Falje publike dhe dy fjalë për ‘komplotin’ e sponsorizuar rilindas që po merr dhenë

Falje publike dhe dy fjalë për ‘komplotin’ e sponsorizuar rilindas që po merr dhenë

Nga Aurel Rakipllari - 23/09/2019

Për herë të parë në jetën time, mu desh që prej orës 23.30 të mbrëmjes së 22 shtatorit deri mëngjesin e sotëm në ambjentet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë lidhur me lajmin e parashikimit të një tërmeti të fuqishëm që do të godiste vendin.

Fillimisht dua ti kerkoj falje cdo shqiptari per momentet e frikes dhe ankthit shkaktuar nga nje lajm jodashakeqes por i nxitur nga lajme ne portale dhe ankthi i nje termeti qe sapo kishim kaluar.

Nese lajmi do te ishte i stisur dhe i sponsorizuar per te perhapur panik, sic po mundohet ta shese politikisht qeveria, mediat prane saj dhe policia, nuk do te njoftoja fillimisht familjen time qe te merrnin masa apo edhe vete ne gazetaret te linim per disa minuta redaksine (gjithcka lehtesisht e verifikueshme nga telefoni tashme nen sekuestrim policor). edhe pse nje gabim profesional, i rende, personal i imi, lajmi nuk ka synuar aspak perhapjen e panikut, por nje nxitim nga ankthi dhe frika e termeteve te shpeshte dhe nje paralajmerim per marrjen paraprake te masave. Edhe nje falje, perfshire ketu edhe tim bir, 16 muajsh.

Se dyti, sa i perket lajmeve se cdo gje ka qene e planifikuar, ndersa une kam qene i nxitur prej te tjere personash, eshte trillim dhe synim per ti dhene nje gabimi personal, nxitur nga lajme pararendese ne nje media te njohur prane qeverise, ngjyrime politike. Gje e vertetuar edhe dje nga drejtuese te policise, qe bertisnin ne DVP Tirane "ju ka thene partia"...

Portali Syri.net, pjese e te cilit jam prej disa muajsh, e ka vertetuar se nuk i nevojitet nje "fake news" per te rritur lexueshmerine. Kjo sic duket i djeg kryeministrit, i cili do te shperndante lajmin ne fjale dhe te frymezonte kreret me te larte te policise te ndermerrnin bastisjen e redaksise dhw ndalimin tim e te kolegeve te mi, ne kerkim te "kompllotit armiqesor".

Lajmi ka qendruar vetem 2-3 minuta ne portal. Si mund te dalin ne rruge mijera njerez per nje lajm qe ka qendruar kaq pak në kohë në portal?...

Ke ndaloi policia pas lajmit se ne nje prej protestave te opozites, persona te nxjerre nga burgu, do kryenin vrasje?

Po nga Topi, qe fshihu menjehere lajmin, kush u ndalua apo arrestua?

Sigurisht, qe qeveris nuk mund te gjente nje rast te arte per te goditur nje prej mediave te vetme opozitare dhe te terhiqte vemendjen nga zullumet e saj, te njepasnjeshme e te publikuara pa censure nga Syri.net.

Edhe nje here ndjese kujtdo qe mbremjen e djeshme iu desh ta kalonte jashte, ndjese edhe portalit Syri.net, qe po perballet me sulme te shumta per shkak te nje shkrimi, e perseris, merrte shkak nga lajme te publikuara me heret ne portale te tjera, e qe nuk kishte asnje synim tjeter.

Nese duan te terheqin vemendjen me kompllote, per te cilat eterit e tyre politike, vite me pare, hanin kokat e njeri-tjetrit dhe te shqiptareve te pafajshem.

Une rriedh nga dy familje, qe kane bere vite te tera burg dhe internim, madje edhe jane varur e pushkatuar nen akuzen e "Agjitacionit e Propagandes", ndaj edhe per veten, nje denim i tille nuk do te me habiste.

