Nuk është thjesht në delir! Komandanti i ferrit bën llogari elektorale në kohë pandemie!

Nuk është thjesht në delir! Komandanti i ferrit bën llogari elektorale në kohë pandemie!

Nga Enver Bytyçi - 25/04/2020

‘Komandanti i luftës’ lajmëroi përmes tellallëve të shumtë mediatikë, se këtë të shtunë pensionistët do dalin për ajrim. Dhe ushtria e pensionistëve u shfaq gjatë kohës së shëtitjes së tyre e kënaqur dhe falënderuese ndaj urdhrit të kryeministrit të shndërruar në një komandant burgu. Ekranet e televizioneve u mbushën me kronika pa fund, ku Edi Rama paraqitet si ‘bamirësi e famshëm me skena ajrimi’. Ndërsa të dielën do të shfaqet e njëjta skemë me gratë, të cilat komandanti i ferrit i ka ftuar të dalin në bulevard e parqe dhe me fëmijët nën dhjetë vjeç  për dore.

Më tej ‘komandanti i luftës’ caktoi vendin se ku duhet të ulet pasagjeri i dytë në një automjet lëvizës me leje një javore. Është ai që cakton orën e daljes dhe orën e kthimit në burgun e madh karantinë. Është kryeministri ai që përcakton individualisht për secilin shqiptar, nëse do të financohet ose jo, kur Fevziut i thotë se ‘Ky personi që ju shkruan ju më ka shkruar dhe mua dhe e ka marrë përgjigjen’! Eshtë pikërisht ai që urdhëron vendosjen ose heqjen e gjobave dhe dënimeve që vendos policia e shtetit. Me një lëvizje të gishtit ai ta merr patentën dhe të çon së paku 72 orë në çeli. Por pasi mijëra të dënuar të jenë falur me qese në dorë para komandantëve të policisë.

Dhe e gjitha kjo me një strategji, e cila na serviret si ‘bamirësi’, ‘kujdes i babait të kombit’ për bashkëkombësit e tij, si ‘sakrificë hyjnore e udhëheqësit shpirtëror të shqiptarëve’. Strategjia është t’i vendosë njerëzit në rresht, si në një repart ushtarak, duke përdorur shtëpinë-burg dhe përmes kësaj metode, kur të lajmërojë masat lehtësuese njerëzia të thërrasin ‘Rroftë Mbreti’! Të tilla metoda janë të njohura në botë dhe kanë funksionuar shumicën e rasteve. Varet kjo nëse qytetarët të kenë nxjerrë mësime ose jo nga praktikat mashtruese të qeverisjes së tij shtatëvjeçare!

Duke pranuar publikisht protagonizmin në këtë kohë murtaje kryeministri shqiptar e pranon gjithashtu faktin se ai është shteti, se ai mban në dorë gjithçka dhe dikton jetën si dhe liritë qytetare në këtë vend në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës, si ndarja e pushteteve, barazia para ligjit, respektimi i të drejtave themelore të njeriut, respektimi i pronës qytetare etj. Gjithçka është kthyer përmbys me synim ngritjen e kultit të individit në formën staliniste dhe enveriste. Shumë shqiptarë anë të gatshëm të heqin dorë nga liria e tyre, me qëllim që të kënaqin delirin e udhëheqësit suprem!

Po pse i duhet Edi Ramës krijimi i këtij kulti? Për arsye emocionale, politike dhe elektorale.  Nga pikëpamja emocionale kryeministri i Shqipërisë plotëson një ëndërr fëminore, ta shohë veten si xhaxhi midis turmave i duartrokitur dhe i lavdëruar. Nga pikëpamja politike të rikuperojë deficitin politik që i kanë shkaktuar skandalet e shumta gjatë qeverisjes së tij në këto 7 vite. Nga pikëpamja elektorale, për të rikthyer në mbështetje të rilindjes sa më shumë injorantë, të cilët mund të besojnë se Rama u bë në këtë pandemi ‘shpëtimtari i shqiptarëve’!

Në fakt Ramës i duhet që sa më shpejt të kapitalizojë atë që ai e quan ‘sukses i menaxhimit të situatës së krijuar nga Covid-19’! Që do të thotë se ai po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai llogarit se në këtë periudhë do të ketë më shumë shanse për fitoren e një mandati tjetër. Ndërkaq është i vetëdijshëm se nëse zgjedhjet bëhen pas një viti, rrënimi ekonomik i vendit do të mjaftonte që ai të shkulej jo vetëm nga qeverisja, por edhe nga politika.

Edhe formalisht duket se veprimet e tij ngjajnë me sjelljet në një fushatë elektorale.  Faraoni, pas 40 ditësh izolim, josh pensionistët, pastaj gratë, nesër studentët dhe rininë, pasnesër gjimnazistët me të ‘të drejtën’ për të marrë frymë, për t’u ajrosur. Nuk do të ndalet me format e tjera të shitblerjes së votës, por po përpiqet që qytetarëve shqiptarë t’u shesë ajrin në këmbim të votës.

