Rama dhe epidemia e kërcënimeve të tij!

Rama dhe epidemia e kërcënimeve të tij!

Nga Doan Gjyzeli - 13/03/2020

“Jeni me fat që jemi ne në qeveri” tha kryeministri Rama në komunikim me Blendi Fevziun në “Opinion”. Nuk është se fshehu ndonjë delir që nuk e ka thënë gjatë viteve të fundit. Por e thënë në mes të një epidemie, me gjuhë të drejtpërdrejtë, një deklaratë e tillë duhet të na frikësojë, sepse tregon që ai nuk ka ndërmend të pranojë asgjë që nuk shkon në këtë vend. Ai kërkoi që opozita të mos thotë asgjë që nuk shkon, që mjekët të mos flasin për gjërat që nuk janë në rregull. Dhe gënjeu publikisht kur tha se opozitat dërgojnë në mënyrë institucionale propozimet e tyre. Kjo do të ishte qesharake, pasi do e kthente opozitën në një institucion shtesë të qeverisjes, ndërkohë që opozitat kudo kanë qenë kritike, sidomos në Itali, nëse reagimet nuk kanë qenë në kohë dhe të duhurat. Opozitat kudo dalin publikisht dhe bëjnë propozimet e tyre, kërkesat e tyre, pasi institucionet janë të qeverisjes dhe varen prej saj.

Do të ishte krejt e natyrshme nëse z. Rama të pohonte se, nuk ka shëndetësi, e sidomos e një shteti të varfër si i yni, që të përballë një epidemi të tillë, sidomos nëse epidemisë i shtohet edhe paniku. Por në vend të kësaj qasje, ai preferon të marrë në telefon, të kërkojë që të dalë vetëm ideja e tij në media, që të mos flasë askush që ka fakte për të kundërtën e tij. Kjo qasje moniste, e trashëguar nga diktatura, duket se është edhe dashuria e madhe e z. Rama, i cili u drejtohet shqiptarëve sikur t’i ketë skllevërit e tij dhe jo qytetarët që e kanë zgjedhur si kryeministër.

Këtë lloj reagimi, gatuar mes urrejtës për tjetrin dhe gënjeshtrash, z. Rama e përdori edhe gjatë ditëve të post-tërmetit të 26 Nëntorit, duke kërkuar medoemos që të shfaqej nëtelevizone vetëm versioni i tij, pavarësisht se ç’ndodhte në terren me të dëmtuarit. Ai nuk sqaroi shqiptarët as për kushtet e përfitimit të parave nga donatorët në Bruksel lidhur me pasojat e tërmetit, duke i lënëqytetarët jo vetëm në qiell të hapur apo në kushte të tmerrshme banimi, por edhe pa asnjë sqarim të qartë se ç’do ndodhë me ta.

Tashmë, askush nuk ka pse të vërë në dyshim se qëllimi i Ramës është vetëm që e vërteta të mos thuhet, të mos shfaqet. Për të e rëndësishme është që të vijojmë të jemi “shkëmb graniti” apo që qeverisja e tij “hedh valle në gojën e ujkut”. Kjo qasje është në fakt epidemia e vërtetë, pasi në vend të një strategjie ku përfshihen të gjithë, ai vendos t’i sulmojë të gjithë. Për të nuk ka të vërteta të tjera përveç asaj që thotë ai, që thonë ministrat e tij, që thonë mjekët që nxjerr ai.

Në një rast normal, në një reagim normal të shoqërisë, ne të gjithë duhej të dëgjonim specialistët e fushës, pa pasur nevojë që këtë të na e bëjë kryeministri, pavarësisht dijeve të tij për pikturën apo skulpturën. Z. Rama, një ish-basketbollist dhe një piktor i njohur më së shumti gjatë kohës si kryebashkiak apo kryeministër, mund të na transmetonte përkthimin e këtyre këshillave, edhe më përvojën e vendeve të tjera.

