Teatri si fushëbetejë: Tirana nuk është Ramallahu!

Teatri si fushëbetejë: Tirana nuk është Ramallahu!

Nga Ilir Babaramo - 16/05/2020

Territori i Teatrit Kombëtar është kthyer në një fushëbetejë. Dramaciteti i përplasjes, egërsia e deklaratave,  po ngjason gjithnjë e më shumë me  konfliktin e palëve në Gaza, apo Bregun Perëndimor, ku arabë e izraelitë përleshen për të penguar apo lejuar ndertimin e ngulimeve të kolonëve. Lufta është ekzistenciale.

Me të gjitha mjetet e mundshme që ta rrok mendja njerëzore. Shikoni çfarë po ndodh në Tiranë. Skena vërtet lunatike. Shefi i opozitës i pari, pastaj një natë më pas kryetarja e partisë tjetër të opozitës, e cila është dhe gruaja e kryetarit të shtetit, thyejnë karantinën dhe në krye te militantëve gdhihen tek godina e Teatrit me frikën se mos fadromat e pushtetit shkojnë natën për ta shembur.

Skena absurde e sureale, që ndodhin rrallë dhe në territore të pushtuara.

Prej shumë e shumë muajsh, përplasja që ka nisur 20 vjet më parë, palët i ka ëuar në akte te skajshme.

Kryeministri duket se e ka betejën e jetës. A thua se bëhet fjalë për Malin e Tempullit. Ka përdorur çdo institucion apo individ që kontrollon vetëm për të arritur qëllimin. E nisi me dallkaukun e Institutit të Ndërtimit, i cili firmosi një ekspertizë sipas së cilës godina e Teatrit nuk është e sigurte dhe rrezikon të shembet nga një tërmet i mundshëm.

Si për ironi të fatit, pak javë më pas një tërmet shkundi Shqipërinë qëndrore. Teatri nuk u prek nderkohë që suvatë ,që Shkreli kishte shtuar ne muret e zyrës së kryeministrit u shëmbën. Por Rama dhe luogotenente i tij në bashki nuk u ndalën. Tashmë kishin gjetur dhe Fushën që bëri që Teatrit t’i rripnin gjashtë palë lëkure, gjashtë kulla që do ndërtoheshin nga privati në tokë publike.

Me një këmbëngulje Sizifi, duke përdorur gjithë bateritë e pashtershme të propagandës, duke blerë heshtjen, veset, dobësitë njerëzore të disave që flisnin në emër të komunitetit të artistëve, menduan se ia hodhën.

Palët u ulën në negociata. Aty filloi zhgënjimi i parë. Fusha, ai që lëndinat e Edenit i ka gjetur në bashki, u thotë përfaqësuesve të “çertifikuar” se nuk mund te realizojë një prej kërkesave teknike te tyre: skenën e lëvizshme.

Të gjithë shqyen sytë nga habia. Regjisori veteran, Leka Vetingu, duhet ta mbajë mend se rotativin qe i kërkonin Fushës për Teatrin e ri Kombëtar e kishte dhe kinoteatri modest i Derviçanit që në vitet 80 të shekullit te kaluar.

Fusha u tërhoq nga ndërtimi i Teatrit, por jo nga projekti i kullave në tokë të bashkisë. Kjo është temë tjetër.

Tani gjithë vëmendja po përqëndrohet tek Teatri, ku po luhet një farsë që na bën gazin e botës: drejtuesit e opozitës po kërcënojnë me zjarr dhe gjak.

Rama ndjen një kënaqësi perverse duke i parë të poshtëruar tek kalojnë natën jashtë dhe në vakt pandemie. Gjithsesi një zgjidhje duhet gjetur për Teatrin. Jo deus ex machina, jo me fadroma një natë karantine.

Duhet hequr dorë nga veprimet frenetike. S’ka përse të organizohen kinse mbledhje të këshillit bashkiak. Bota nuk po pret me ngut nga Tirana që të gjejë vaksinën e COVID- 19. Të mos bëhemi gazi i botës!

Dy zgjidhje po kristalizohen mes palëve: restaurim i godinës ekzistuese duke mbrojtur kështu vlerat e saj historike, ose shembja dhe ndërtimi i një teatri të ri.

Për secilin opsion ka argumenta pro dhe kundër. Le të gjykohet secili prej tyre.! Qeveria të shpallë një moratorium!