Ndaj dhe opozita nuk duhet të gjendet në befasi. Nga fundi i muajit maj komandanti i burgut të madh të shqiptarëve do të shpallë heqjen e gjendjes së emergjencës dhe mund të kërkojë votëbesimin në parlament. Deputetët majmunë me kallash në dorë do ta votojnë me 2/3 rrëzimin e qeverisë e për pasoje në 45 ditë faraoni i dytë do t’i çojë shqiptarët në kutitë e votimit. Nuk mund ta presë 2021-tën, sepse atëherë do ia ketë bërë gropën ekonomia e rrënuar. Prandaj do të shpejtojë, duke kujtuar Korenë e Jugut dhe rezultatin e zgjedhjeve në këtë vend aziatik menjëherë pas kapërcimit të periudhës së karantinës.

Edi Rama jeton në ekstazë, në delir, edhe kur mburret, edhe kur shan, sulmon dhe denigron kundërshtarët e politikave të tij destruktive në këtë vend. Ndaj dhe ka përqendruar gjithçka në duart e tij. Por nuk është vetëm deliri. Ai bën hesap që ta shfrytëzojë këtë situatë me qëllim që të garantojë një mandat të tretë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse zgjedhjet do bëheshin në periudhën e tre muajve të ardhshëm. Mundet që ai të llogarisë edhe shtatorin, por jo qershorin e vitit 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet26/04/2020 06:08

ËËËH,NUK ËSHTË THJESHT NJË DELIR! KOMANDANTI I FERRIT BËN LLOGARI ELEKT-
RORALE N'KOHË PANDEMIE! SIKUR DIKUR,KOHË JASHTËZAKONSHME NË KOSOVË O,
NGA KRYKRIMINELI SLLOBODAN MILLOSHEVIÇI;TERË SHQIPTARINË E FUTI SI NË BRI
TË DHISË!NË NJË FSHAT TË MALËSISË DRENICËS,SILLEJ NJË TERRORIST ME BANDË
TERRORISTE SERBË,BASHKË ME CA SERVILË;A,ÇDO SHQIPTARI QË NUK PËRFILLTE,
AS PËRCILLTE GJENDJEN JASHTËZAKONSHME;AI E TORTURONTE DHE E MUNDONTE
ME TORRTURA MË ÇNJERËZORE;DËGJOHEJ NË KONSPIRACION Q'KISHTE DALË NJË
NJË GRUP E ASHTQUAJTURA UÇK,DHE PËRGADITEJ LUFTA ÇLIRIMTARE PËR FITORE
TË LIRISË,PAVARËSISË E DEMOKRACISË MBARË KOMBËTARE SHQIPATRE;POR,KUR
NJË MIK SHKON MUSAFIR,DHE DËGJON NË BISEDA VETËM ANKIME O TRANDKRIME,
SE KËSHTU BËRI RAJKU,KËSHTU MANTEROI RAJKU,KËSHTU NA TERRORIZOI RAJKU;
DHE,PËR NJË MOMENT,AI I NERVOZUAR HË,I DRAMATIZUAR,PO THOT:HEEJ DRENICË,
A NJË RAJK TERRORIST I VETËM,GJITHË KËTE MALËSI DRENICARE,UA PASKA FUTË
FRIGËN NË PALCË,SHTRIGËN ME GACË;SA TEK ËSHTË RREZIK MORE MIK,QË JU NUK
DO TË GIXONI,AS TË SHKONI O,TË FLENI ME GRATË E JUAJA,AS MË FAMILJE,FËMIJË
TUAJ;PO A KENI NDONJË PIKË GJAK DRENICARI;O HEJ,GJAK SHQIPATRI?! MANI,USA.

kuti 25/04/2020 14:32

Me kete opoziçke te shitur pse mos te beje ate qe do! Kerkush nuk e ndal dot; i beri budallej te gjithe, ca me blerje ca me rrena e ca me kercenime e ca me bllofe! Ja futi te gjitheve sa majtas edhe djethtas; E filloi me Nanon,e bindi te jape dorheqjen per te mire te partise: ja futi Blush faqe petlles , e i i tha : "me propozo mua per ktyetar partie, e do jemi bashke, petlla e hengri, ja futi Likes me ngjjalat, ait i tha degjo miku im behu me lmua se nuk i dihet, une edhe mund te fitoj zgjedhjet pa ty por po fitova ne burg e ke vendin, Likja e hengri,I fundit qe hengri per para eshte edhe faqe petlla e PD-se Llulli! Vetem njeri di ti ule koken ketij bastardi dhe ai eshte Berisha ,qe i ka treguar, e i tregon vendin! E perzuri nga PD- qe ne nentedhjeten se e njohu menejehere se çllum ishte, dhe vazhdon ta denigroje siç e meriton! Sa per te tjeret ai rron edhe disa kohe, deri sa populli,pa keta lolot e shitur tek doçi te ndrihet ne protesta duke flakur ne plehra te gjithe kllasen e ndyre politike, qe vetem politike nuk eshte por hajdute e shkaterruese njesoj si mutqeveritari!

Shto koment

Denonco