I çmenduri dhe ‘zhgarravina e çmendur’ po çmendin të gjithë qytetin?!

I çmenduri dhe ‘zhgarravina e çmendur’ po çmendin të gjithë qytetin?!

Nga Kastriot Islami - 24/05/2020

Të gjithë bëjnë pyetjen retorike: Është kurba e ‘çmendur’ që çmend manxherin apo është menaxheri i ‘çmendur’ që çmend kurbën?! Dhe të gjithë e kanë përgjigjen në majë të gjuhës që e artikulojnë në kor:

…Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend…!

Në fakt kjo lloj gjëegjëze ka zëvendësuar gjëegjëzën e ‘pulës dhe vezës’…

Në realitet, i çmendur është ‘menaxheri i pandemisë’ që e bën kurbën e përhapjes së virusit në formën e një zhgarravine të çmendur rakazhdraka… dhe për të krijuar idenë se merr vesh nga virusologjia, lëshon urdhëra të çmendur nga krevati, e nga bukneri, duke treguar pas krahëve ‘zhgarravinën e çmendur’, thjesht e vetëm për ti çmendur të gjithë…

Do të thotë dikush që ky është ekzagjerim… Unë nuk po flas fare… Por vetëm po paraqes kurbat e ‘infektimeve aktive’ për periudhën mars-maj 2020 për katër shtete: Shqipërinë, Gjermaninë, Italinë dhe Islandën. Madje thjesht për dijeninë tuaj duhet të dini se i ‘çmenduri’ mburret se e ka menaxhuar krizën sanitare shumë, shumë, shumë. … më mirë se këto tre shtete europiane duke u hequr edhe si më i zoti e më i miri ë Europë???!!!

Image

Kurbat e Islandës, Gjermanisë dhe të Italisë janë sic parashikohet për shifrën e të infektuarve aktivë nga teoritë epidemiologjikë në formën e një ‘kambane’ të Gaussit (me ngjyrë blu), kurse kurba e ‘çmendur’ e të çmendurit të Shqipërisë është një zhgarravinë e çmendur rakazhdrake me 3 ‘maja’ e 2 ‘gropa’…

Në datën 22 maj 2020, në Islandë numri i ‘infektimeve aktive’ është vetëm 3, ndërkohë që  vlera maksimale e saj 1096 ka qenë në datën 5 prill 2020 duke u zvogëluar deri më 22 maj me 365 herë. Në datën 22 maj 2020, në Gjermani numri i ‘infektimeve aktive’ ishte vetëm 12361 nga  (vlera maksimale) 72865 që ka qenë në datën 6 prill 2020 duke u zvogëluar me 6 herë. Në datën 22 maj 2020, në Itali numri i ‘infektimeve aktive’ ishte vetëm 59322 ndërkohë që vlera maksimale ka qënë 108257 në datën 19 prill 2020, duke u zvogëluar me rreth 2 herë.

Kurse në Shqipëri, kur zhgarravinën e çmendur e ndërton mburraveci i çmendur, rezulton kjo gjendje:

Ka mbi 24 ditë që shifra ‘magjike’ e vdekjeve nga COVID-19 mbetet 31 dhe nuk ndryshon (duhet lutur zotit nëse kjo është e vërtetë që është kështu dhe nuk është e manipuluar se të gjithë duam sa më pak vdekje, madje do ta kishim përshëndetur për çmendurinë e tij nëse do të kishte gjetur ndonjë marifet për ta ulur këtë shifër!)…ndërkohë që numri i të infektuarve lëviz sipas ‘rakazhdrakave të zhgarravinës së çmendur’.

Vetë zhgarravina e çmendur në vënd që të jetë në formë kambane si në të gjithë vendet normale të globit, ka 3 ‘maja’. Maja e parë kulmon në datën 6 prill 2020 me vlerë 240 ‘të infektuar aktivë’. Më tej zhgaravina e çmendur merr tatëpjetën duke formuar ‘gropën e parë’ e më tej duke u ngjitur në ‘majën e dytë’ në datën 26 prill në vlerën 289 ‘të infektuar aktivë’… Por çmenduria nuk mbaron me kaq; zhgarravina rrokulliset drejt gropës së dytë për tu ngjitur në ‘majën e tretë’, pak më të ulët, që e arrin në datën 17 maj 2020 me vlerën 200 ‘të infektuar aktivë’… Dhe në datën 22 maj 2020, vlera e ‘të infektuarve aktivë’ është 173… Askush nuk e di sesi do të vazhdojë kjo çmenduri deri në 23 qershor 2020?!