Qytetarët të dëgjojnë argumentet e ekspertëve, jo vetëm të atyre që kanë kaluar në vetingun e Lekës. Pas moratoriumit të qeverisë, drejtuesit e opozitës ,të heqin dorë nga deklaratat histerike. Dhe në fund qytetarët e kryeqytetit të vendosin në një referendum, se cilin projekt mbështesin. Kjo është procedura më normale në një vend normal evropian. Tirana nuk është Rramallahu, kryeqyteti i autoritetit palestinez.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku18/05/2020 00:38

O Baba Ramës. Shko e bëj mutin tani mbi rrënojat e TK dhe fshij bythën me artikullin tënd të djeshëm. A arrite të kuptosh se për cilët personazhë ke bërë anal-izë?

Daj Jaku16/05/2020 23:12

O BabaRama na rrofsh për verë! A i njeh personazhet për të cilët shkruan, Edvin krim Dramën dhe mashtruesin fytyrbythë Erion mufkën? Brenda ditës stisën një VKM antikushtetuese dhe një vendim këshilli bashkiak me email, krejtësisht farsë e të jashtëligjshëm, këta të emëruar nga një kryeministër i pazgjedhur, me vota të vjedhura. E gjithë kjo bëhet në kohë pandemie. Me sebepin e "pandemisë" , (inegzistente sipas numrave që i dalin natën në ëndërr të çmendurit). Pandemia egziston vetëm për të ushtruar dhunë ndaj popullit, për me gjobit Bashën e me i heq patentën Monikës, me përdhunu adoleshentët dhe artistët, deri edhe Ira Kurtin, madje edhe me prish godinat historike. Surratbytha do e kish prish natën po mos ishin aty prezent herojtë e teatrit të mbështetur nga Luli e Monika. Natën dërgoi Llesh gaz helmuesin me nxjerr "zgupthi" fëmijë, gra e pleq nga shtëpitë e tyre, për ta lulëzuar Shqipërinë me rrugë 20 milion euro për km. Natën i vunë armët në Kishë për të varur priftërinjtë, natën vunë bombën tymse në ambasadën e Stalinit, narën i arrestuan dhe vranë intelektualët e pafajshëm. Këta janë këlyshët e atyre bishave, janë më keq se baba-llarët e tyre gjaksorë. Ndërsa ti o Baba i Ramës i vendos në të njejtin plan me herojtë e Teatrit di dhe me Lulin e Monikën. Të gjithë i dhunoi, i përçau, i bleu, i svetënoi me mënyrat më të ndyra, duke filluar me studentët, e ardhmja e kombit, tek opoziçka e stisur me karagjozë, si Rudinrat e Kujtim Gjuzrat , me greva e manifestime të mbytura me gaz helmues të Baton Thaçit.... e duke mbërritur tek ata njerëz të vërtetë, të pa korruptueshëm, tek Teatri Kombëtar. Teatri nuk është vetëm lufta për mbrojtjen e pronës publike nga grabitja më e fëlliqur e pushtave të pushtetit në një Shtet pa shtet, pa prokurorë e gjykata, ky është baluardi i fundit, është kështjella e Krujës në mes të rrugës së Sulltan Edvinit me këlyshin e tij sulltanin e ri erion surratbytha (me atë surrat don me u bo sulltan i biri i pastrueses). Po ra Teatri, bjen Kombi. (Po të binte Kruja, binte Europa, fati i Europës kur ra Kruja, vdiq Sulltan Mehmeti). Prandaj nuk është aq e thjesht o Z. BabaRama, na u bënka një rref e rren dumi për Teatrin. Teatri nuk shëmbet edhe sikur të mbeten vetë tre persona në mbrojte, tre Vëllezërit Budina. Tre milion do të bëhen. Aty do ta thyejnë kokën sulltan salepi dhe sulltani i ri.