Une vazhdoj te jem opozitar, jo ndaj kryeministrit personalisht, por ndaj keqqeverisjes, e cila perhap panik cdo dite duke larguar nga vendi qindra mijera shqiptare.

Sa per Syri.net, portali me i madh ne treg, vazhdoni ta lexoni, si dritarja e vetme e se vertetes ne nje kohe censure totale. Nje lajm jodashakeqes nuk e zbeh punen e nje stafi te tere qe prej vitesh ka vetem nje mision, "te verteten".

Faleminderit

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sfidanti26/09/2019 13:49

Ke faj o Aurel . Nuk sfidohet qeveria e kryeministri në këtë mënyrë. Me tre rreshta postim për tre minuta të dëgjuan më shumë njerëz ty se sa kryeministrin që dogji biletat e avionit e u kthye për të menaxhuar situatën doli dhe në tv e prap nuk ja vuri veshin njeri,Nxorri ministër pas ministri ,prap nuk ja fërshëlleu njeri , nxorri specialist pas specialisti prap njerëzit ty të besuan.Eshtë faj i madh ky. në burg të të çoj kryeministri megjithëse nuk te paguan ty por ministrat dhe specialistët ,por ata nuk kanë faj Ata nuk e sfiduan kryeministrin.Ti që e sfidove ( i more audiencën )pak e ke të shkosh në burg

Osumi24/09/2019 14:42

Per te gjithe ata qe kane sulmuar Aurelin. Ju nuk jeni gje tjeter vec mbeturina, plehra qe jo vetem ju por dhe pjella e pjelles suaj me mend dhe mentalitetin komunist kini per te shkuar ne ate bote. Si ore nuk keni turp, asnje fjale per mediat qe e serviren te parat lajmin? Ne fund te fundit ku qendron krimi i Aurelit or u q... robt te gjitheve bashke me Edin Taqi Sumqirin.

Subjekti24/09/2019 10:59

Po ca faji ka gazetari se jemi popull injorant e besojme cdo gje qe shkruhet. sa nga padija e sa nga frika. Nje popull qe ushqen trurin gjithe diten vetem me mbeturina si telenovela, portale, lajmet e topit, lajmet e klanit e kshu me rradhe kete meriton dhe e ka pak. Keshtu ju pafsha rrugeve perdite.

Ilir Nazmi Beqiri24/09/2019 09:10

Do ishte shume e udhes te mos i censuronit postimet sidomos ato qe nuk permbajne ofendime, sharje dhe qellime dashakeqe si ato qe botoni ju vete.
Mos u beni edhe ju te njejte si rama, apo ju thoni njelloj si ai-Mos beni si bej une por beni por beni si them une.
Ah pika gazatareve dhe moderatoreve qe (nuk)jeni ju.
Ky postim ishte per ju , nuk pres te botoni as postimin para ketij dhe as kete.

Subjekti24/09/2019 09:01

Po se jeni ju popull injorant qe besoni cdo gje qe shkruhet neper portale se ka fajin gazetari. Madje mire ua ben. Eshte ajo qe meritoni. Popull qe ushqen trurin me informacion pa asnje vlere edukative, qe shikon gjithe diten telenovela, facebook, instagram, lajmet e topit, lajmet e klanit e kshu me rradhe. Aty e meritoni tju lene te flini ne rruge.

Pirxh24/09/2019 07:58

O shoku po ato lajmet gjithmone ate natyre kane. Format click-baiti, me tituj alla skandaloze gjasme. Ulu me kemb ne toke e mos bej artikuj per klikime por bej per permbajtje, se po shastiseni t gjith si staf te ajo zyra e vogel

Balo Bna 24/09/2019 06:50

I dashur Aurel!
Te hidhurat ne fillim...lëre atë punë,kjo që bëre nuk ka lidhje me atë profesion..
Aurel "i persekutuar" ,ne kushte lufte për këtë që bëre ,të priste pushkatimi...
Së treti ,je idiot ,që dëgjon një vrasës ordiner si Qim Piqka..se me mëndjen e tij ke shkruar edhe kësaj here...
Së fundi ,boll me këto historite me "tim bir", si ti si ai gomari Saimir Tahiri,e dhisni ju dhe pastaj na kujtoni femijet..
Pse ore,të tjerët,ata që dëmtohen nga veprimet tuaja,nuk kanë fëmijë...
Së fundi,mutin e thatë,Rilindjen ,mos e ngatërro ne këtë mesele..sepse tashmë era e shurrës të ndihet edhe në rrjet...mos shto kot erën tjetër,...te Rilindjes...