Me ndihmën e kësaj çmendurie që shitet si ‘shkencore’, janë çmendur edhe policët që kur i pyesin qytetarët së çfarë po ndodh kështu, iu përgjigjen se ‘janë urdhra nga krevati’… Po përmes kësaj ‘çmendurie shkencore’ u tentua të çmendeshin myslimanët që të mos faleshin për Bajram…

Të gjithë janë tashmë të bindur se po tentohet të çmendet një qytet i tërë, e ndoshta e gjithë Shqipëria, më urdhra të çmendur nga bunkeri e nga krevati. Sepse lihen të hapura gjatë të gjithë javës kafet, dentistët, berberët, shitëset, makinat… e tjerë e tjerë, dhe në fund javë pa asnjë arsyetim apo shpjegim pengohen të shëtisin qytetarët në park duke ruajtur distancën fizike…pra me urdhra çmendurie nga krevati i bunkerit!

Për mua është e qartë se nga vjen e gjithë kjo çmenduri që po i çmend të gjithë pa përjashtim…!

Fatmirësisht po e kuptojnë dhe po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë shqiptarë..!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arditi25/05/2020 09:17

Ti Fredi dukesh si Fredi nga Momli dhe sdukesh te keshe lidhjen me Tironen. Ja fut kot se baskebollisti qe flet ti nuk ka qene i Partizanit por i Dinamos dhe kjo te nxjerr gafil katuni sic je ne realitet. Prano qe je katunar tirone se nuk eshte turp bile je me i nderum po te paraqitesh me emrin e vertete Fredi nga Momli..Pra je i gjithe fake ose sic i thone nga Momli je fallco. Asgje nuk ke kuptuar nga ato qe ka shkruar profesori se ti mund te jesh kunder PS por je edhe kunder PD per shkak te Lulit. Ky eshte qendrim ideologjik se per inate te Lulit mbron ramen kurse profesori flet me argumenta shkencore dhe nje njeri i pergatitur dhe i zgjuar si profesori nuk mund te kete inate sidomos nje te cmendur e injorant si Rama. Kaq per kete rradhe se te kam ne lagje dhe te njoh shume mire se ku qendron dhe cfare muhabetesh ben cdo dite.

Arditi24/05/2020 21:00

Fred Tironsi, lexo se cfare shkruan profesori qe ka lexuar dhe lexon disa mijra here me shume se ti qe shkruan mbrockulla ne kete portal... Profesori te ka vendosur te shikosh kurbat e kater vendeve qe per te kuptuar me mire cmendurine e kompetentit te Surrelit. Por ti duket je i indoktrinuar dhe verbuar nga propaganda e Surrelit dhe nuk degjon e lexon asgje tjeter... Duket qe je dhjere ne breke nga thirrjet sadiste te rames aq sa nuk e kupton se cfare mesazhi te jep profesori qe tenton te te hape syte. Ti do te mbetesh qorr, por kush te ndalon te mbetesh i verber o idiot se eshte me mire ta vendosesh pseudonimin Idiot Tironsi dhe Fred Tironsi ste njeh askush.

QYTETARI dt 24 maj 202024/05/2020 18:34

Je " ftohur në bythë" kur po na thua që Km. ynë i
" madhërishëm " po menaxhon shumë mirë situatën e Koronavirusit o Fred Tironësi. Më duket se nuk po jeton këtu në Shqipëri..

Fred Tironsi24/05/2020 16:02

Prof. Prof. Prof. Dr. Kastriot Islami!