Drejtesi16/05/2020 21:49

Zoti Ilir mendon se Shqiperia eshte nje vend normal? Mendon se rezultati i Referendumit do jete real apo ashtu sic deshiron Rama. Prandaj mos te te duken histerike thirjet e opozites. Rrenjet e keqija duhen shkulur mire dhe tu vihet flaka

Krist16/05/2020 20:43

Ilir,i re qark e qark,dhe Ramen e kujtove vetem se e paska menduar prishjen e ketij teatri,20 vjet me pare.Merite e madhe kjo,qe nuk e paska harruar mendimin e atehershem-simbas atyre qe thua.Ndersa per gjithe ato zallomahite qe Rame e Velaij,i bejne edhe ne kohe pandemie,vetem sa i permend perciptash dhe nuk thua a jane shkelur ligjet,si jane shkelur e po shkelen ligjet dhe se fajet na i paska Basha me Moniken,qe ja paskan prishur rendin e pandemise,por per Ramen qe shkon kudo me shoqerues dhe pa maska e doreza,nuk e the nje here qe paska shkelur rendin e pandemise.Shqiptaret te njohin mire,zotnia Ilir,por pse perpiqesh tua kujtosh se kujt sorollopi ,i takon?

Daj Jaku16/05/2020 15:32

O BabaRama na rrofsh për verë! A i njeh personazhet për të cilët shkruan, Edvin krim Dramën dhe mashtruesin fytyrbythë Erion mufkën? Brenda ditës stisën një VKM antikushtetuese dhe një vendim këshilli bashkiak me email, krejtësisht farsë e të jashtëligjshëm, këta të emëruar nga një kryeministër i pazgjedhur, me vota të vjedhura. E gjithë kjo bëhet në kohë pandemie. Me sebepin e "pandemisë" , (inegzistente sipas numrave që i dalin natën në ëndërr të çmendurit). Pandemia egziston vetëm për të ushtruar dhunë ndaj popullit, për me gjobit Bashën e me i heq patentën Monikës, me përdhunu adoleshentët dhe artistët, deri edhe Ira Kurtin, madje edhe me prish godinat historike. Surratbytha do e kish prish natën po mos ishin aty prezent herojtë e teatrit të mbështetur nga Luli e Monika. Natën dërgoi Llesh gaz helmuesin me nxjerr "zgupthi" fëmijë, gra e pleq nga shtëpitë e tyre, për ta lulëzuar Shqipërinë me rrugë 20 milion euro për km. Natën i vunë armët në Kishë për të varur priftërinjtë, natën vunë bombën tymse në ambasadën e Stalinit, narën i arrestuan dhe vranë intelektualët e pafajshëm. Këta janë këlyshët e atyre bishave, janë më keq se baba-llarët e tyre gjaksorë. Ndërsa ti o Baba i Ramës i vendos në të njejtin plan me herojtë e Teatrit di dhe me Lulin e Monikën. Të gjithë i dhunoi, i përçau, i bleu, i svetënoi me mënyrat më të ndyra, duke filluar me studentët, e ardhmja e kombit, tek opoziçka e stisur me karagjozë, si Rudinrat e Kujtim Gjuzrat , me greva e manifestime të mbytura me gaz helmues të Baton Thaçit.... e duke mbërritur tek ata njerëz të vërtetë, të pa korruptueshëm, tek Teatri Kombëtar. Teatri nuk është vetëm lufta për mbrojtjen e pronës publike nga grabitja më e fëlliqur e pushtave të pushtetit në një Shtet pa shtet, pa prokurorë e gjykata, ky është baluardi i fundit, është kështjella e Krujës në mes të rrugës së Sulltan Edvinit me këlyshin e tij sulltanin e ri erion surratbytha (me atë surrat don me u bo sulltan i biri i pastrueses). Po ra Teatri, bjen Kombi. (Po të binte Kruja, binte Europa, fati i Europës kur ra Kruja, vdiq Sulltan Mehmeti). Prandaj nuk është aq e thjesht o Z. BabaRama, na u bënka një rref e rren dumi për Teatrin. Teatri nuk shëmbet edhe sikur të mbeten vetë tre persona në mbrojte, tre Vëllezërit Budina. Tre milion do të bëhen. Aty do ta thyejnë kokën sulltan salepi dhe sulltani i ri.

