Rrofsh e qofsh, Sali Berisha!

Rrofsh e qofsh, Sali Berisha!

Nga Agim Xhafka - 05/08/2019

Nuk më hiqet nga goja Sali Berisha. U bëra si Rama.

Erdha dje nga Ohri dhe në kufi mjaftoi veç karta e identitetit. Kaq dhe rruga e mbarë më tha maqedonasi. Bravo, Sali që na e mundësove, thashë.

Para dy javësh shkova në Selanik dhe sa tregova pasaportën në Kapshticë më tha polici grek, go, Gimo, go!

Eh, Sali na kënaqe me heqjen e vizave, fola.

Sa erdha në Tiranë poshtë derës më priste fatura e ujit. E ujit i thënçin se qe mbushur dingas me taksa e tarifa.

Plot 3 mijë të reja. Sali ku je, më klithi shpirti. Nuk kisha ato vite ujë 24 orë, por më shumë se sot ‘këndonte’ rubineti dhe paguaja veç 120 lekë. Po, po 120 lekë. I ruaj ato fatura si lot nostalgjie.

Të hënë mata kohën nga Tirana deri në Elbasan. Plot 18 minuta, më afër se sa Kombinat-Kinostudio me autobusët mesjetarë të Lali Erit.

Bravo Sali, më doli nga zemra. Kështu edhe kur shkoj në Gramsh, Belsh, Vlorë, Tepelenë, Sarandë... Apo kur mbërrij në Prishtinë e uroj Saliun familjarisht.

Po ngjaj si Edi Rama tani. Nuk më shqitet që nuk më shqitet Saliu nga goja.

Mbeta duke përmendur e përmendur emrin e tij.

Eh, mor Edvin, ç’më bëre! Mora krejt huqet e tua...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Xhimi06/08/2019 18:39

Ne Kapshtice,Gimo, ke treguar pashaporten amerikane?

Agime Osmani06/08/2019 03:30

Ne pak rreshta,cdo fjale me mend dhe me vend,me nje humor te palexuar asnje here tjeter.

Radi05/08/2019 18:12

Gimo je i modh,por edhe ti Din Jaku i modh je se me metaman popullit tone megjithese i bejne nanen ne vend qe te irritohet ,gezohet dhe i quan babe maskarenjte.

Aurori05/08/2019 15:36

Harrove o Xhaf shkrimin historik te doktorBerishes me 1990 per pluralizem e demokraci. Harove fitoren madheshtore te Sali Berishes ne vitin 1992, dhe rfillimin jetes ne sistemin e ekonomise tregut, shperthmin e shtypit te lire dhe qindra arritje.

Daj Jaku05/08/2019 15:25

Po Gimo po, të gjitha ato që thua u bënë në kohën e quajtur të Saliut. Por ama E Drama na bëri gratis analizën e shurrës, paguan E Drama me lekët e trashëguara nga Kristaqi dhe Aneta. Edhe shumë të tjera si këto. Na bëri edhe një koprativë bujqësore (si ato të urës vajgurore), mu në mes të Tiranës, na bëri edhe stadium të ri (me gishtin e mesit përpjetë), paçka se na prishi të vjetrin me gjithë fasadë e me gjithë historinë e sportit shqiptar. Ky i riu nuk ka pistë atletike olimpike, por ani, kush ka nge sot të sillet vërdallë pistës. Po na bën edhe ca pak kilometra rrugë floriri, lum si ne, do dalim në rrugë me lopatë e do mbledhim flori... Na ka ngritur edhe qindra kulla betoni të shtrëmbëra si mendja e vet, por nuk keni parë gjë akoma se sa të tjera do ngrejë. Na i vuri edhe hurin rrugës së Kombit që të kufizojë vizitat e atyre shpellarëve të veriut. ..... e sa e sa të tjera, deri tek Teatri Kombëtar.... Piplli inë (se popull nuk mund të quhet) nuk të thotë babë po nuk i bëre mëmën.... e ka dhënë provën, dje me enverin dhe sot me edverin.

Skrapari05/08/2019 11:35

Zoti Xhafka! Te lumte pena.

Skrapari05/08/2019 11:34

Zoti Xhafka! Te lumte pena.

Shto koment

Denonco