PD, koha për një marrëveshje besimi me shqiptarët

PD, koha për një marrëveshje besimi me shqiptarët

Nga Namir Lapardhaja - 06/05/2020

Ndoshta, nxjerrja në pah e dëshirës për një autoritarizëm të thellë, është edhe pika fundore e politikës së Edi Ramës. Ai nuk ka më asnjë narrativë, përveçse refrenit që nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. 

Për këdo vlen të sjellim në vëmendje se Kryeministri, përmes “Qeverisë së Facebook-ut”, që aplikoi në të dy krizat – në atë të tërmetit të Nëntorit 2019 dhe të Covid-19,-  nxori në pah se kishte ndërtuar institucione prej letre, dhe se gjatë gjithë këtyre viteve në pushtet është munduar të ngatërrojë qëllimisht realitetin me të vërtetat. 

Edhe nëse do t'i linim në derë meritën hipotetike të shpëtimit të jetëve të njerëzve, sërish Rama nuk ka më asgjë në dorë për të bindur shqiptarët se është i shqetësuar për ta, pasi, tashmë, hendeku mes atyre që thotë dhe atyre që bën mund të fundosë çdo anije premtimesh nga ana e tij.

Në këtë moment për shoqërinë shqiptare, që ka kaluar panikun, por jo krizën, është e rëndësishme që PD-ja të mos replikojë më me Kryeminsitrin, pasi nuk është më ai kundërshtari, por të gjejë një rrugë për një marrëveshje besimi me shqiptarët. E para, dhe ndoshta më emergjentja, është rikthimi i institucioneve në shina, pasi "bashkëqevrisja" ka depersonalizuar çdo punonjës, i cili, tashmë, është përpara gjyqit popullor, që ka vetëm një gjyqtar: Edi Ramën. Ky model ka krijuar idenë se, është e kotë të mendosh për karrierë në institucione, se burokracia nuk vlen, dhe se gjithçka duhet ta mendosh si një marrëdhënie skllav-skllavopronar. 

Së dyti, është me rëndësi që biznesi të çlirohet nga hija e frikës se, nëse nuk punon me qeverinë, mund të mbyllesh apo ndëshkohesh deri në falimentim. 

Së treti, është urgjente që PD-ja të hartojë planin e rimëkëmbjes, duke kthyer besimin te qytetarët se, të jesh i ndershëm nuk është as e kotë e as budallallëk, por një hap i rëndësishëm për ta bërë këtë vend të dëshiruar për të jetuar dhe thurur ëndrra për të ardhmen.

Ky Kryeministër është i paaftë t’i mendojë shqiptarët si qytetarë me dinjitet, ndaj dhe aplikon vetëm fyerjen dhe poshtërimin në çdo marrëdhënie. Qeverisja e tij nga FB, si asnjë drejtues tjetër qeverie, është shembulli që ai përfundimisht nuk mund të ndërtojë asnjë marrëdhënie institucionale dhe të vërtetë me shqiptarët. Ndaj PD-ja duhet ta lërë Ramën në humnerën ku ka nisur rrokullimën e tij politike, dhe të nisë një komunikim të hapur dhe të sinqertë me shqiptarët, të cilët kanë nevojë për një qeveri që do t’u japë shanse të barabarta, dhe që do të rikthejë gjykatat, të cilat Rama, në mënyrë të qëllimshme, vijon t’i vonojë sa më shumë, që të mos hetohet dhe gjykohet për asnjë vendim që merr.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari07/05/2020 14:48

Ti shoku qe s'je dakord me z. Lapardhaja, nuk te pengon njeri te qendrosh tek partia e Edvin Sumqirit. Por diversitet surati yt i ndyre ( keshtu te perfytyroj) sepse po qe komunist edhe fizikisht njeriu eshte i shemtuar, nuk diskutohet qe shpirterisht komunistet jane specia me e shemtuar ne gjithe globin. Nuk ta mbush mendjen Z. Basha, athere qendro tek partia jote komuniste, e punes, socialiste, ridhjerase. Juve komunisteve edhe varri nuk ju drejton. Fare e ndyre.

astrit07/05/2020 07:24

Problemi nuk eshte qe PD te beje marveshje me shqiptaret por qe shqiptaret nuk kane besim te PD

Me Namirin, por jo n kt shkrim.06/05/2020 23:32

Po preferoj te mbetem anonim per arsye qe miqesia e vjeter me ty Namir te mos cenohet nga epshet e politikes....
Shume kush qe te njeh e di qe je djal me norma dhe rrjedh nga familie e mire ku komunistet ua ben jeten te keqe.

Bashke kemi qen ne shume protesta e mitingje qe e djathta e viteve 2000 organizonte ne Berat. Aso kohe ishim adoleshente, gjimnaziste te nje shkolle ku morali dhe e drejta na injektohej me shume se sa ishte ne ate realitet post komunist e pos 97'.

