Në vazhdimësinë e një konspiracioni anti-Trump?

Në vazhdimësinë e një konspiracioni anti-Trump?

Nga Agim Nesho - 19/06/2019

Në fushatën elektorale të vitit 2016 në SHBA, i vetmi lider i huaj që u vetëpërdor për të goditur Presidentin Donald Trump ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Artikulimi i shprehjes ‘turp i civilizimit’ ishte një deklaratë e rëndë, e turpshme dhe për më tepër një ndërhyrje psikologjike ndaj të drejtës së votuesit amerikan për të zgjedhur në mënyrë të lirë liderin e tyre.

Duke u përdorur në mënyrë të tillë për interesat e pushtetit të tij ai rrezikoj dhe marrëdhëniet e popullit tonë me aleatin më të rëndësishëm të paktën për këtë administratë. Pas zgjedhjes së Presidentit Trump, në SHBA u ngrit një komision hetimor për të gjetur mundësinë e influencës ruse gjate fushatës dhe në vazhdim në rrjetet sociale, lobim duke qenë një nga hetimet më të thella në historinë politike të SHBA.

Në këtë kohë qarkulluan në shtypin lokal shqiptar interpretimet e një artikulli të botuar nga ‘Mother Johns’ së PD-s për të realizuar një takim me Presidentin Trump kishte lobuar në Washington, por fondet ishin të dyshimta dhe kishin lidhje me Rusinë.

Lind pyetja kjo propagandë kishte lidhje me pushtetin politik në Shqipëri apo ishte një sulm i orkestruar për të goditur pozicionin e Presidentit amerikan, në morinë e akuzave të sajuara dhe ngritura kundër tij?

Pas një periudhe pune intensive Komisioni Muler i mbylli hetimet duke mos paraqitur asnjë fakt për influencën ruse në administratë. Nëse do të qëndronte që financimet ruse bënin të mundur një takim të liderit të PD-s me Presidentin amerikan sigurisht kjo do të ishte një gjetje dhe do të ishte evidentuar.

Por nuk ka një fakt të tillë. Atëherë pse mbahet hapur kjo çështje kur në SHBA është e qartë? Pse duhet gënjyer populli shqiptar dhe të krijohet alibia se ruset bashkëpunojnë me opozitën për dhënien e fondeve për lobim në Shtepinë e Bardhë?

Me një logjikë minimale dhe duke bashkëpunuar me autoritetet kompetente amerikane prokuroria sot do të kishte shmangur akuzën se po përdoret politikisht nga pushteti politik.

Ajo indirekt po bëhet pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar ‘antiTrump’ ku xhonglerët shqiptar vetëpërdoren paturpësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Emigranti20/06/2019 21:06

Vertet Agim Nesho eshte bir i nje kuadri te nomenklatures komuniste,por integritetei i njeriut varet nga formimi itij dhe edukata familjare.
Nje nga ish te perndjekurit politik njeri mjaft i kulturuar dhe me inegritet(nuk me takon tja permend emrin)ne nje shkrim tregonte se si ne hetuesi ,nje hetues i ri e kishte ndihmuar ate me heshtjen e tij.
Agim Nesho e shpreh hapur qe eshte imajte,por kjo nuk do te thote se eshte si rilindasit.
Duhet ti shikojme pa paragjykime te majte e te djathte per sa kohe ata jane njerez te ndershem e me integritet.
Pjesa e korruptuar e majte dhe e djathte duhet perbuzur.
Rilinjda duhet shporrur sa me pare.

Daj Jaku20/06/2019 05:44

Është dukuri e rrallë në Shqipëri që Z. Agim Nesho, i biri i një komunisti të nomenklaturës së lartë (Gaqo Nesho), të mbajë qëndrim të tillë ndaj "rilindjes edram-iane". Por paska edhe nga rradhët e tyre ndonjë personazh me respekt për veten, dhe për rrjedhojë i lirë në sjelljet dhe mendimet e tij, me dashuri për Shqipërinë dhe jo për partinë, e cila sot është katandisur në një tufë derrash të komanduar nga një sekt kriminal mafioz në krye të të cilit qëndron një i çmendur pathollogjik kokainoman. Respekte Z. Agim Nesho, NJERIU i ndershëm. Një herë një NJERI më tha: "Të thuhet e vërteta e fjalës së përsosur", sidomos e vërteta e thënë nga një profesionist i marrdhënieve ndërkombëtare në këtë rast.