Nëse do të marrim shembull, do të shohim se në Itali kryeministri Konte ka bërë fjalime që bashkojnë popullin, pa sulmuar askënd. Edhe Presidenti amerikan, Tramp, kështu bëri thirrje, duke iu drejtuar kombit dhe jo kundërshtarëve. Edhe në shumë vende të tjera shefat e qeverive u janë drejtuar specialistëve dhe kanë marrë masa. Normalisht, që qeveria e z. Rama është më shumë mirazh, sepse kur ndodh diçka konkrete gjërat janë vetëm në kokën e tij, por jo në magazina, jo në spitale. Ashtu siç na mungonin qentë në kohën e tërmetit, ashtu na mungojnë edhe dhjetra materiale bazë për të përballuar epidemitë. Por kjo për z. Rama nuk ka rëndësi. Më shumë se gjithçka është e rëndësishme që ai të ndihet i vetmi, i rëndësishmi, zëri i së vërtetës, zëri i vetëm që duhet të besojmë. Por, pikërisht kështu nisin epidemitë më të këqija të një shoqërie- epidemitë e verbërisë së atyre që na drejtojnë, të cilët, në vend të zgjidhjes, në vend të thirrjes për të qenë bashkë, nuk ngurrojnë të shprehen se “jemi me fat që e kemi!”

Ne duhet të pohojmë se, masat e marra për një karantinë apo vetëkarantinëtë Tiranës, Durrësit, apo edhe qyteteve të tjera, janë të domosdoshme. Ne biem dakord që, ne të gjithë, duhet të bëjmë më të mirën për veten dhe të tjerët rreth nesh, duke ndjekur porositë e specialistëve.

Të gjithë tashmë e dinë se Kryeministri Rama u tall një herë për paralajmërimin me tërmetin, e pastaj bëri çmos që vetë e vërteta mos të thuhet. U vonua me masat, sidomos në kontrollet kufitare për koronavirusin, e tashmë sërish kërkon që askush të mos flasë. Kjo është epidemia e një kryeministri që beson se propaganda dhe jo masat janë zgjidhje! Por z. Rama, në vend që të kthehet në epideminë e tmerrshme të dhunës, të kërcënimit të atyre që flasin për atë që mungon, duhet të shprehet se çfarë mendon për qindra e qindra familje që janë ende nëpër çadra e varfëri, pa kushtet për të cilat ai telefonon njerëzit apo del në TV.

Qytetarët nuk i rrezikon e vërteta që thuhet për ta, por i rrezikon mosparashikimi nga ana e qeverisë dhe mosreagimi në kohë kur mungojnë gjërat më elementare, duke nisur që nga mjekët që shpëtojnë jetë, e deri te kushdo tjetër që shërben në vendin e tij që qytetarët të mund jo vetëm të kalojnë epideminë, por edhe të trajtohen si qenie me dinjitet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kolib14/03/2020 22:30

O analiste! Béni thirrje per révolte jo me derrderr se per derrderret e tuaja ai nuk pjerdh,po vjedh e shketerron prej tete vetesh. Mos u béni mbulesa e tij per gjoja lirine e medias. Nese dikush atij llumi do i thote qe shtyp mediat ai u tregon anal - izat tuaja si pergjigje. Nese e beni kete per ti sherbyer si fasade dheper kete jeni te nderjegjshem jeni po aq anti shqiptare sa!ai.Tung!

Koli14/03/2020 22:30

O analiste! Béni thirrje per révolte jo me derrderr se per derrderret e tuaja ai nuk pjerdh,po vjedh e shketerron prej tete vetesh. Mos u béni mbulesa e tij per gjoja lirine e medias. Nese dikush atij llumi do i thote qe shtyp mediat ai u tregon anal - izat tuaja si pergjigje. Nese e beni kete per ti sherbyer si fasade dheper kete jeni te nderjegjshem jeni po aq anti shqiptare sa!ai.Tung!

Shqipo13/03/2020 12:44

Po mir ore shqipot vellezerit e mi,pse se kemi ngritur njehere te vetem zerin per pastetine,dhe per ta mbajtur paster vendin tone ,e keni vene re neper te ashtuquajturit debate televizive ,nuk preken fare po fare tema te tilla por te ashtuquajtur analyst, dhe mendere moderatore ,bejne gare se kush do tja lepije me shume bythen ramiut ,blendi bythes ja vret syte nje djalin I ri qe ka nje makine te mire,kurse shqiperia e mbytur nga plehrat nuk I ben pershtypje,vec ai te vazhdoje bythlepirjen dhe te pasurohet ne kurriz te shqiptareve. Shqiptaret do tja hedhin koronavirusit ,por bashke me mikrobin te hedhin ne koshin e plehrave dhe krye plehrat e ketij vendi,rrofte shqiperia dhe shqiptaret,mos e beni syrin terr do tja hedhin paq .

Shto koment

Denonco