Ajo çfarë ata nuk thonë ka rëndësi

Ajo çfarë ata nuk thonë ka rëndësi

Nga Daniel Serwer - 27/03/2020

Departamenti i Shtetit lëshoi dje këtë deklaratë të përbashkët të të dërguarit special presidencial Richard Grenell, ambasadorit Philip Kosnett dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer:

Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit të Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të sektorit të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, nën rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë pasigurie, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Për më tepër, ne vazhdojmë t'i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19, përfshirë edhe vonesën për hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme - dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradës midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t'i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

Kjo është të paktën pjesërisht një përgjigje ndaj shkrimit Një Marrëveshje e Keqe nga Shaun Byrnes e postuar këtu dy javë më parë, por është gjithashtu një përpjekje për të justifikuar politikën jo-miqësore së administratës Trump ndaj qeverisë kosovare të udhëhequr nga Albin Kurti.

Le ta marrim atë paragraf pas paragrafi:

1. Kjo frazë "janë në krah të popullit .." është një përmbledhje, pasi përdoret për të bërë dallimin midis popullit dhe qeverisë së një vendi të huaj. Eshtë ajo që thonë amerikanët për kundërshtarët e tyre si Irani: ne jemi në krah të popullit iranian. Ambasada amerikane nxori një deklaratë të pazakontë duke mbështetur mbajtjen e votës së mosbesimit që rrëzoi qeverinë e kryeministrit Kurti në fillim të kësaj jave. Kjo ndodhi përballë kundërshtimit evropian ndaj votës së mosbesimit. Në fund të fundit është e qartë: në një moment kur qeveria e Kosovës po përballet me sfidën Covid-19, Administrata Trump vendosi gjithësesi të shtyjë që qeveria të binte.

2. Nxitja e heqjes së plotë të njëanshme të tarifave injoron një parim themelor të diplomacisë: reciprocitetin. Administrata Trump po i kërkon Kosovës që të përmbushë një kërkesë serbe pa asgjë në këmbim. Ajo që ka kërkuar Prishtina është pezullimi i fushatës së njohjes që Serbia ka zhvilluar në të gjithë botën. A është me të vërtetë e tepërt të kërkosh që një vend që dëshiron që Kosova tia blejë mallrat e veta të ndalojë përpjekjet për t'i detyruar vendet e tjera të kthejnë njohjen e tyre që i kanë bërë Kosovës? Sidoqoftë, Kurti hoqi disa tarifa në mënyrë të njëanshme dhe tregoi një gatishmëri për të shkuar më tej, pa shenjën më të vogël të reciprocitetit nga ana e Serbisë. Ku është presioni ndaj Serbisë për të treguar reciprocitet?

3. Nocioni që Grenell nuk ka parë kurrë një plan nuk është i besueshëm. Janë botuar disa plane, me origjinë të pasigurt. Presidentët Thaçi dhe Vuçiç i janë referuar diskutimeve të shkëmbimit të territorit. Edhe nëse SH.B.A. nuk ishte përfshirë në ato (gjë që nuk ka gjasa), inteligjenca amerikane do të ketë raportuar mbi to, duke përfshirë çdo hartë që është shkëmbyer. Grenell është ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Është e dukshme që Kosnett dhe Palmer nuk janë të lidhur me këtë mohim për mos parjen e një plani. Kjo sugjeron se ata e kanë një plan.

Ashtu si shumë deklarata qeveritare, edhe kjo na tregon më shumë me atë se çfarë nënkupton sesa nga ajo thuhet, por gjithësesi në të përfshihet dicka e rëndësishme: rreshti në fund që i referohet njohjes së ndërsjellë. Por vini re se edhe këtu ka një nënkuptim. Nëse shkëmbimet territoriale / shkëmbimet e popullatës janë jashtë bisedimeve, duhet të ishte shkruar "njohje të ndërsjellë brenda kufijve të tyre aktual" ose "njohje të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial".

https://www.peacefare.net/2020/03/27/what-they-dont-say-counts/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet27/03/2020 22:06

OUH,SIÇ ËSHTË THENË,DIÇ RESHTË ZËNË:POLITIKA ËSHTË SI ERA;A,MOS TA QOFTË
ZOTI KAH DERA;TË HUMBËT SHPIRTI,TË SHKRUMBËT VLERA;DHE,NJË UDHËHEQËS O
MBARË SHQIPTARË,QË ISHTE NDËR PRISAT MBARË SHQIPTARISË,NGA LUFTA E PARË
BOTËRORE,GJËR NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE;KUR NË TË VETMËN LUFTËN O,MË
ÇLIRIMTRE;PËR LIRI,RIBASHKIM,MBARË SHQIPTARË;KUNDRA TRADHËTISË AH,EDHE
TRAGJEDISË;MBARË SHQIPTARE;NGA KOMUNIZMI RUSO SERBO JUGOSLLAVË,PARA
PUSHKATIMIT MASIVË NË DRENICË;FAMILJES UA LENË NJË AMANET,OR,TESTAMEND:
OUUUH,MË MIRË ËSHTË ME QENË QEN I SHTËPISË TENDË MBI PLEH,SESA UDHËHE-
QËS I NJË POPULLKOMBI TË ROBËRUAR,TË HORRORZUAR,TË ASIMILUAR AHIII ORE,
TË TRASHËGRIMUAR,TË VRZHDËKRIMUAR;ME SHKEUJ O SHEKUJ,NDËR TEMPUJ O
TERË TEMPUJ;QË KANË HUMBUR O,SHKRUMBUR;EDHE INTEGRUTET O,IDENTITET;
MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË,OUUUH O,MBARË SHQIPTARË!!"MANI,USA.

Keli27/03/2020 20:13

Po mire meqe e paskan kaq merak popullin e kosoves sic kane edhe popullin e vet te heqin tarifat dopio doganore per mallrat kinez ne amerik se edhe serbia dore e kinezit jane bo ne ballkan apo jo ups.....

krasasi tp27/03/2020 18:49

Unë mendoi se çdo marrëveshje, nën çfarëdo shtyse dhe për x përdorim,kur hidhet në koshin e plehrave,ajo klasifikohet.Shumë e njofin por asnjë nuk mund ta publikoj.Ajo(marrëveshja) nuk ka dhënë asnjë efekt negativ mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Ndaj Z.Thaçi dhe të tjerë, rrëzohen apo ngrihen me votë. Nëse Z.Thaçi apo të tjerë, janë të përfshirë në hajni apo edhe në krim,për këtë duhet ë vendos Gjykata Speciale. Investimi i Z.Thaçi apo të tjerëve, për ti fut hundët te Gj.C ishte kalimi nga 'koefidencat' te "kopetencat", duke harruar se çlirimi i Kosovës, pamvarësia dhe ardhmëria e saj,nuk janë produkt purro Kosovar por edhe i NATO-s dhe kryesisht Amerikan.

N27/03/2020 17:00

Tramp eshte mik i Rusise , ndersa Grenell eshte mik i Serbise, me kete administrat amerikane kosova nuk ka gje ne vije

Shto koment

Denonco