Gjeneral Lleshi me bythë mbi tenxhere...

Gjeneral Lleshi me bythë mbi tenxhere...

Nga Agim Xhafka - 18/11/2019

Calja dhe Rama kanë një mendje. Bëjnë veç gomarllëqe. Nga që nuk jetojnë dot pa protagonizëm, thjesht si njerëz normalë.

Po kush është Calja? Një shoku im i fëminisë. Në shkollë e kalonte klasën me shkelma, ama në muhabete guxonte dhe fliste psh; për Njutonin, Shekspirin apo De Golin.

Pardje më mori në celular pas mesnate.

-Jam në spital byrazer. Jemi familjarisht.

Kaq tha e zëri matanë u këput. Ika urgjent me taksi dhe e gjeta në një dhomë me të atin, nënën, gruan dhe djalin e vetëm. Fashuar të pestë, kokë e duar. Dhe ja shpjegimi i tij:

-Po shihja futboll në tv byrazer. Por nga minuta e shtatë e pjesës së parë valvola e tenxheres me presion po ma merrte vëmendjen. Mbyllja grykën, i thashë gruas. Ajo sa e preku me dorë ulëriti nga djegia.

Ndaj u çova vetë.

I vura sipër pjatancën e madhe me dhjetë mollë. Heshti, në vesh më vinte rehat veç Shakohoxha. Por sapo nisi pjesa e dytë dëgjova një shpërthim sikur ai i Koresë së Veriut na e hodhi bombën brenda në kuzhinë.

Ra në dysheme llampadari i tavanit, u thyen xhamat dhe shoh përdhe mbuluar me fasule babain e nënën. Më tej m’u pre filmi. Kur hapa sytë pashë veten dhe familjen në spital.

A ju thashë që Calja ngjet me Ramën!

Dhe Edvini nuk lejon protesta dhe kritika.

E bezdis ‘tenxherja’ popullore që zien. Ndaj mbi valvol ka vënë Sandër Lleshin që fashit zhurmat me gaz. Por mbrëmë te stadiumi sikur valvola nuk po flinte, nxori pak zemërim. Dëgjuam korin ‘Rama Ik!’

Siç duket presioni nuk po pyet më për bythën e Sandër mafishes.

Ndaj që mos ‘fashohet’ qeveria si Calja lironi valvulën, lejoni protestat dhe kundërshtitë.

Ashtu e do tenxherja, me zhurmë, si melodi jete...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cak20/11/2019 10:55

Ja paske kaluar Tërmetit të Tepelenës për "zgjuarsi" o krasas.

Joking apart18/11/2019 20:08

Në të njëjtën kohë, rilindasi i madh kishte vënë bithën mbi tepsi,në dorë mbante garuzhdë, fultere e kusi, sepse, siç thoshte ay, ende nuk ishte ngí. Donte shumë e më shumë nga kazani që ziente qelbësirë e fëllingshti. Hajt, i thashë, hengsh e mos u ngifsh kurrë!

Gramoz18/11/2019 18:11

Sa men qe ka ky morri kuq nga katundi Tepelenes! E gjeti per nji her se ky eshte inskenim esht bo nga kryeqenefi Edver Taqi Suma! Te q..sha sigurimin e Enver dylberit sa i kapshem je mer katnari Krasasi tp!

krasasi tp18/11/2019 15:35

Nuk ka të prekur,as të zemëruar,as të revoltuar.Thjesht ,ka gallataxhinj,që i kthejnë Z.Rama "replikën"e radhës.Vë bast që e gjitha është një inskenim nga z.Rama.Tifozët dyfish të hidhëruar.Nga humbja e ndeshjes dhe nga mos ikja e Kryeministrit.

Shto koment

Denonco