Bashke votuam per hete te pare Partin Demokratike, ndoshta tek ti dyshoj qe mund te mos lije ne balte Partin e Ballit Kombetar ... Te djathten qe ti besoje qe ishte me e djathte...

I dashur Namir... Bashke su pam me... Pasi PD erdhi ne pushtet dhe lukunia e uqerve pseudo demokrat dhe ish komuniste ne Berat, te dha edhe ty nje thele pushtet. Ti per mua meritoje me shume, por me sa kujtoj edhe ajo thele te dehu pak ne qendrimet dhe afrimitetin shoqeror.

Nuk e mohoj, madje pse jo kur shoh qe ti kishe diçka ne dore besoja qe ishte ne dore te sigurte.

Por ajo qe mua me ben te mos ta aprovoj kete shkrim eshte Lulofilia... Qe per mua si demokrat eshte mungese alternative dhe besim i forte pabesueshmerie ne kete person.
Namir, PD-ja qe ti do te zgjosh eahte si neriu u pergjumur qe sado ta ngresh ne kembe do i sulet krevatit per tu shtrire serishte... Nuk eshte alternative e besueshme... Madje une mendoj qe kjo e keqe qe eshte ne pushtet eshte edhe fal merites se kesaj kase qe drejton PD...

Une besoj qe te paket jan njerezit si ty ... Ne moral e ne ndershmeri.
Ti i ke pare vete dhe i njeh me mire se kushdo ata qe te rethojne ne tavolinat boshe te PD-se Berat...

Tashme aty ka ca te deleguar... Ne raste pushteti do rivijne serishte shushunjat per te pire gjak pushteti... Do rivijne serishte ato mbiemra me nam ne Berat qe ne rastin e pare do rimarin serishte pasurit publike ashtu siç kan bere keto 30 vjet... sa djathtas e majtas.

Ti mbase nuk pret llokmen e pushtetit... E besoj!

Por tek Partia e Lulit, besueshmeria qe do ta ngresh nga vari .... Eshte dekompozuar.
Te lutem Namir!
Mos nxir nga vari eshtra qe si hyjn ne pune njeriu... Nese keto eshtra ngjallen do u kushtojne rende xhepave te shqiptareve pasi do riduan serishte te misherohe... Dhe misherimi i kufomave politike behet me babesi e gryksi ne korrupsion e tendera...

Te lutem, leri te kalben te dyja palet... Kam.besim qe dike tjeter do e gjeje Europa per ne.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet06/05/2020 22:53

PD,KOHË PËR NJË MARRËVESHJE BESIMI PËR SHQIPTARËT;PS,MOHË TERË ZIJË
VARRËRESHJE PESIMI PËR SHTIPZVARRËT;AHIII,PAS NJË KOHE,QAS ZIJE MOHË;
SIPAS PËRVOJËS,GRIQAS STERVLOJËS:KU KE UDAJËN,ATY E KE MURTAJËN;OUH,
SIKUR,DIKUR;QË KEMI E,TEK JEMI;NGA PANDEMIA KORONAVIRUSIT EDHE OH MU
NGA TRAGJEDIA HORRORAZHBIRUSI;SI TËRMETI.SHI,NA TRETI,EDHE PANDEAMIA
OUH,TRANDGREMIA;MBI TRI DEKADA;PRI GRI FERRGATA;DUKE U NDRRUAR,KUKE
SHNDËRRUAR PD+PS;QË HUMBËM BESIMIN,QË SHKRUMBËM PESIMIN;ATËHERË OH
KRATËRPREË,VETËM ME VETËVENDOSJE,MBETËM MË TETËBRENGOSJE,NJË PARTI
E RE;NJË VATËRPRI E KRE;ME GJAK E PRAG TË MBARË SHQIPTRAISË,ME DIJE EDHE
PRIJE,TË SHKRIPKAVRRISË,PËR RINGRITJE,PËR RILINDJE;PËR RIBASHKIMIN,PËR RI-
TRASHËGIMIN,PËR ÇLIRIMIN,TERË RIHIMNIN;PRERË COPA TË NDARA,BËRË EUROPA
TË PËÇARA;BËRË UNIONI,TERË UNIJONI;PËR RIATDHESIMIN,RIATKRETRIMIN,OUUUH,
PËR TË I DALË ZOT,SI PËRJETËMOT,EDHE SOT;I ZOTI KËTI DHEU OR, KREU;HYREGJ-
ENDE,KRYLEGJENDA;VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA,OUUU,PELLAZGO IL-
IRA MBARË SHQIPTARIA;OUUH ORE,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!MANI,USA.

tirana06/05/2020 21:28

Analize konçize dhe nje shkrim shume i sakte mbi gjendjen politiko - ekonomike ne te cilen ndodhet sot vendi yne .

Shto koment

Denonco