Sekretet e një dorëzimi `të butë`, të organizatës së Edi Ramës!

Sekretet e një dorëzimi `të butë`, të organizatës së Edi Ramës!

Nga Poli Hoxha - 15/01/2020

Nga Konispoli në Vermosh, poshtë e tatëpjetë, siç ishte do të jetë!

Me këtë shprehje të përshtatur mund të përmblidhet pak a shumë reagimi, zhgënjimi dhe deri diku revolta e shumë mbështetësve të opozitës apo atyre shqiptarëve me pritshmëri të lartë prej saj, menjëherë pas bërjes fakt të kryer të marrëveshjes së fundit për Reformën Zgjedhore.

Po ta shohësh në këndvështrimin e atyre gjërave që ishin premtuar dhe të pritshmërisë, për ti dhënë fund kësaj qeverisje që po e çon vendin në fund të humnerës në çdo pikëpamje, me të drejtë pas një aksioni radikal prej më shumë se një viti, duke përdorur të gjitha mënyrat ekstreme për të rrëzuar klanin e Edi Ramës, kjo strategji e re`perëndimore` e opozitës së bashkuar po trajtohet me zell si zbythje, dorëzim apo nga të tjerë edhe si `tradhëti`.

Pa u futur në thelb të kësaj që po ndodh, shumëkush e frymëzon këtë zemërim me emrin e Damian Gjiknurit në tryezën e të ashtuquajturit `Këshill Politik`. Gjithashtu po ushqehet frika për një `deja vu` të paktit Rama-Basha në vitin 2017.

Për sa i përket Gjiknurit në pamje të parë duket `e çuditshme` që opozita po e pranon në tryezë këtë eksponent të Rilindjes, i cili ndërlidhet edhe me skandalin e grabitjes dhe falsifikimit mafioz të tenderit për Unazën e Re. Mbi të gjitha ai u shndërua në simbol të `tërmetit` të vjedhjeve dhe manipulimit të votave nga Rilindja e Edi Ramës. Që pikërisht ky individ të bashkë-firmosë e vulosë mënyrat, se si do të mbrohet vota e shqiptarëve tani e tutje, në fakt është e tepërt për çdo mendje normale.

Por Gjiknuri është vetëm një emër mes gjithë lukunisë, me të cilën Rama ka instaluar kleptokracinë e pasurive dhe të votës së shqiptarëve. Duket e çuditëshme, sepse mund edhe të ishte shmangur ky emër, i cili pak muaj më parë edhe u vetëofrua për dorëheqje nga roli në Reformën Zgjedhore. Por zgjedhja nuk ka qenë e tij, por e skenaristit dhe regjisorit të filmit 7-vjeçar, ku Gjiknuri ka patur rolin e tij.

Opozita, në fakt në tavolinë po ulet me producentin e `filmit` skandaloz dhe jo me aktorin. Duket qartë që emri i këtij të fundit në Këshillin Politik, po shërben si një ruajtje fytyre gjatë procedurës demokratike që ndërkombëtarët kanë vendosur të zbatojnë, për fundin e ciklit të Edi Ramës në pushtet.

Ky cikël është mbyllur jo sepse opozitës i ka ardhur radha që të vijë në pushtet, por sepse Shqipëria e shndërruar në një vend ku krimi i organizuar ka kapur qeverinë, parlamentin dhe pushtetin lokal, tashmë shihet si një minë me sahat destabiliteti, për gjeopolitikën amerikane dhe atë të Gjermanisë e Britanisë së Madhe.

Edi Ramës i kanë kërkuar që të shpallë falimentimin në mënyrë të butë dhe të bashkëpunojë në procedurën e vetë-dorëzimit, e cila do ti hap rrugë çmontimit të qevrisjes mafioze në Shqipëri. Kjo duket qartë, sepse një vend anëtar i NATO nuk mund të katandiset deri në këtë pikë, ku krimi i organizuar të urdhërojë kryeministrin, parlamentin dhe partinë në pushtet.

Po dorëzohem, por të paktën jo me brek nëpër këmbë-duket se është lutur Edi Rama. Që të jemi të qartë këtë lutje nuk e ka bërë te Basha, por te SHBA-Britani-Gjermani, të cilat e dinë që cikli u mbyll dhe po veprojnë.

Të dorëzuarit i bëhen edhe tolerime, por çështja nuk është kjo. Thelbi qëndron te dyshimi i arsyeshëm, se pabesia si karakteristikë kronike e Edi Ramës, mund të përsëritet edhe këtë herë.

