Për luftën që ‘GÇG’, i ka shpallur ‘KÇK-së’

Për luftën që ‘GÇG’, i ka shpallur ‘KÇK-së’

Nga Poli Hoxha - 06/11/2019

Duket qartë se Edi Rama është i dashuruar fort me lodrën e tij të re propagandistike, akronimin ‘KÇK’. Nuk lë rast pa e përmendur dhe puna ka shkuar deri aty sa që po premton edhe një ligj e strukturë speciale, njësoj siç ka bërë Izraeli për të luftuar terroristët në tokën e vetë e kudo në botë!

Pasi ‘shpartalloi’ me operacionin ‘Forca e Ligjit’ gjithë organizatat kriminale në vend, tani ka edhe pak punë me ‘KÇK-në’.

Kur e dëgjon Edi Ramën të flasë për këtë organizatë, që ai e quan më të rrezikshmen në Shqipëri, të mbushet mendja se të gjitha hallet e këtij vendi burojnë e shkaktohen prej saj.

Ajo i ka bërë 6 atentatet mafioze të 6 muajve të fundit, të gjitha pa autorë, ku kanë mbetur të vrarë apo kanë shpëtuar paq, eksponentë të rëndësishëm të grupeve kriminale në vend që kanë nisur luftën mes tyre. Këta në fakt ishin fshehur të gjithë nëpër ‘vrima’ nga frika e policisë së Lleshajt, por ja që rastisi që u sulmuan nëpër autostrada e në mes të qyteteve ditën për diell dhe po dalin sërish, për të vazhduar larjet e hesapeve.

Janë po anëtarët e ‘Kap Ça të Kapësh’, ata që po rrënojnë ekonominë e vendit dhe kanë tharë likuiditetet e buxhetit të shtetit deri në atë pikë, sa që po rrezikojnë edhe pagat e administratës. KÇK-istët e kanë fajin që milionat për koncesionarët jepen në kohë e madje edhe paradhënie, por sigurimet shoqërorë të rrogëtarëve në 1500 institucione shtetërore kanë 2 vite që nuk derdhen.

Nuk është ironi, por nëse i pret rrugën ndonjë shqiptari që është duke ia mbathur nëpër botë dhe e pyet se përse e bën këtë; është më se sigurt se ai duke vrapuar i tmerruar për të kapur avionin të thotë vetëm fjalën; KÇK, KÇK...

Fuqia e pjesëtarëve të kësaj organizate është aq e madhe, sa që paralelisht me mbylljen e hetimit për vrasjen e skllavit-fëmijë, Ardit Gjoklaj, në impiantin ‘modern’ të plehrave në Tiranë, kushëririt të ish-’kçk-stit’ Fusha i japin qindra tender pa tenderim, nga Tirana në çdo cep të vendit. Jo vetëm kaq, por e detyrojnë gjithë grupin parlamentarë të Ramës i cili pritet që të votojë së shpejti ligjin special ‘anti-kçk’, që të bëjë një ligj special për kushëririn e ish-’kçk-ist’ dhe familja Fusha të ndërtojë 7 kulla, mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë.

Edhe paraditen e të mërkurës në bashkëbisedimin e famshëm javor për të qarë hallet e qytetarëve, kur e pyetën për maskaradën që po ndodh nëpër Kadastrat e vendit e përdrodhi muhabetin, udhëheqës-popull, e ju lëshua KÇK-së. Meqenëse jemi te Kadastrat; Aq e egërsuar është ‘KÇK’ me drejtorët e tyre që po vizatojnë harta e reja të tokave e pronave private e shtetërore, veçanërisht në bregdet, sa që shumicën e tyre Edi Rama po e mbron me toga policësh, 24 në 24 orë.

Tani e harruam Vettingun dhe i vetmi problem që kemi është kjo mafie ‘e mbrojtur me ligj’ dhe që Edi Rama, shef i madh i policisë e SHISH me gjithë strukturat e anti-krimit të organizuar e ekonomik brenda;  Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Kadastrave, ministrisë së Drejtësisë, Taksave, Tatimeve etj, nuk ka çfarë ti bëjë ndaj i duhet një ligj mbi ligje e special.

Është e vërtetë se që nga koha që ka nisur Vettingu, shumë prokurorë e gjyqtarë që janë të ndërgjegjshëm se i kanë nxjerrë ujin e zi profesionit ndër vite duke u shndërruar në ‘sheik’, po funksionojnë me shpejtësi sipas parimit ‘Kap Ça të kapësh’ se pak kohë na ka mbetur.