Ilir Beqiri24/09/2019 06:46

Te fusesh panikun ne popull per dy klikime me shume eshte shume e ulet, po shume e ulet ama, me e ulet ska ku te veje.
S'keni etike , profesionale jo e jo por ju nuk keni as moral njerezor.
Ju ka pllakosur mjerimi shpirteror, profesional e mbi te gjitha mjerimi human.
Te besh tituj katastrofike e te fusesh politiken ne ngjarje tragjike si termeti do te thote te jesh jo vetem shume i ulet si njeri por edhe shume i deshperuar.
Rama eshte nje plehre qe duhet flakur tej nje minute e me pare dhe ketu jemi dakord.
Po ju qe per dy klikime me shume fusni panikun ne popull cfare jeni???
Jepini pergjigje vete kesaj pyetje.
Veteklasifikohuni.
Ju mire qe nuk jeni gazetare por ju as njerez nuk jeni.
Jeni vecse qenie te mjera, te rrenuara shpirterisht.

tironsi/gjermani24/09/2019 06:10

Dy fjale per ju Zoterinj qe beni gjykatesin dhe policin njekohesisht.
Pre e gabimeve ne pune jane bere te gjithe duke filluar qe nga gazetare me fame boterore e deri tek ata me fillestaret por nuk ka deklaruar kush me kaq shume pasion denimin me burg te autoreve te gabimeve. Mendoj se keta engjejt e drejtesise po duan te fshehin dicka ne mjegullen qe po krijojne me kaq pasion..........
E akoma me teper me ze me te qete duhet te ndihen figurat politike te qeverise shqiptare qe le themi me shume dashuri kane gabuar ne format me gjeniale me politikat e tyre fiskale apo ekonomike e sociale e perseri nuk ju skuqet faqja e as ju dridhet qerpiku para viktimes se tyre vete popullit shqiptar qe si pasoje e kesaj politike nuk kane dale vetem nga shtepite e tyre ne oborr apo ne rruget para shtepive se tyre por kane marre dy syte e ballit e e jane degdisur ferrave te europes e botes per te mbajtur shpirtin gjalle.
Per keta hajvane qe mendojne se zoterojne gjenialitetin te perskutojne fjalen e lire e lirine e shtypit kam vetem pake fjale: DUART LARG NGA E DREJTA E FJALES SE LIRE.
Eshte 100 here me mire te flitet, qofte edhe budallalleqe, se sa te kryhen krime ne heshtje.

Geri24/09/2019 02:21

Kam ndenjur dje me nenen e paralizuar 5 ore jashte me te ne karroce me rrota pa e ditur fare se kush e dha lajmin, thjesht na rrembeu rremuja dhe paniku qe nxite ti zoti gazetar. Mendon se kerkove falje tani dhe e shleve poshtersine qe ke bere qofte dhe padashjeje si thua? Ligji te denon edhe kur ti nuk e njeh ate. Merr pergjegjesite personale, lere poitiken dhe viktimizimin se nuk duam te dime per persekutimin e familjes tende. Ne popull jemi qe dhe kete rradhe e hengrem nje tjeter patate. Ashtu si u skandalizuam qe Saje Qorri nuk u denua per droge ashtu do skandalizohemi nese nuk denohesh per kete qe na shkaktove. Jepi djale i mbare dili per zot vetes se nga ne te traumatizuarit nuk te gjen gje. Shko perballu me ligjin. Syrin e lexojme por ty nuk duam me te shohim bojen o injorant.