Pas oksogjenit makabër që Edi Rama mori me rastin e tërmetit tragjik për mijëra shqiptarë, kjo puna e Këshillit Politik, do të ishte një shans tjetër i madh për të fituar kohë, e cila i duhet për të amnistuar veten dhe bashkëpuntorët. Gjiknuri në Këshill është një simbolikë e pjesëshme amnistie, për Ramën dhe Rilindjen.

Nuk e dimë ende se deri ku është lëshuar litari i tolerancës nga ndërkombëtarët, por Shqipëria është në një rrezik të tillë sa që tani për tani `qëllimi e justifikon mjetin`.

Amerikano-Britanikët veçanërisht e përdorin këtë opsion, por meqenëse jemi anëtar të NATO dhe në mes të Europës, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet procedurës demokratike. Kur të ndizen me fuqi të plotë motorët e SPAK dhe BKH, tjetër histori do të shkruhet.

Ashtu si në natyrë, edhe në politikë `uji` nuk rrjedh dy herë në të njëjtin shtrat. Ndaj frika për një daje vu të asaj që ndodhi pas `Çadrës` në vitin 2017, nuk ka bazë. Është lajm i mirë fakti që në këtë tryezë tranzicioni të Këshillit, Rama e Basha janë të rrethuar me dëshmitarë e vendim-marrës të tjerë (Vasili, Hajdari), ndryshe nga sa ndodhi në zyrat e Kuvendit natën e 17 Majit 2017.

Ndaj qetësohuni se nuk ka më pakt, Rama-Basha, por futje të proceseve në procedurë, ashtu siç edhe ka vënë `vijën e kuqe` SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe BE. Dhe kjo, jo edhe aq për meritë të tyre. Me vonesë, ndoshta edhe me pak hezitim duke ditur reagimin e mendjeve partizane të militantëve, më në fund këtë ka kuptuar dhe ka pranuar Lulzim Basha. `Procedurën demokratike` të ndryshimit, pushtetit, sistemit, apo qoftë edhe të rotacionit.

Nëse ju kujtohet, pas videos së Dritan Priftit me Ilir Metën dhe ngjarjeve të 21 Janarit në vitin 2011, Edi Rama, hapi shampanjën duke ju thënë të tijëve me ngazëllim; Erdhëm në pushtet!

Dhe situata në fakt u krijua e tillë, që pak-kush e besonte se koalicioni qeverisës, PD-LSI, do të mund të shtynte ditët e pas 21 Janarit e jo më edhe dy vite të tjera, deri në kohën kur ishte radha proceduriale e zgjedhjeve- 2013.

Por nuk ndodhi kështu. SHBA, e cilësuan Berishën `burrë shteti`, kurse Ramës i cili provoi çadrat, grevën e urisë e më pas skuadriljet revolucionare i thanë që të priste `radhën`, se vetëm me zgjedhje dhe me votë mund të kryhej rotacioni.

Kjo që bëri opozita me Këshillin Politik ende nuk është fitore, por as tradhëti. Është pjesëmarrje në procesin e falimentimit `të butë` të Rilindjes, si organizatë klepto-kriminale në pushtet. Se çfarë do të ndodhë në epokën post-Rilindje, ende nuk e dimë. Ose opozita e mban sekret, ose nuk ka fare në plan një epokë të re të post-tranzicionit, ose nuk di ta artikulojë. Por SHBA, Britania dhe Gjermania e kanë një projekt që po vihet në zbatim; kjo është e qartë si drita e diellit.

Gjithsesi e gjithë kjo furtunë mediatike (në rastet kur nuk është porositur nga Rama) dhe në rrjet kundër kësaj që po ndodh vërteton `mallkimin`, që ende vazhdon për shqiptarët; frika e një rotacioni të pafund mes engjëjve shpëtimtarë në opozitë, të cilët në pushtet gjithmonë shndërrohen në djaj dhe anasjelltas.

