Shqipëria pa ‘imunitet demokratik’ përballë rrezikut të katërfishtë…!

Shqipëria pa ‘imunitet demokratik’ përballë rrezikut të katërfishtë…!

Nga Kastriot Islami - 20/04/2020

Në pothuajse të gjithë vendet demokratike, ku Shqipëria bën pjesë formalisht në formën e një ‘demokracie hibride’ mes diktaturës e demokracisë, është vendosur gjendja e emergjencës (në Shqipëri është vendosur çuditërisht edhe gjendja e shtetrrethimit së bashku me masa drastike ekstreme të shoqëruara me veprime policore) me nevojën e menaxhimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Kjo ka bërë që të gjithë këto vende të gjenden brenda një hapësirë të rrethuar nga 4 rreziqe:

Rreziku i parë, i madh, i ndjerë i fortë në momentet e fillimit ishte rezultat i pasojave vdekjeprurëse të virusit COVID-19, që deri më sot ka shkaktuar mbi 160 mijë të vdekur (e ndoshta edhe më shumë) dhe rreth 2,5 milion të infektuar. Kjo traumë me vdekje të përditshme, e padëgjuar më parë, por aktualisht e hiperbolizuar nga media globale, ka shkaktuar gjurmë të thella në mendjen e njerëzimit, që duket se do të mbeten edhe për shumë kohë. Në këtë aspekt Shqipëria është ndoshta vendi më i rrezikuar po të kemi parasysh se është i fundit në Europë për sa i përket numrit të mjekëve dhe të shtretërve për 1 mijë banorë. Por më tepër për shkak të një menaxhimi diletant e aprofesional, sekret, antiligjor e policor që Rama po i bën emergjencës së krijuar nga COVID.

Rreziku i dytë që po rritet gradualisht është ai që lidhet me frikën nga kolapsi eventual ekonomik. Shumë vende të varfra, të detyruara të qëndrojnë për më shumë se 6-8 javë në izolim dhe ekonomi të paralizuar, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ndjehen të pasigurta nga rreziku i rrënimit ekonomik e social. Shumë shtresa të popullsisë dhe një numër shumë i madh familjesh ndjehen të rrezikuara se mund të shkasin në gjendjen e pamjaftueshmërisë ushqimore, e deri edhe të urisë. Kurse disa vende të tjera më të zhvilluara, ndjehen të rrezikuara nga një recension ekonomik, pasojat e të cilit për periudhën afatshkurtër e afatmesme, vlerësohen të konsiderueshme për shëndetin e bizneseve, buxhetin e familjeve dhe buxhetin e shtetit, si dhe për mirëqenien e qytetarëve. Dhe kjo gjendje, duke rritur papunësinë mund të pasohej e shoqërohej me turbullira sociale, ndoshta deri të pakontrollueshme. Shqipëria, vendi më i varfër e më i korruptuar në Europë është i rrezikuar më shumë se çdo vend tjetër edhe për shkak se qeveria e saj jo vetëm nuk mendon për t’i ofruar ndihmën e nevojshme e të mundshme qytetarëve të saj, por edhe këto ditë vazhdon të vjedhë përmes tenderave, madje edhe për maskat e pajisjet për mbrojtjen e personelit mjekësor që po punon heroikisht në kushte të paimagjinueshme.

Rreziku i tretë, në pamje të parë më i kamufluar se të tjerët, por shumë i rrezikshëm e ndoshta më i rrezikshmi për vendet demokratike, vlerësohet degradimi eventual i demokracisë e pluralizmit, dëmtimi i rëndë i shtetit ligjor dhe shkatërrimi i shtetit social, për shkak të paaftësisë së menaxhimit të epidemisë, por më shumë prej tentativave për të keqpërdorur epideminë dhe frikën e qytetarëve nga mungesa e sigurisë për jetën për të dalë si shpëtimtarë të jetës së qytetarëve, për të forcuar pushtetin e tyre, për të dobësuar apo rrudhur opozitën e eliminuar kundërshtarët e tyre, dhe dëmtuar rëndë shtetin ligjor e dhunuar të drejtat themelore të njeriut. Edi Rama është drejtuesi që po tenton ta keqpërdorë këtë pandemi për të forcuar pushtetin personal duke vazhduar të dëmtojë themelet e demokracisë e të shkatërrojë pluralizmin.