Por tashmë duket qartë se kohë nuk i ka mbetur as Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton, e që të gjithë deri më tani e njihnin me emrin ‘Rilindje’.

Më tregonin pak ditë më parë, se një nga ish-ministrat e tij e që njihet si batutaxhi, veçanërisht kur bëhet fjalë për milion e pasuri, kur ra fjala në një tryezë të bollshme me ca miq koncensionarë për ‘KÇK-në’ e Ramës, tha: Biri i kurvës, sa bukur e ka kapur kauzën për ta shtyrë edhe ca kohë që ‘GÇG’ të mbarojë punë, edhe me hartën e re të Shqipërisë e ato pak pasuri që kanë mbetur pa u kapur!

Për ata që nuk e dinë ‘GÇG’ është organizata, ‘Grabit Ça të Grabitësh’, e cila ka nën shërbim edhe ‘KÇK-në’.

Kur Edi Rama thotë se prokurori Arian Ndoja punon për një organizatë kriminale, e ka fjalën që është ushtar i një filiali të GÇG-së, i cili ka dalë nga rreshti së fundmi, sepse duhet të dorëzojë ca pasuri që ishte lejuar deri pak kohë më parë t'i kishte të vetat.

Për të kuptuar më qartë këtë, mjafton që të kujtojmë se çfarë bilanci ka atentati ndaj ‘kçk-istit’ të parë të shpallur armik publik nga qeveria; kryeprokurorit të Durrësit Arian Ndoja.

Sipas të dhënave zyrtare e publike të deritanishme, u qëllua mbi makinën e një ‘kçk-isti’ dhe një ish ‘gçg-sti’ (Rumi i Sukthit). Ata që qëlluan (nëse besojmë policinë), kanë një drejtor e një deputet të Ramës në familje. Ai që shpëtoi paq nga plumbat ka vëllanë drejtor, e mbesën kryetare bashkie po të Ramës. Në bagazhin e makinës të të vetmit ‘kçk-ist’ që njohim me emër falë kryeministrit, u gjetën dokumente të prokurorisë së Durrësit, të cila u vodhën dy herë me gjithë serverin gjatë muajit maj të vitit të shkuar.

Po çfarë u grabit atëherë në zyrën e prokurorit, Avni Shehu, atë të një oficeri të policisë gjyqësore e nga posta e prokurorisë së Përgjithshme dhe përse i duheshin ‘kçk-istit’ Ndoja pikërisht në momentin që kreu i GÇG, Edi Rama, i shpalli luftë?!

U vodhën: Dosja e hetimit për ekstradimin antiligjor të financierit të Habilajve, Nazer Seitit, skandal ku u përfshi edhe kryeprokurorja Arta Marku e ministrja e Drejtësisë Edtilda Gjonaj. Kjo dosje i ishte dërguar pikërisht Task Forcës në Durrës, në janar 2018; Dosja e hetimit për 613 kilogramë kokainë të kapura në Maminas në shkurt 2018. Kjo dosje i kaloi prokurorisë Durrës në mars 2018, kur prokuroria drejtohej ende nga Donika Prela, një prej njerëzve më të afërt të Arta Markut;

Dosja e hetimit për kamionin me tetë ton kanabis të kapur në Itali, por që kishte kaluar ‘pa u vë re’ në dy pika të rëndësishme kufitare në Qafë Thanë e në Durrës me dokumente ‘zhdoganimi’ të vulosura nga kompania e bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Elbasanit, mikut dhe ortakut të ngushtë të Edi Ramës, Qazim Sejdini;

Dosja e hetimit për lirimin me kusht të Lulzim Berishës; Dosja e hetimit për tjetërsimin e truallit ku ndodhet godina ‘Vollga’, çështje ku është i përfshirë dhe Emiljano Shullazi; Dosjen e hetimit për tjetërsimin e pronave në bregun e Ishmit, i cili me shumë gjasa ka nisur edhe luftën e fundit mes ‘GÇG’ me ‘KÇK-në’ e Durrësit;

Fashikujt e hetimit të dy drejtorë të rëndësishëm të bashkisë Durrës, kur drejtohej nga Gjushi i Ramës; Dosja për dhënien e lejeve të paligjshme brenda zonës së mbrojtur në Durrës, nga Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimi të territorit në Bashkinë Durrës; Dosja e hetimit për zyrtarët e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë Durrës, etj.