Por të dhënat që vijnë nga miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe jo të partive, si dhe të gjitha gjasat të thonë se këtë herë:

Nga Konispoli në Vermosh, poshtë e tatëpjetë, siç ishte më nuk do të jetë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp16/01/2020 14:31

Kur Sali Berisha fliste dhe ju ofronte si shëmbull Gandin e Indisë me të gjitha 'marifetet' e tij,kur unë e mbështesja me komente, Ti shoku Skrapari, se ku ishe.Më shumë se me mua, Ti e ke me Poli -n.Ai po 'shtron' dyshimin se "mbreti i duket lakuriq".Në se do që të flas pa dorashka, po flas.Në përgjithësi unë nuk flas pa dorashka, se nuk dua ti zhgënjej militantët, të cilët me të drejtë kanë interesat dhe pritshmëritë e tyre. Ulja në tavolinë e opozitës për reformën zgjedhore është një akt madhor, që i bën nder çdo shqiptari,krerëve sigurisht.Një akt që tregon mirëfilli, se opozita sakrifikon pushtet, për të bër shtet.Njëriu nuk lind as i majtë e as i djathtë.Ai lind si një qënie e pafajshme.

KK16/01/2020 10:07

Paligjshmëria nuk mund të prodhojë ligjshmëri!

Çfarëdo vendimi të merret në këtë këshill, do jetë një vendim i marrë në një tryezë rrumbullake okulte dhe Parlamenti, institucioni më i lartë dhe i vetëm kur përfaqësohet mbarë shqiptaria, do të kthehet de facto në një noter të kësaj tryeze jashtë-institucionale!

Vazhdojmë ende të jemi objekt eksperimentesh!

aliu nga Selemic15/01/2020 20:23

Ky shkrim do te thote qe ne shqiperi zgjedhjet jan formalishte se sipas ketij shkrimi
rrotacioni politik qenka i detyruar dhe i diktuar nga SHBA nga Britania e madhe, nga Gjermania dhe nga BE-ja. Pra ne shqiperi qenkan duke ardhur ne pushtet ata qe e shkatrruan deri ne themel kete vende dhe ata qe elektoratin e tyre dy here e pren ne BNese. Nje her kure dogjen mandate qe elektorati i tyre ua dha dhe heren e dyte nga dorheqja ne perppjesmarrjen ne zgjedhjet e pushtetit vendor.
Sa i perket c`montimit te pushtetit te krimit.(Ku Krimi kishte krijuar pushtetin e vet ne Kohen e PD-se) ndofta Edi Rama nuk arriti ne keto 8-te vjet te c`montoje plotsishte, kjo edhe per faktin se reforma ne drejtesi nuk kishte perfunduar. E pikrishte per kete ndofta Edi Rama vazhdon te penalizohet,
Me qe po perfundon reforma ne drejtesi kjo mme BKH-ne athere Edi Rama duhet te jet edhe nje mandat ne pushtet per faktin qe te garantoje zbatimin pike per pike te ketyre reformava.
Ne se vijen ne pushtet ata qe per 7-te vjet rrjeshte ken kundershtuar reformen ne drejtesi athete do te jete e veshtire qe kjo reform te gjeje zbatim te plote.! E ne se ndodhe kjo qe Edi Rama ua dorzon pushtetin ne tavolin se me vote at nuk e marrin athere Edi Rama ka bere reform thjesh per reforme per tu then shqiptarev."Ja une e bera Reformen keta qe erdhen ne pushtet e sabotuasn" A do mte ndodhe kjo.? Prandaj duhet qe Edi Rama te pakten edhe nje mandat duhet te jete ne pushtet.!

Rilindori15/01/2020 19:37

KRASASI TP.Ke shum te drejte,,,Rama nuk do ulet nga qejfi por nga zori.Njesoj si Nano pas zgjedhjeve te supervjedhura te 2001.Ata qe mwndojne se opozita u zbyth e kan shum gabim.Rrezimi i pushtetit te ajatollahut te surrelit ka filluar

Skrapari15/01/2020 17:50

Krasasi tp nje mbeturine komuniste e pandreqshme. Cdo fjale e tij helm ndaj PD dhe mjalte ndaj partise nga e cila ka lindur eshte rritur dhe do te vdese.

krasasi tp15/01/2020 16:21

Për mendimin tim,analiza është e sakt.Nga një gazetar që vazhdimisht në këto vite, ka mbështet opozitën.Por titulli i analizës fletë për një "dorëzim të butë" të rilindjes dhe të Edi Ramës.Të presësh që Edi Rama tërhiqet me 'bisht ndër shal"kjo është utopi.Të presësh që e djathta do vij në pushtet, për pasojë të sjelljeve dhe qëndrimeve prej djemësh të mirë të 'parisë opozitare' që vazhdon të mos përçojë në elektorat, as frymë,as alternativë, as aksion,as organizim,dhe as gjithëpërfshirje unë qofsha i gabuar, por nga tre 'hapa para' që u mburr Edi Rama se është para opozitës,distanca po rritet.

Shto koment

Denonco