Dhe së katërti, rreziku i një konflikti/kaosi global për shkak tentativave eventuale për vendosjen e një rendi të ri global. Të ekspozuar përballë këtij rreziku ndodhen indirekt të gjithë vendet e vogla, por mbi të gjitha ato vende të vogla me demokraci hibride, lidershipi i të cilave me sjelljet populiste, nacionaliste e autoritare po tenton të përdorë edhe këtë pandemi për të forcuar pushtetin e tij duke dëmtuar shumë rëndë shtyllat e demokracisë e të pluralizmit. Shqipëria është njëra prej tyre e ndoshta më e rrezikuara në Europë. Ndërkohë që vendet e mëdha demokratike, të angazhuara me problemet e tyre të brendshme, duket nuk do të kenë mundësi të shmangin rrëshqitjen e vendeve të tilla si Shqipëria në autoritarizëm, populizëm e nacionalizëm. Rama prej kohësh përgatitet për një partneritet të ri dhe në kushtet e pandemisë po tenton të krijojë aleanca të reja në funksion të forcimit dhe sigurimit të mbretërimit të tij personal… natyrisht duke i bërë hesapet pa hanxhinë apo duke keqllogaritur reagimin mbarëpopullor, që i ndodhur në limitet e nënshtrimit e të nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor, është gati të shpërthejë… me shpresë jo në mënyrë të pakontrollueshme.

Për më tepër, Shqipëria gjendet brenda kësaj hapësire me themelet e demokracisë të dëmtuara rëndë. Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë nuk ekzistojnë, ndërkohë që gjyqësori është pothuajse tërësisht i varur nga Rama. Media është në një masë të madhe nën kontrollin e Ramës. Një pjesë e konsiderueshme e biznesit të madh është kthyer pothuajse në pjesë të regjimit të oligarkisë. Rama po ashtu kontrollon shoqërinë civile që gjendet në gjendje letargjie, për të mos thënë vdekjeje klinike. Vota blihet me paratë e korrupsionit e të trafiqeve, kurse votuesit kërcënohen nga kriminelët e mafia që janë prezent në kuvend, qeveri, pushtetin vendor dhe administratën publike. Qytetarët janë pa shpresë dhe të vetmen zgjidhje përpiqen ta gjejnë individualisht duke emigruar.

Këto janë arsyet përse Shqipëria është në këto rrethana një nga vendet më të rrezikuara. Thënë ndryshe, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara sepse Rama duke shkatërruar themelet e demokracisë, ka shkatërruar të gjithë mekanizmat mbrojtës e ka vendosur vendin përballë këtyre rreziqeve pa ‘imunitet demokratik’…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/04/2020 21:27

HË,SHIQEPËRIA PA "IMUNITET DEMOKRATIK" PËRBALLË RREZIKUT TË KATËRFISHTË;
ËH,SHKRIPEVRIA S'KA"INTUITET DEMONGRAFIK" STËRVALË REFIKUT VATËRTRISHTË;
OUH,KUR UDHËHEQËSI POPULLIT BENË PLANE PËR SHTEGDALJE O,NGA PANDEMIA
E KORRONAVIRUSIT;AH,SIKUR KURTHDREQI HORBULLIT ZENË KLANE TERË SHTREK
SHKALJE,VDEKGAJLE;DUKE KALLUR PANDEMINË VIRUSIALE PËR JETË ORË VDEKJE; MORRE,HORRE;DUKE HAPUR KOSËN KOSISHTE,KUKE KAPUR HORËN HORRZISHTE,
PËR ÇFARROSJE LOKALE,TËRË ÇRRANOSJE GLOBALË;OUUUH,DUKE SJELLUR,MORE
KUKE PJELLUR;KRIZËN E VDEKJEVE MASIVE,MRIZËN E PREKJEVE MARRZIVE;SI DHE,
SKAMJE EKSTREME EKONOMIKE,DRAMJE FEKSGJEMË PËR USHQIME,TRUSHKIME;O,
VETËVRASJE NGA URIA,TETËPLASJE NGA HURIA;TERË DHUNA,PËRDHUNA;OUH,NGA
GRABITJE,TRANDVRITJE,PLAÇKITJE;DUKE SHFRYTZUAR,KRYQZUAR,VARËZINË URIE,
KRATËRGRINË HURISË;PËR SHPËRNGULJE,SHTËRRSHKULJE;DUKE NA GERRDITUR,
KUKE UA KERRDITUR,VRERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRINË,OH HEEEJ,
PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIN;AHIII O,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË!"
MANI,USA.