Mos e ngatërro Politikën dhe Njëanësinë tënde me këtë Murtajë që ka mbërthyer Botën!
Enveri pse e njihte Shqiptarin arriti ta mbajë përmbi 40 Vjet në Robëri edhe ish Basketbollisti i Partizanit e di këtë Fakt se me Shqiptarin nuk ja del mbanë me: - *të lutem dhe më fal* kjo Murtajë kërkon Rregulla të forta e strikte për tu zhdukur! Rama nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak se sa Bota e pëparuar dhe Inteligjente.

Nuk jam për PS. por ai ka bërë atë që do ta bëje edhe ti po të ishe në Vendin e tij. Nëse do të vinte një Valë e dytë e kësaj Murtaje ma do Mëndja që ti do jesh i pari që do e vesh Edi Ramën me Shpatulla në Mur si liberal dhe Dorëlëshuar në Çështjen Corona.
Deri më tani ai është duke e kryer funksionin e Manaxherit perfekt në dobi të Shëndetit të Popullit dhe të Ekonomisë.

krasasi tp24/05/2020 15:54

z.Rama nuk i çmend të gjithë. z.Rama i provokon të gjithë, i teston dhe ua liron litarin të gjithëve varësisht reagimit. Psh. Marim reagimin e komunitetit ortodoks. Në kishë nuk u respektua asnjë distancim fizik dhe as u përdorën maska etj. Cfarë bëri, apo çfarë mund të bënte z.Rama apo policia?. Asgjë. Komuniteti myslyman nuk guxoi edhe sot ta shpërfillte distancimin fizik. Pasi krerët e komunitetit myslyman janë "nomeklaturë" e qeverisë. Qytetarët nga liqeni pa përfillur 'direktivat' kryeministrore kanë bër xhiro e pallë arapi, sa herë e kur ju ka dashur qejfi. Kush ka frikë virusin rri mbyllur. Gazetarët, avokatët dhe shefat e shoqërisë civile, ju 'prijnë' pas pilafit, qytetarëve. Më shumë për tu promovu si prijsa dhe si kundërshtar të regjimit. Duke përsëritë të njëjtën çfaqje, me të njëjtën skenografi e madje me të njëjtat pyetje retorike, e me të njëtën 'batutë' si përgjigje. Por nuk guxuan të bënin pyetje të tjera retorike si:
1. "për çfarë u mblodhën të tre krerët ,President - Kryeministër- kreu i opozitës në Golem?".Për ta ç'karantuar vëndin?.
2. "për ta diskutuar dhe dakortësuar ndryshimin e sistemit zgjedhor"?. 3. "për ta diskutuar dhe dakortësuar ç'bllokimin e Reformës në Drejtësi?".
4. "apo për tu dakortësuar, për ti vonuar dhe sabotuar, dy nga Reformat më të rëndësishme në vënd?".
Makar nuk guxuan as të thoshin një fjalë, apo sihariqin për festën e Bajramit, se kreu i opozitës jashtë parlamentare z.Basha ka reflektuar pas puçit të Golemit dhe se është dakort për ndryshime në sistemin zgjedhor. Ky është një sihariq për mendimin tim, pasi siç dihet opozita parlamentare kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor. Edhe e etiketojnë Kryeministrin si Sulltan i Surrelit edhe nuk i kërkojnë të shprehet për sistemin zgjedhor. Edhe pse qahen për Gjykatë Kushtetetuese dhe për Gjykatë të Lartë nuk guxojnë ta etiketojnë Parinë 30 vjeçare si bashkëpërgjegjëse të vonimit dhe sabotimit të R.D dhe as të ngulmojnë që ti bëjnë Parisë dhe ndërkombëtarë(garantëve të R.D.) një pyetje shteruese dhe për të marë edhe një përgjigje shteruese. Kush nga krerët e Parisë ka abuzuar me besimin e qytetarëve, kush fsheh pasurinë në parajsat fiskale, apo e ka fshehur duke e shpërndarë në rrethin e tyre të bijve, krushqisë dhe klanit?. "Sovranistët" mund të trysnojnë elementë, apo lobe të veçanta qoftë edhe në SHBA apo në BE, por kurrsesi Presidentin, DASH, apo ambasadoren Kim. Ndryshim dhe Demokraci. S'ka Demokraci pa Drejtësi.

Shto koment

Denonco