Veliu, jo vetëm pasqyrë e Ramës: produkt i sistemit pervers Rilindje

Veliu, jo vetëm pasqyrë e Ramës: produkt i sistemit pervers Rilindje

Nga Enver Bytyçi - 30/05/2020

Ardi Veliu nuk është pasqyrë e Edi Ramës, as e Sandër Lleshit. Ai është produkt i një sistemi që si filozofi ka denigrimin e familjes shqiptare, të dinjitetit dhe integritetit të qytetarëve shqiptarë, të personalitetit të çdo kujt që nuk është me Rilindjen. Eshtë pasojë e perversitetit politik e moral të regjimit të sotëm në Shqipëri.

Ky sistem funksionon si një mekanizëm i plotë jo vetëm në kupolën e shtetit, të policisë, prokurorisë, gjykatave, administratës publike, por edhe të medieve të kapura prej shtetit. E jo vetëm kaq ky sistem pëlqehet jo pak nga qytetarët tanë, të cilët mbartin një kulturë politike e të përgjithshme nga sistemi totalitar.

Problemi nuk është vetëm Ardi Veliu, problemi është Edi Rama, i cili çdo post të destinuar për ushtrim dhune ua beson njerëzve të hurit e të litarit. Kështu ndodhi me prefektët, të përzgjedhur nga hierarkia e lartë ushtarake e diktaturës. Kështu ndodh me ish-oficerët e sigurimit të shtetit, të komanduar dhe emëruar në poste të larta në polici dhe struktura të tjera ligj-zbatuese. Kështu ndodh edhe në shumicën e medieve shqiptare, ku shteti ka instaluar një kontrollor nga soji i Ardi Veliut!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar në paraqitjen e tij në komisionin e Sigurisë të Kuvendit u shfaq jo thjesht duke dëshmuar “shfaqjet e huaja” të një djali 15- vjeçar dhe jo vetëm që të justifikonte dhunën barbare të policisë së tij kundër atij 15-vjeçari. Ai shfaqi në atë takim mentalitetin dhe filozofinë e trashëgimisë nga prindi te fëmija të sjelljeve të këqija dhe “shfaqjeve të huaja”!

D.m.th lufta e policisë dhe shtetit të rilindjes kundër qytetarëve shqiptarë bazohet në filozofinë e genit biologjik, njësoj si në diktaturat e majta komuniste! Prandaj kryepolici shqiptar nuk denigroi dhe nuk ka fyer vetëm nënën e djalit 15-vjeçar, duke shpifur për një pamje të paqenë. Ai ka shkuar shumë më thellë.

Ka manifestuar konceptin diktatorial dhe filozofinë e luftës me genin e shqiptarëve, të cilët guxojnë të lëvizin me biçikletë në kohë pandemie. Aq e dukshme është kjo qasje filozofike e praktike, saqë e vërejmë lehtë në përpjekjet e qeverisë së rilindjes për ta shpopulluar Shqipërinë prej shqiptarëve!

Kryepolici nuk e kishte problemin me mbrojtjen e vartësve të tij, të cilët edhe në diktaturë mund të merrnin ndëshkime ndoshta më të rënda.

Problemin e kishte me guximin e të riut për sfiduar shtetin e dhunshëm, që izoloi gjithë shoqërinë shqiptare në mënyrë barbare e të pakuptimtë.

Problemi i Ardi Veliut nuk ishin e nuk janë dhuna policore, sepse atë ai e tejkaluar në dhjetëra raste me kundër trumave masive. Nuk e ka e nuk mund ta ketë as me fenomenin. E gjithë brenga e tij është ajo çfarë mendon kryeministri i vendit: Pse qytetarët shqiptarë guxojnë ta kundërshtojnë diktaturën.

Pra, çeshtja lidhet me ruajtjen me çdo kusht e me çdo mjet të pushtetit.

Denigrimi moral bazuar në filozofinë e trashëgimisë “të së keqes”, vlen si mjet i kësaj lufte speciale të qeverisë së rilindjes, njësoj si në qeveritë e diktaturave.

