Palaço i cirkut demokratik

Palaço i cirkut demokratik

Nga Lis Bukuroca - 30/06/2019

Këmishën e nxjerrë jashtë, i ngrefosur, pallton mbi të, i kapardisur, pantallonat e shkurtër, të cilat nuk duhej të mbatheshin me këpucë, por sandale dhe zakonisht, pa çorape!

Një veshje si e Ramës është normale për një palaço të cirkut, ose për një njeri gjysmamendsh, por kur e bën një kryeministër, atëherë ai dëshmon se shpërfill me vrazhdësi dhe mosmirënjohje detyrën me të cilën e ka ngarkuar populli dhe me të cilën e përfaqëson atë.

Zyra e kryeministrisë ka dinjitet të vetin dhe këtë duhet ta respektojë edhe kryeministri, pa marrë parasysh a ka ai dinjitet apo jo. Së paku aty, duhet të shtiret se e ka!

Edi Rama nuk duhet të përfaqësojë vetveten, çfarë po e bën, por Shqipërinë. Ai edhe pasi të braktisë atë zyrë, nuk mund të shfaqet cullak, si dikur në Francë, sepse edhe atëherë, do të quhet ish-kryeministri i Shqipërisë.

Megjithatë, nuk e ka bërë kot. Ia doli të ndryshojë brengat dhe në vend se të merreshim me zgjedhjet farsë, tani po trishtohemi për shëndetin e tij psikik! Palaçoria e tij shpartalloi normalitetin e stisur.

Për fat të keq, ai nuk din as sa të vishet, as sa të zhvishet. Në plazh ishte cullak, në kryeministri dëshiron të tregojë se ka këmbë të bukura. Nuk është çudi nëse pas fitores t’i tregojë edhe kofshët! A thua pse mendon se duhet të na i tregojë këmbët apo pse beson se ka këmbë të bukura? A thua pse kacagjeli shpërfilli dinjitetin e një kombi? 

Si piktor mund t‘i falen, si kryeministër, jo. Ai me sjellje të papërgjegjshme po dëmton normat morale në shoqëri. Mund të kopjohet nga arsimtarët, nxënësit dhe nëpunësit brenda e nëpër ambasada! Kur e bën kryeministri, pse të mos e bëjnë edhe ambasadorët, profesorët e mjekët?

Si t’i shpjegohet një fëmije, si mund t’i përligjet një nxënësi veshja prej zhelani e kryeministrit të vendit?

Për të qenë palaçoja i dinjitetshëm, i mungon vetëm domatja në hundë. Meqenëse nuk e ka, (me fuqinë mendore që po tregon, një ditë mund ta vejë edhe atë) do të mbetet kopje e shëmtuar e klounit në një cirk të pampers – demokracisë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Psikologu01/07/2019 15:18

Profesioni im eshte Psikolog Klinik dhe me vjen shume turp per ate se cfar shoh,degjoj. Jetojme ne sistem Demokratk qe u kthye ne sist.diktature nga nje Kreminister Edvin Rama. Ky njeri nuk eshte normal.Ky njeri me probleme te shendetit mendor po merr nqafe gjithe shqiptaret qe i shtyn si dele siq i ka emruar ai vete. A eshte e drejte kjo qe po beni more njeri pa dinjitet?, Ju si Ali Baba me 40 hajdute e vodhet kete shtet e zgrrabet ne menyre me monstruoze,zgjodhet ministra me sahanlepirsa qe te rrine lart e poshte para mbrapa si servila e idiota dhe dalin e bejne deklarata televizive si te ditshem duke mbrojtur liderin e tyre skizofren. Nuk e falet popullin per detyrimet
e dritatave ujit po i fute nburg kurse debitoret e qeverise ,ministrive i fale fute amnistine turp.Populli te zgjodhi po ai te rrezon nkokerr te shpines. Tregou njehere burre ne jeten tende thuaj pranoj humbjen e zgjedhjeve dhe pse i vodha. Rama duhet te lesh karrigen qe e ke flliqur ose merre ta kemi falur por ti duhet te japesh llogari para drejesise per cdo cindarke te vjedhur nga ju qeverija juaj si dhe te gjithe bashkpunetoret e tu . Na hap Driten jeshile se na e ke fikur .U bone gazi i botes. Ik ik dhe jep llogari para zotit para drejtesise per gjithe te keqijat qe u ke sjell shqiptareve. Vetingu te tbehet ty nradhe te pare pastaj ministrave e deputeteve te tu. Ti behet vetingu Erion Velise qe beri dasmen madheshtore me 400 miljon lek me taksapaguesve,Mamices Spiropali ,Manastraliut ,Beqes,Damian Termetit e shume te tjere. Jane mbushur burgjet me protestues dhe asnje bos droge,asnje minister i korruptuar.Lironi qelite nga protestuesit e bojini gati per veti zoti kryeminister me ministrat e tu.

Shto koment

Denonco