‘Nafijet’, prestanomet e Ramës

‘Nafijet’, prestanomet e Ramës

Nga Zef Zefi - 03/07/2019

Para 7 vjetësh Ed Ramës i duhej një foto me Obamën. Patjetër një foto, për ta përdorur në fushatën elektorale për tu bërë kryeministër në Shqiperi. Rama gjen diku (nuk dihet burimi i dollarëve, sepse në deklaratën e Tij të pasurisë nuk ka as çerekun kësaj shume.) I gjeti lekët Rama dhe i depoziton në llogarinë e "Bilalit" grek.

Bilali grek i merr 80.000 dollaret dhe i nis eletronikisht në llogarinë e Bilalit amerikan. "Nisu për Amerikë, i thotë në telefon Bilali i Amerikës, Ed'Ramës.- lekët dmth dollaret 80.000, janë këtu." Ed'Rama mbërrin tek miku i tij Bilali amerikan në Amerikë. Po si do të bëjmë, me ty shoku Rama. 80.000 dollaret tuaj do t'i çoj unë në San Françisco për shporten e dhuratave.

Mua më lejohet se jam amerikan. Fus emrin dhe 80.000 dollaret tuaj. Po ti s'mund të hysh në këtë festë dhurimesh sepse je i huaj. Janë të rrepta ligjet amerikane. "Lëri ato e dëgjo mua,-thotë Ed'Rama. Nafijen e ke ti, dmth tët shoqe. Sigurisht amerikane, apo jo? Po shoku Rama. Epo Nafija të rrijë te shpia. Unë do të jem Nafia jote në festë. Ti mund të më prezantosh atje si Nafije. Kush do ta marrë vesh se sa e gjatë është Nafija jote aty. Sidomos Baraku, kuptove tani? Bilali amerikan pranon me frikë se ka kuptuar. Nafija ka shpija, në vend të saj Ed'Ram-ija. Policët e kordonit të festës, nuk i kuptojnë nga emrat me konotacion turko-arab, Nafije-Ram'ije, ndaj dhe Bilali amerikan me shoqen Ram- ije gjenden mes festimeve si dhurues të 80.000 dollarëve. Statusi i dhuruesit jep të drejtën e tok-jeve të duarve me kandidatin Obama. Këtë e lejon ligji amerikan. Rami-ja me të parë Barakun Obamë në korridor, fshinë buzëkuqin e bëhet Ramë si në përralla dhe i zë dorën. Brrr…blicët, dhe ja u kry.

Fotoja e Ramës sa hap e mbyll sytë u hodh nëpër rrjete, pastaj menjëherë mbi faqet e gazetave faqekuqe të Tironës e më gjërë. "Do më ti "gjysh, hë pra me ty e kemi! Ty të pritën dhe prite Presidentë amerikon? Edin tonë e priti Obama i moth’. Shihe një çikë foton.” Deklarata e Departamentit të Drejtësisë e ShBA e ka gjetur fajtor Bilal Shehun, n/ shtetas amerikan. Fajtor, sepse Bilali, ka futur dhurime lekësh (80.000 dollarë,) nga të huajt, pra Rama, gjoja për fushatën e Obamës, në fakt për të bërë foto Rama me Obamën. Dhurimet e lekëve për fushata presidenciale nga të huajt në favor të kandidatëve, për Presidentë sipas ligjit amerikan, përbën vepër penale... Bilal Shehu e ka pohuar e pranuar veten fajtor dhe i është nështruar igjit.

Po çfarë ka bërë Bilali taksist amerikan, më shumë se Avdjol Dobi, 26-vjeçari recespsionist i spitalit amerikan njëkohësisht përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D-Haberman” që do përlante 20 milion dollarë/km rrugë? Po Prokurorja e përkohëshme e Shtetit, po Ministri i Policisë së Shtetit me 40 bandat e drogës dhe votës në Shqipëri, po Komisionet zgjedhore të tipit “Denarbibë”Vetëm një gjë. Janë “nafijet” ose duart e zgjatura, për të grabitur Shqipërinë dhe shkatërruar kushtetueshmërinë e vendit në favor të Edit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco