 685000 vdekje. Keto te dhena I kam marre nga John Hopkins University (shiko linkun e dyte ne fund). Keto te dhena sugjerojne qe vdekshmeria nga Covid-19 eshte rreth 3.9 perqind. Eshte rreth 80-fish me e larte se vdekshmeria (0.047 perqind) e gripit sezonal.

Covid-19 nuk eshte si gripi sezonal, as si hepatiti viral. Jo vetem qe eshte shume me vdekjeprures, por mund te lere pasoja afatgjata ne organe te ndryshme te trupit edhe ne ato njerez qe e ‘kalojne’. Gjithashtu, Covid-19 shkakton shume me teper shtrime ne spitale, sic e dime nga lajmet e vendit dhe te huaja. Spitalet neper bote nuk jane mbushur ndonjehere me paciente gripi sezonal ose hepatiti.

https://www.who.int/news-room/detail/11-03-2019-who-launches-new-global-influenza-strategy

https://coronavirus.jhu.edu/map.html

Ali Pashe Tepelena 02/08/2020 14:42

Plotësish dakord. Këtë qendrim po e zbatoj prej muajsh.
Kjo karantinë i shërben vetëm Ramiut.. A viqën mbi 30 veta gjatë "kohës së.luftës" si w quajti gjithollogu këtë sëmundje.
A tentoi qesharaku ta luftojë me tanke e autoblinda. Dhe delet po si dele. .

liu 02/08/2020 13:58

Shkrim i sakte. po kto thoja dhe lul pordhes dhe tritan qe bojn thirrje per vaksinim.

Pp02/08/2020 12:59

Ore protestuesit dje ne berlin ishin nje amalgame konspiracionistesh, anti vaksine, dhe neo-nazistesh. Ore jeni ne terezi ca botoni? Ore keni pergjegjesi sociale, po vdesin njerezit me topa

Osumi02/08/2020 12:55

Vec i mencuri dhe i lexuari thote gjera te verteta. Edhe une uroj qe ajo levizje ne Gjermani te shtrihet ne te gjithe Europen pse jo ne gjithe boten. Arsyet me mire se kushdo tjeter i ka shpjeguar autori i shkrimit. Bravo z. Shano.

Varoshi02/08/2020 12:32

Ore seriozisht u beson atyre që shkruan? A e di ti qe një pjesë e mirë e atyre protestuesve janë përkrahës ose anëtarë të partive e grupimeve ekstreme të djathta? A e di qe protestues mbajnë parrulla antisemitiste e sulmojnë gazetarët? Pa folur për infektimin që shkaktojnë duke mos mbajtur as distance, për mos të folur që maskën ti e quan burgu e vogel. Ose është kjo është padije e nuk e di ca shkruan ose thjesht do të bësh në sy me terma si "Ueber alles", qe ka konotacion nazist nëse nuk e di.

Shto koment

Denonco