Daj Jaku16/05/2020 15:29

O BabaRama na rrofsh për verë! A i njeh personazhet për të cilët shkruan, Edvin krim Dramën dhe mashtruesin fytyrbythë Erion mufkën? Brenda ditës stisën një VKM antikushtetuese dhe një vendim këshilli bashkiak me email, krejtësisht farsë e të jashtëligjshëm, këta të emëruar nga një kryeministër i pazgjedhur, me vota të vjedhura. E gjithë kjo bëhet në kohë pandemie. Me sebepin e "pandemisë" , (inegzistente sipas numrave që i dalin natën në ëndërr të çmendurit). Pandemia egziston vetëm për të ushtruar dhunë ndaj popullit, për me gjobit Bashën e me i heq patentën Monikës, me përdhunu adoleshentët dhe artistët, deri edhe Ira Kurtin, madje edhe me prish godinat historike. Surratbytha do e kish prish natën po mos ishin aty prezent herojtë e teatrit të mbështetur nga Luli e Monika. Natën dërgoi Llesh gaz helmuesin me nxjerr "zgupthi" fëmijë, gra e pleq nga shtëpitë e tyre, për ta lulëzuar Shqipërinë me rrugë 20 milion euro për km. Natën i vunë armët në Kishë për të varur priftërinjtë, natën vunë bombën tymse në ambasadën e Stalinit, narën i arrestuan dhe vranë intelektualët e pafajshëm. Këta janë këlyshët e atyre bishave, janë më keq se baba-llarët e tyre gjaksorë. Ndërsa ti o Baba i Ramës i vendos në të njejtin plan me herojtë e Teatrit di dhe me Lulin e Monikën. Të gjithë i dhunoi, i përçau, i bleu, i svetënoi me mënyrat më të ndyra, duke filluar me studentët, e ardhmja e kombit, tek opoziçka e stisur me karagjozë, si Rudinrat e Kujtim Gjuzrat , me greva e manifestime të mbytura me gaz helmues të Baton Thaçit.... e duke mbërritur tek ata njerëz të vërtetë, të pa korruptueshëm, tek Teatri Kombëtar. Teatri nuk është vetëm lufta për mbrojtjen e pronës publike nga grabitja më e fëlliqur e pushtave të pushtetit në një Shtet pa shtet, pa prokurorë e gjykata, ky është baluardi i fundit, është kështjella e Krujës në mes të rrugës së Sulltan Edvinit me këlyshin e tij sulltanin e ri erion surratbytha (me atë surrat don me u bo sulltan i biri i pastrueses). Po ra Teatri, bjen Kombi. (Po të binte Kruja, binte Europa, fati i Europës kur ra Kruja, vdiq Sulltan Mehmeti). Prandaj nuk është aq e thjesht o Z. BabaRama, na u bënka një rref e rren dumi për Teatrin. Teatri nuk shëmbet edhe sikur të mbeten vetë tre persona në mbrojt

Tafa16/05/2020 15:09

Ore moderator kellire pae nuk i publikon komentet?? Po te ishte ndonje kelysh i kuq me vrap do i publikoje

TUi16/05/2020 14:57

Po mire o Babarama! Si medon ti se doçi ben referendum qe nuk ka bere asnjehere prej tete vjetesh? i thua opzitesh qe te qetesohet, qe doçi ta shembe rehat teatrin! Apo nuk dini me,ç'uje ti jepni gomarit e thoni gejra kerriçesh!

tirana16/05/2020 14:29

I nderuar gazetar !
Pse u dashka bere sipas teje nje referendum per te vene ne diskutim ta heqim apo mos ta heqim nje pjese shume te rendesishme ne Historine e zhvillimit te qytetit te Tiranes ....???!!!
Fatkeqesia e te berit " referendum " sipas meje dhe qe ju po e politizoni , eshte se sot gati 30 vjet pas vitit 1990 , shumica e elektoratit pjesemarres nuk ka lidhje ndjeshmerie me historine e zhvilimit te qytetit Tiranes .

Tafa16/05/2020 13:22

Bravo ! Shkrim fantastik dhe shume e vertete qe KM dhe Lal plehu kerkojne te mbroj e qellimet e tyre me firmat e bashkepunetorevw te ish sigurimit pellumb e Leka

Antirilindas16/05/2020 13:13

Si gjithmonë i ashpër me të gjithë palët e i ëmbël po me të gjitha palët.
As mish as peshk.

Teatri është Histori.
Është simbol i qëndresës demokratike të një grupi qytetarësh që e duan këtë vend më shumë se rehatinë dhe privilegjet e njerëzve të medias e politikës.

Teatri. Nuk prishet. Të mbrohet edhe me gjak.

Për të tjerat mos ia ndani duke dhënë ide.

Shto koment

Denonco