Shqiptari20/04/2020 18:40

PROFESOR! SHQIPTARET NUK DUAN AS PUNE, AS BUKE, AS UJE, AS DINJITET, AS LIRI DHE AS DEMOKRACI, U MJAFTON BUZEQESHJA E LIDERIT SUPREM TE SURRELIT, NGERDHESHJA DHE MASHTRIMI I LALI ERIT!!!
SHQIPATERVE IU MJAFTON VETEM BATUAT DHE SHAKATE PA KRIPE TE DUCES SE SURRELIT DHE BUZEQESHJET TINZARE TE LALI ERIT!!!
NDOSHTA NE EVROPE APO KUDO NE BOTE MUND TE KETE EDHE DEMOSTRATA, PROTESTA APO MITINGJE ANTIQEVERITARE POR JO NE SHQIPERI!! KURRE!!!!
NESE SHQIPTARET DO TE KISHIN DINJITET DHE DO TE ISHIN LIRIDASHES, KJO QEVERI NUK DO TE KISHTE MBIJETUAR AS 6 MUAJ PAS ARDHJES NE PUSHTET NE 2013!!!!
MOS I NGATERRO POPUJT E BOTES ME SHQIPTARET!!! ATA U KANE PRERE KOKEN MBRETERVE, DIKATATOREVE DHE QEVERITAREVE BADAKCINJ, NDERSA KUJTESA E SHQIPTAREVE NUK ZGJAT AS SA KUJTESA E MIZES APO E MUSHKONJES!!! VETE SHQIPTARET DASHUROHEN PAS DIKTATURAVE! I ADHUROJNE! SHQIPTARET VUAJNE NGA SINDROMA E STOKHOLMIT!!!!