Shqipe 23/09/2019 22:55

Kujt i kerkon falje ti! Ske bere faj, ti je gazetar, ti ske ber asnje tradheti kunder interesave te kombit tend. Asnje tradheti, asnje gje. Sic ke vepruar me familjen tende ashtu ke dhen lajmin edhe per te tjeret, njesoj. ketu ska asgje te keqe.pse u neneshtrohesh ketyre kelyshave te komunistave qe i kan xhepat me droge qe i kan edhe femijet e tyre FULL OF DROGE.Juve zoteri mos e ulni veten duke thene qe parardhesit tend i kan arrestuar e pushkatuar dhe pastaj thua qe nuk te habit nje gje e tille. Ti dhe familja e shoket e tu bashk me stafin, duhet te jeni konfident dhe te prere me ta, qe atyre mos tu shkoj nderment tu arrestoje juve edhe pse ata jan police, kur e ndjeni dhe jeni te sigurte qe skeni bere ndonje krim.Ata meritojne burgun sepse jan pasardhesa te kriminelave te regjimit diktatorial. Ata jan kriminela se po spastrojne vendin dhe po bejne genocid ne popullsi. Edhe ne lufte ska ndodhur keshtu, qe rinia dhe njerezit te len vendin. Keto jan akuzat dhe krimet e tyre bashk me akuzen per kanabizimin e vendit dhe degjenerimin e shkollave. KETA MERITOJNE BURGUN JO JUVE ZOTERI. Prandaj duhet te jesh i fort kunder ketyre bastardeve duarndyre, gojeqelbur e kepuce zgjebosur. Kurre mos ju neneshtro me atyre jo ti po askush qe ka qene i persekutuar nga kjo rrace. Perkundrazi atyre duhet dhene mesim. Kan kerkuar falje keta ose babllaret e tyre per krimet qe kan bere ndaj popullit shqiptar? Pergjigja eshte JO ose NOOO.

Askushi23/09/2019 21:08

Mos u shqeteso Aurel. Fatkeqesisht jemi nen sundimin e gangesterit Rama. Qendro i forte ashtu si familjaret e tu ndaj Enver kriminelit.

Dordomusi 23/09/2019 19:37

As mos e rruaj fare vlla e mbaje koken lart si gazetar e si profesionist...keta pacavuret duan te na kthejne ne komunizem por veshtire se do ja dalin deri ne fund...kane nje popull te tere kundra...kjo eshte e sigurt!!!

Test23/09/2019 19:10

po shyqyr qe kerkove falje
kaq duhej shume e thjeshte. mund ta kishe bere qe dje ne darke.

Aa23/09/2019 19:07

Gabimet tuaja skeni pse i lidhni me qeverine..ka ca ka te zeza qeveria, nuk kane lidhje me gafat tuaja

Besnik23/09/2019 18:57

Detyra jote si gazetar eshte te konfirmosh mire lajmet para se ti nxjerresh. Nuk e keni luksin e nxitimit. Fakti qe e nxorre ate lajm, edhe pse ne nxitim e siper, ju ben shume joprofesional.

Toni23/09/2019 18:44

Nuk ta fal njeri, se pretendohet te jesh i shkolluar, e kur tregon qe ke marre dhe prinderit e tu, duhet dhe te pranosh qe je nje idiot i kalibrit te larte e qe nuk duhet te te lejohet te shkruash cdo lloj pallavre qe te vjen ne mendje. E keto justifikimet mediokre, qe njerezit te verifikojne lajmin, ose te perdorin logjiken se ty te falet qe je idiot, te ben nje idiot djallezor. Plehre

Tani23/09/2019 18:34

Nuk ka rendesi nese po sulmoheni nga qeveria apo se shkuat ne rajon, eshte ajo qe shkaktuat qe ka rendesi, ne nje moment kur njerezit jane ne ankth, ju bazoheni ne lajme facebook-u per te nxjerre nje lajm te tille idiot, kjo tregon nje mungese ekstreme profesionalizmi....

Shto koment

Denonco