shqiptar19/06/2019 11:45

Është hedhur kaq shumë baltë nga mediat e sponsorizuara nga Soros kundër Presidentit Trump, saqë ai vazdon të shihet si "gogol" ndonëse në kohën e presidencës së tij, mardhëniet e SHBA me Rusinë janë përkeqësuar më shumë e sanksionet ndaj Rusisë janë rritur..
Si shqiptar, pa dashur ti hyj problemeve të politikës së mbrendëshme në SHBA, e shoh me dyshim që nga njera anë DASH bëri një raport tërësisht demaskues për qeverisjen Rama për vitin 2018 (nuk po vlerësoj artikujt demaskues të Zërit të Amerikës) e nga ana tjetër dëgjoj vlerësimet pro qeverisë shqiptare të zv.ambasadores amerikane e të z. Palmers, një tjetër zv.zv . ndihmës i sekretarit të shtetit (ministrisë së jashtëme) amerikane..
Përse këto qëndrime kontradiktore ?
Sipas mendimit tim , ndonëse kanë kaluar tre vite të presidentit Trump në luftën e tij kundër establishmentit të vjetër politik, ai nuk ka mundur ta pastroje administratën e tij nga ai establishment.
Në luftën politike ndaj tij, është përdorur nga media të deklaruara majtiste sorroiste si Mother Jons, akuza për "bashkëpunim me rusët"
Z.Trump erdhi si një figurë politike e pa angazhuar më parë në funksione të larta partiake e shtetërore. Është jo vetëm e dyshimtë por edhe jashtë çdo llogjike normale ta akuzosh ate se paskej pasur lidhje me agjensitë e zbulimit rus që paskeshin ndikuar në zgjedhjen e tij si president.. E kjo jo vetëm se nuk është zbuluar asnjë fakt, por llogjikisht përgjegjesinë se nuk ka qenë e aftë për të penguar ndërhyrjen ruse, nuk mund ta kishte ai, po administrata e mëparëshme.Institucionet e fuqishme të sigurisë FBI e CIA, ndonëse të pamvarura, kanë qenë të detyruara që ti raportonin presidentit Obama për dyshimet e ndërhyrjes ruse e jo z.Trump që nuk ka pasur asnjë funksin shtetëror e partiak.
Në fakt drejtori i FBI pat nxjerrë në publik EMail-et e znj.Klinton në telefonin e saj privat ku ndërmjet mijra mesazheve, ka pasur edhe shumë mesazhe me karrakter sekreti shtetëror që lehtësisht mund të kapeshin nga zbulimi rus.
Përse është heshtur për këtë fakt ?
Sa i takon temës së ndikimit rus aktulisht në Shqipëri , vlerësoj sinqeritetin e komunistit Majko.
Pjesa më e madhe e intelektualëve majtistë në Shqipëri, kanë pasur formim universitar në Rusi apo në shtetet e saj satelite komuniste..
Nëse nisemi në ndarjen ideollogjike të së majtës me të djathtën nacionaliste shqiptare, kjo ndarje u pa që në Luftën e dytë botërore e në vitet e mëtejme .
Partitë e djathta Balli kombëtar e Legaliteti ishin kundër bashkëpunimit me rusët e motrën e tyre ballkanase Serbi, ndërsa "të majtët" komunistë ju bashkuan Titos e Stalinit. e modelin e egër kriminal diktatorial të Stalinit, ndryshe edhe nga vendet e tjera lindore komuniste që e flakën tej, që në fillim vitet 60-ë, e ruajtën deri në vitin 1990.
Nëse Enveri doli kundër BS e më vonë kundër Kinës, ate nuk e bëri për interesat e Shqipërisë, por për interesat e mbajtjes së pushtetit të tij.
Çfarë ishte "revizionizmi" që Enveri e sulmonte njëlloj si imperializmin anglo-amerikan ?
Revizionizmi ishte në fakt një zbutje e lehtë e kultit të individit për një politikë mët të moderuar të pushtetit komunist.
Me përfundimin e Luftes së ftohtë, pas shpartallimit të perandorisë sllavo-komuniste në Europë, ishte krejtësisht normale që të fillonte hapja e kufijve të mardhënieve tregtare.
Ishte një Stalin i ri në Rusi, Putini, ai që filloi përsëri të bëjë karshillëk me perëndimin e me NATO.Më pak se cilido popull i Ballkanit, janë shqiptarët që mudn të kenë mdonjë simpati për rusët e veçanërisht partitë e djathta shqiptare.që historikisht e kanë konsideruar ate mbështetësen e pushtuesit të teritoreve shqiptare, Serbisë.
E të vetmit që mund të kenë nostalgji për rusët, janë nostalgjikët e Enverit që erdhi në krye të Partisë komuniste shqiptare, me mbështetjen e serbëve.

Shto koment

Denonco