Shqiptari20/04/2020 18:24

I NDERUAR PROFESOR ISLAMI!
VKM e fundit, qe do te miratohet keto dite ne ParlamentI me qesharak te historise se Shqiperise, eshte perjetesimi i narko-diktatures fashiste te Surrelit!
MOS E QUANI PROPOZIM POR ESHTE NJE VENDIM I FORMES SE PRERE TE CILIN PARLAMENTI NARKO-MONISTO-KOMUNISTO-FASHISTO-MAJMUNIST I RILINDJES DO TA MIRATOJE ME NJE KEMBE, SI CECOJA, DHE PA PIKEN E TURPIT. ASHTU SIC KA MIRATUAR DERI DJE CDO IDIOTESI, HAJVANLLEK, PAZARLLEK DHE MATRAPAZLLEK TE SATRAPIT TE SURRELIT!!!!
PRA NENSHTRIMI I PULAVE DHE DELEVE SHQIPTARE DO TE VAZHDOJE TE PAKTEN DERI NE 23 QERSHOR 2020. KJO ESHTE MBYLLJA E FAZES SE PARE TE NARKO-REGJIMIT DIKTATORIAL TE SATRAPIT TE SURRELIT. PASTAJ DO TE JETE FAZA E DYTE E REGJIMIT. NGA 24 QERSHOR DERI NE 23 DHJETOR 2020. DO TE VOTOHET NGA PARLAMENTI. NE 22 JANAR 2021 FILLON DE FACTO FUSHATA ELEKTORALE PER FITOREN E 3-TE TE NARKO-RILINDJES!!!
SATRAPI I SURRELIT DO TE URDHEROJE PARLAMENTIN, DHE NE MUNGESE TE GJYKATES KUSHTETUESE, DO TE HARTOJE KUSHTETUTEN E RE TE NARKO-SHTETIT RILINDJA. KU DO TE NDALOHEN PROTESTAT, MITINGJET, TAKIMET ELEKTORALE. FUSHATA ELEKTORALE DO TE ZHVILLOHET ONLINE, VOTIMI DO TE BEHET ELEKTRONIK NGA SHTEPIA, NE PROTALIN E-ALBANIA, KU DO TE VOTOJNE EDHE EMIGRANTET, POR SISTEMI I NUMERIMIT DO TE KONTROLLOHET ME LIGJ NE MENYRE TE "PAVARUR" DHE DO TE ADMINISTROHET NGA VETE QEVERIA NE MENYRE "TRANSPARENTE" DHE "DEMOKRATIKE" DHE. PROGRAMI INFORMATIK I VOTIMIT DHE NUMERIMIT ELEKTRONIK NGA SHTEPIA DO TE ADMINISTROHET NGA DY KOMPANI TE FUQISHME "TE PAVARURA" QE DO TE FITOJNE TENDERIN DHE KONCENSIONIN E VOTIMIT ELEKTRONIK ME NGA 2 MILION EURO SECILA: KOMPANIA E ILIR BEQES DHE KOMPANIA E BAXHANAKUT ARMAND FRANGU!!!
NDERKOHE QE BE, SHBA, OSBE/ODIHR, KOMISIONI I VENECIAS DHE KESHILLI EVROPES AS QE DO T'IA DIJE FARE NE KETE PERIUDHE COVID-19, SE CFARE DO TE BEHET NE SHQIPERI!!! RENDESI KA QE TE MBAROJE "LUFTA" KUNDER COVID-19 DHE KUNDER DEMOKRACISE!
KY ESHTE SKENARI OGURZI QE NA PRET NGA SOT E TUTJE!!!!
MOS E BESONI PO DESHET! NUK KENI PARE ASGJE AKOMA!!!
ZOTI E SHPETOFTE SHQIPERINE DHE DEMOKRACINE!

krasasi tp20/04/2020 16:28

" Në vitin 1998 më morët urgjentisht nga Franca e më bët Ministër Kulture". "Sigurisht që Ju prisnit që unë ti shtoja pak 'ujë' dhe pak 'oriz' çorbës që kishit gatuar për gati 8 vjetë, pas rrëzimit të ish sistemit monist". "Ndoqëm të njëjtin trend qeverisës, aty ku të gjithë na interesonte, pamvarësisht se sot të gjithë duam të lajmë duart nga e kaluara dhe e sotmja". "Liritë dhe të Drejtat Themelore i shkelëm bashkarisht, tradicionalisht dhe kjo që po sjell unë të re, lidhet me një situatë specifike, nën të cilën u gjendëm aksidentalisht". "Qesharakëzimi i 'pandemisë globale' ka edhe autor më të spikatur, mos mi rrisni vlerat" Unë domosdo i shtova pak 'krip' dhe e penelosa me ngjyrë mavi"."Doni reformë në sistemin Mjekësor?". "Propozoni alternativën".Doni ti ktheheimi sistemit shëndetësor të sistemit monist, me avantazhet që ofron sistemi i sotëm?"."Nëse populli më do dhe më shtynë përpara për ta qeverisur, ku qëndron problemi këtu"?. "A mos do të thotë gjithë kjo, se opozita i druhet pushtetit?". "Një pushteti pa legjimitet, pa Liri dhe të Drejta Themelore, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa ndarje pushteti". "E pra të ma dini për nder që në një pushtet të rënë, unë bëj sikur qeverisë dhe ju bëni sikur bëni opozitë". "Nuk kemi parë asgjë akoma"."Prapa na vjenë historia jonë e djeshme dhe e sotme"."E sotmja nesër, do quhet histori". "Prapa na vjenë Reforma në Drejtësi". Monologu i fundit i Z.Rama,

Shto koment

Denonco