Pra kuptohet qartë se pasi ‘GÇG’ e Ramës i hapi luftë eksponentit të ‘KÇK’ në Durrës, ky i fundit ka marrë masat për tu kundërpërgjigjur me aq sa kishte në dorë; dosjet e mësipërme, ku implikohen interesa e ortakë të kryeministrit.

Por ashtu siç e tha edhe vetë prokurori Ndoja nga spitali në një prononcim për mediat, ai priste që ta thërrisnin në prokurori dhe jo që ta vrisnin në mënyrë spektakolare siç edhe tentuan te mbikalimi i Shkozetit pak ditë më parë.

Gjithsesi kjo luftë tashmë ka nisur dhe dihet që organizata ‘GÇG’, tani që koha po i mbaron, nuk mund të mjaftohet vetëm me propagandën e ligjeve speciale kundër ‘kçk-istëve’ që dalin nga rreshti.

Sipari sapo është ngritur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp07/11/2019 13:37

Skrapari,ka p..s që e rregullon me këtë 'bandit'.Duhen rithemeluar institucionet.Duhet kontribut nga të gjithë ,opozita dhe qytetarët.Veting për të gjithë ata që janë, apo synojnë një post publik.Reforma për shtetbërje.'Grabit Ca të Gragitësh" është një oraganizatë kriminale që lidhet kryesisht me 'veprimtarinë' e nënëpunësve që veprojnë në bazë të "ligjit".Pse ligji është antikushtetues ,atë e di "maliqi" i radhës.Për dy gjyqe që kishte një i afërm i imi ,u sorollat 5 vjetë.Zgjidhja erdhi aty ku kishte lindur në DRSSH Tiranë.Para se të vinte në pushtet ky "banditi"në DRSSH Tiranë çdo ditë paraqiteshim mbi 100 persona dhe vetëm për të takuar Drejtorin mblidheshin 30-40 veta .Sot në takimet me Drejtorin listat nuk kanë kërkesa më shumë se 7-8 persona dhe nëper gjithë zyrat ka më shumë punonjës, se ankues që gjithë ditën numurohen me gishtat e dy duarve.Pra aty ku punës i vihet i afti dhe i pa korruptushmi ,'banditi' mburret.Pse në institucione të tjera, nuk ka përmirësime?.Sepse "banditi" zëvëndëson "banditin".Vini re.Politikën shtetërore në fushën e pronës- titujt e pronësis,e (Drejtë Themelore) i përcakton Blendi Fevziu,me kushtetutën e tij të re "Tirona e nonës".Shto këtu gocat,gratë,dashnoret e të mëdhenjëve, avokatët ,gjyqtarët ,prokurorët ,noterët ,kadastristët ,hipotekistët në shërbim të oligarkisë politike.Jemi Ne, pa jeni Ju, mund tu thonë Oligarkia Politike ,'bijve' të tyre , të cilët i 'hanë' i 'rrisin' apo i 'koservojnë'nëpërmjet taksimit.Nuk ka zhvillim të qëndrushëm,zhvillim dhe prosperitet pa investime të huaja.Ndërkohë që Bota bëhet globale,Shqipërija ngelet socialiste dhe politika, konçensioniste.Të gjitha të dhënat mbi gjëndjen civile , mbi shtetëzimet dhe mbi origjinën e pronave i kanë uzurpuar "doktorat e shkencave".Me kujdes të posaçëm, "Oligarkia Politike"vendos në ato pozicione njerëz në konflikt interesi.Ose që nuk trashëgojnë gjë në teritorin ku shtrijnë aktivitetin institucioni që përfaqësojnë, ose janë pjesë e GCG apo KCK.Shpartallimi me "goditje të përqëndruar' e opozitës shqiptare është krim kombëtar.Goditja e GCG dhe KCK është imperativ kombëtar.Dhe arma më e mirë dhe jo e vetme janë REFORMAT.Vetëm duke sharë Edi Ramën, nuk kemi gjë në vijë.

lali06/11/2019 20:51

Bravo Poli. Nuk gjen vend per te shtuar asnje presje. I sakte i drejtperdrejte si perhere dhe mbi te gjitha GAZETAR I VERTETE, jo sot, por prej afro 20 vite

gcg 06/11/2019 17:36

e ke qendisur bravo

Skrapari06/11/2019 16:38

A ka p... seme qe e zgjidh kete katrahure qe ka krijuar ky bandit, ky rrugac, ky pervers ne kete mender shtet? Opozita neser ne pushtet do ta kete teper te veshtire per ta cuar para drejtesise kete rrjet merimange qe ka kapur shtetin.

Shto koment

Denonco