Ajo video që kryepolici shqiptar paraqiti në institucionin përgjegjës për mbrojtjen e demokracisë e të dinjitetit njerëzor ishte mjeti më pervers i mundshëm për të na thënë se “shtetin shqiptar e mbron një qeveri dhe polici e moralshme”, që “lufton kundër shfaqjeve të huaja liberale”, si në kohën e komunizmit. E ndërkohë shqiptarët përballen me një qeveri e kryeministër që fyen dhe denigron çdo njeri që i del përpara, përfshirë politikanë, gazetarë, shkrimtarë, artistë, mjekë, profesorë, shkencëtarë, këdo, pa përjashtim.

Dhe, si përfundim, zgjidhja nuk gjendet te Ardi Veliu, jep apo nuk jep ai dorëheqjen, zgjidhja e vetme është e duhet të jetë largimi sa më parë i qeverisë Rama, e cila prodhon filozofinë e mjerimit dhe shkatërrimit të identitetit dhe personalitetit të qytetarëve shqiptarë, madje bazuar në doktrinën e trashëgimisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari31/05/2020 15:13

SOT NUK DUHET TE BEJME VALICET GATI E TE IKIM!! FRIKACAKET DHE TE TREMBURIT IKIN DHE ARRATISEN NGA SYTE KEMBET!! POR TE BEJME GATI GURET DHE DRURET KUNDER QEVERISE SE HORRAVE!!!
SHQIPERIA ESHTE RIKTHYER NE FILLIMET E VITEVE 1990!!!
POLICIA E LLESHT DHE ARDI DAULLVELIUT SOT TE RREH, TE OFENDON, TE HELMON ME GAZ, NDERSA DJE POLICIA E GRAMOZ RUCIT VRAU 4 TE RINJ NE MES TE SHKODRES QE PROTESTON PA ARME, PA GURE, PA DRURE, POR VETEM ME FLAMUJT KOMBETAR DHE KERKONIN LIRINE DHE DEMOKRACINE E MUNGUAR. SOT PER IRONI DHE INJORIM TE GJAKUT TE ATYRE DJEMVE, GRAMOZ RUCI, KRYEPOLICI I FUNDIT I REGJIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE, ESHTE KRYEPARLAMENTARI I PARLAMENTIT DEMOKRATIK!!!! O ZOT! CFARE SHQIPERIE!!!
EDHE BE KA MARRE FUND!!! NUK KA ME PIKEN E AUTORITETIT NE VENDET E BALLKANIT!! SOT EDHE EDVIN KRISTAQ RAMA, SPIROPALE DHE TAULANT BALLA TALLEN ME PERSONALITET E BE E OSBE DHE U NXJERRIN GJUHEN, PASI ATA TANI JANE RROGETARET E TYRE!!!
CDO VEND I BOTES, SIDOMOS VENDET E BE, KANE NEVOJE PER RESTART!!!
BE DUHET TE SHPERBEHET URGJENTISHT PASI NUK FUNKSIONON ME DHE NUK ESHTE ME ASPIRATE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE SIC KA QENE NE FILLIMET E SAJ DHE DERI NE 1990!!! BE ESHTE LARGUAR 70% NGA PARIMET MBI TE CILAT U KRIJUA!! JANE ANTARESUAR VENDE PA DEMOKRACI APO ME GJYSEM DEMOKRACI, SHTETE ME NIVELE EKONOMIKE SHUME LARG NIVELIT TE BE, SHTETE AUTORITARE DHE DERI ME REGJIME MONISTO-KUMUNISTE-TOTALITARISTE, KU VENDET TIPIKE JANE SHQIPERIA DHE SERBIA!!!
VENDET E BE KANE NEVOJE PER NJE SELF-ASSESSMENT!!!
BE NUK ESHTE ME NJE ASPIRATE DHE OBJEKTIV PER VENDET ISH-KOMUNISTE!!!
MISIONARET E BE DHE OSBE PO I SHERBEJNE REGJIMEVE, QEVERIVE TE KORRUPTUARA DHE JO ME ASPIRATEVE DEMOKRATIKE TE POPULLIT!!!
MISIONARET DHE AMBASADORET E BE, SHBA DHE OSBE JANE BERE MJAFT TE KORRUPTUAR DHE SHUME QESHARAKE DHE PA PIKEN E AUTORITETIT NE SYTE E POPULLIT. ATA SOT POPULLI I SHIKON VETEM SI BASHKEPUNETORE, AVOKATE DHE ORTAKE TE QEVERIVE TE KORRUPTUARA!!!
SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!!
BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Pa emer30/05/2020 17:51

Te lumte

Shto koment

Denonco